Çka është Alergjia e Bletëve, si duhet mbrojtur ?

0
458

Çka është Alergjia e Bletëve, si duhet mbrojtur ?
Alergjia e bletëve, është një nga sëmundjet më të shpeshta që haset ne %2-3 të popullatës dhe mund të sjellë pasoja të rënda dhe vdekjepruese.
Vdekja e Firaunit Egjiptian Menses në vitin 2641 p.e.r. është regjistrim I pare I kësaj sëmundjeje. Shkaktarë më të shpeshtë të alergjisë janë Bletët e mjaltës(Honey bee), bletët e verdha(Yellow jacket) , dhe bletët e egra(Wasp, Hornet).

Alergjia e blëtëve shfaqet kryesisht tek ata që janë kafshuar disa here nga bletët dhe kanë predispozicion gjenetik për këtë . Për zhvillimin e alergjisë së bletëve tek njeriu, ai duhet të jetë i kafshuar më parë , që më vonë organizmi te sensitizohet dhe të zvillojë antitruptha të cilat më vonë do ti përdor kundër vet organizmit të vet pas një kafshimi të mëtutjeshëm të bletëve.

Alergjia e bletëve mundet të diagnostifikohet me teste të lëkurës dhe të gjakut ( RAST ). Personat që më pare kanë pasur reakcione të rënda alergjike pas kafshimit të bletëve, duhet nën kontrolin e mjekut të pranojn vakcinim kundër alergjisë së bletëve.

Rekomandimet për ata që kanë alergji të bletëve,
Mos dilni në tregje dhe mos shëtitni nëpër kopshte në ditët e verës,
Mos hani ushqim, pemë ,e mos konsumoni lëngje pemësh në vende të hapura,
Mundohuni të mos përdorni perfume dhe erëra të ndryshme,
Mundohuni të mos përdorni sapune dhe shampone me erëra të këndshme,
Mos veshni tesha me ngjyrëra të hapura dhe të ndritshme,
Gjatë pushimeve të tuaja verore,mundohuni të zgjidhni vendet ku do të qëndroni larg bletëve.
Mos ecni me këmbë të xhveshura, dhe mos qëndroni të djersitur.
Preferohet gjithmonë ti mbani barnat antialergjike me vehte.

Ata që kanë pasur alergji të bletëve , dhe kanë diagnoyë të tillë duhet të posedojnë ve vete gjithmonë EpiPen in. EpiPen është injekcion I gatshëm që përfshin Epinefrinë dhe përdoret gjat shfaqjes së semptomeve alregjike-anafilaksi.

Terapia
Themeli I terapisë së kësaj sëmundjeje është reduktimi I rezikut të kafshimit të bletëve. Për këtë lexoni me kujdes udhëzimet e mësipërme. Në përjashtim të kësaj, kortizoni adrenalina dhe barnat antialergjike janë mjete që mund të përdoren në terapinë e këyaj sëmundjeje dhe reyulltateve të saja.
Terapia më e rëndesishme në alergjinë e bletëve është vakcinimi ndaj kësaj alergjie. Ka efekt me kohëzgjatje 2 – 3 vjecare dhe është %100 e suksesshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here