CILËSITË E JOBESIMTARËVE NË DYNJA DHE GJENDJA E TYRE NË AHIRET

0
519

O ju muslimanë, Allahu i krijoi krijesat me fuqinë e Tij, udhëzoi nga ta atë që dëshiroi me meritën e Tij, devijoi nga ta atë që dëshiroi me drejtësinë e Tij, dhe të gjithë atë e shënoi në Levhi Mahfudh: Është Ai që ju krijoi juve, e megjithatë, disa prej jush janë mohues e disa besimtarë”. Tegabun 2.

E qartësoi rrugën e të lumturve dhe të mjerëve, i lavdëroi të devotshmit dhe i qortoi jobesimtarët dhe na paralajmëroi nga cilësitë e tyre. I qartësoi në Kuran veprat e jobesimtarit dhe besimin e tij të prishur dhe moralin dhe sjelljen e tij të keqe.

Nga cilësitë e jobesimtarit është se ai e mohon ringjalljen, nuk e pranon Ditën e Kiametit, nuk i beson caktimit të Allahut, pikëllohet tepër gjatë belave dhe fatkeqësive, nuk shpreson aspak në Allahun, humbja e shpresës dhe dëshpërimi janë veçoritë e tij: “Shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve”. Jusuf 87.

Kur flet, gënjen: “Përkundrazi, ata që nuk besojnë e quajnë atë gënjeshtër”. Inshikak 22. Mendjemadhësia dhe të mashtruarit, janë karakteri i tij: “Mohuesit janë pre e mashtrimit (të shejtanit)“.Mulk 20. Argumentet, mësimet dhe këshillat, i refuzon. Me zili, zemra e tij është e stërmbushur. I urren besimtarët për begatit e dhuruara dhe shpreson që ato sa më shpejt t’i largohen: “Ata që mohojnë, si ithtarët e Librit, ashtu edhe paganët, nuk dëshirojnë që t’ju zbresë ndonjë e mirë nga Zoti juaj”. Bekare 105.

Nga zilia e tij e fëlliqur tenton që ty të devijon, e të ringjallesh me të në Xhehenem: “Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni, ashtu siç nuk besojnë vetë dhe të bëheni të njëjtë me ata”. Nisa 89.  Natën muslimanëve tenton t’i bën dredhi e ditën t’i mashtron, dëmin e tyre e ka synim dhe marrjen e begative nga ta e shpreson: “Nëse ju mposhtin, ata do të jenë armiqtë tuaj e do t’i zgjasin duart dhe gjuhën e tyre për t’ju lënduar ju, sepse dëshirojnë që ju të bëheni jobesimtarë”. Mumtehine 2.

Armiqësia shihet qartë në fytyrën e tij dhe në të folurit e tij. Zemërimi i tij ndaj muslimanëve është i madh, shpirti i tij ndaj tyre reflekton vetëm se sherr dhe atyre kurthe çdoherë u bën: “Në të vërtetë, ata ngrenë kurthe, por dhe Unë ua pres me kurth”. Tarik 15-16.

Paraqitet si besnik dhe me moral e karakter të mirë, mirëpo pas gjoksit të tij fshihet tradhtia dhe urrejtja, për të cilën na lajmëron Allahu dhe thotë: “Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe”. Ali Imran 118.

E paraqet gënjeshtrën në sinqeritet dhe tradhtinë në besnikëri: “Ata ju kënaqin me fjalë, ndërsa zemrat e tyre ju kundërshtojnë”. Teube 8. Polemizon shumë në të kotë dhe të vërtetat i fsheh. Kurthet e tij kundër muslimanëve janë të rënda dhe të mëdha, po Allahu me fuqinë e Ti të gjitha ia dështon: “Por kurthet e mohuesve janë të dënuara të dështojnë”. Gafir 25.

Nënshtrimi i jobesimtarëve është nënçmim,  kurse mosnënshtrimi i tyre është krenari. Allahu i Madhëruar i tha të Dërguarit të Tij, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: O i Dërguar! Kije frikë Allahun dhe mos i dëgjo jobesimtarët dhe hipokritët!”. Ahzab 1.

Dituria e tyre në dynja është e përkufizuar. Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Të gjitha veprat e jobesimtarëve dhe të gjitha çështjet e tyre, patjetër të kenë ndonjë pengesë e cila i pengon që ato t’i bëjnë dobi. Të gjitha çështjet e tyre ose janë të shkatërruara ose të mangëta”.

Kurse për sa i përket ahiretit, ata janë injorantë të mëdhenj rreth saj. Allahu i Madhëruar thotë: Ata dinë vetëm anën e dukshme të kësaj jete, ndërsa për jetën tjetër janë të pakujdesshëm”. Rum 7, dhe thotë:por shumica e tyre janë të paditur”. Enam 111.

Pasuria e tyre dhe fëmijët e tyre janë sprovë e madhe për ta. Synimi i tyre nga dynjaja është të kënaqurit, të ngrënit dhe të pirit. Ushqimi dhe pijet e tyre janë pa bereqet, me pak nuk ngopen. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut, thotë: “Jobesimtari han edhe pinë sa për shtatë persona, kurse muslimani han dhe pinë me një stomak (sa për një person).

Kurse ushqimi i besimtarit është i bekuar. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut, thotë: “Ushqimi i dy personave i mjafton treve, dhe ushqimi i tre vetave i mjafton katër personave”.

Nga vet fakti se ata janë larg dritës së udhëzimit, ata janë të përçarë në grupe. Ata nuk pajtohen në mendime, ndryshojnë në ideologji dhe për ta na rrëfen Krijuesi i tyre: “E, nëse ia kthejnë shpinën asaj, atëherë sigurisht që do të përçahen. Por Allahu të mjafton ty (Muhamed si mbrojtës) kundër atyre. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha”. Bekare 137.

Mospajtimet dhe përçarjet e tyre do të jenë prezente në mesin e tyre deri Ditën e Kiametit edhe atë me argument nga Kurani: “Ne kemi futur ndërmjet tyre armiqësi dhe urrejtje deri në Ditën e Kiametit”.Maide 64.

Ai është frikacak kur ballafaqohet me armikun, dhe një muslimanë në betejë i mundën dy nga ta. Allahu i Madhëruar thotë: “Kështu, nëse ka prej jush njëqind të qëndrueshëm, ata do të mundin dyqind(mohues) dhe, nëse nga ju janë një mijë (të qëndrueshëm), me vullnetin e Allahut”. Enfal 66.

Ata porosisin në koprraci, nuk japin lëmoshë dhe në gostinë e mysafirëve janë të rëndë. Allahu i Madhëruar thotë: (e as) ata që janë koprracë, të cilët kërkojnë që edhe të tjerët të bëhen koprracë dhe fshehin atë që ua ka dhuruar Allahu nga mirësitë e Tij. Ne kemi përgatitur për mohuesit ndëshkim poshtërues”. Nisa 37.

Jobesimtari mirësinë e pengon, haramin e han, begatitë e Allahut nuk i falënderon dhe argumentet e Allahut i mohon: Ata e dinë dhuntinë e Allahut, por pastaj e mohojnë, se shumica e tyre janë jobesimtarë”. Nahl 83.

Jobesimtari jeton në errësirë dhe në devijim, zemrën e ka të vulosur, sytë të mbuluara me perde, veshët e shurdhër, nuk e dëgjon të vërtetën dhe nuk e sheh udhëzimin. Shejtanët e udhëheqin kah gjynahet, i pason epshet dhe pasionet, vepron dhe punon  kurse ato nuk i pranohen dhe për to nuk shpërblehet. Në dynja humbet e mashtrohet, kurse në ahiret dënohet. Allahu nuk e donë dhe atë e armiqëson: “Ndërsa kur Allahu e urren një rob, e thërret  Xhibrilin dhe i thotë: ‘Vërtet Unë e urrej filanin, prandaj urreje edhe ti. Atëherë Xhibrili e urren atë e pastaj thërret ndër banorët e qiellit: ‘Vërtet Allahu e urren filanin, prandaj urrejeni atë.’ Atëherë atë e urrejnë banorët e qiellit dhe si rrjedhojë e urrejnë edhe njerëzit në tokë.”

Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kur shoh jobesimtar i mbylli sytë nga frika se po e shoh armikun e Allahut”.

Ankohen shpirti i tij, gjynahet i shkaktojnë dhembje, gjoksin e ka të ngushtuar dhe është i privuar nga të shijuarit e ëmbëlsisë së imanit. Mallkimi mbi të është i caktuar dhe zemërimi i Allahut i garantuar dhe ata janë nga krijesat e Allahut më të këqija. Allahu për ta thotë: “Ata janë krijesat më të këqija”. Bejine 6.

Kurse për sa i përket numrit të tyre në tokë, ata janë shumica. Allahu i Madhëruar thotë: “ndonëse shumica e njerëzve nuk besojnë”. Hud 17.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Allahu i Madhëruar do të thotë (Ditën e Kiametit): ‘O Adem. Ademi do të përgjigjet: ‘Leb-bejke ve Sa’adejke (Ja ku jam, të përgjigjem! E gjithë mirësia është në Dorën Tënde!)’ Allahu do t’i thotë: ‘Nxirri mënjanë njerëzit që do të hyjnë në Zjarr! “. Ademi do t’i thotë: ‘O Allah, sa do të jenë njerëzit e Zjarrit?’ Allahu do t’i thotë: ‘Në çdo një mijë vetë nxirr 999 (për t’i futur në Zjarr)”. Me një transmetim tjetër: “Në çdo njëqind vetë nxirr 99 (për t’i futur në Zjarr)”.

Kur vdes jobesimtari, rehatohen robërit dhe vendet. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Besimtari kur vdes rehatohet nga lodhjet dhe mundimet e dynjasë duke u nisur kah mëshira e Allahut, kurse me vdekjen e jobesimtarit rehatohen robërit dhe vendet dhe pemët dhe kafshët”.

Jobesimtari shpreson të jeton gjatë, deri më njëmijë vite. Kur i afrohet exheli, e urren atë. Melekët kur ia marrin shpirtin jobesimtarit, i bien në fytyrë dhe shpinë dhe kur lëshohet në varr,varri i tij fillon e ngushtohet derisa atij i futen kockat tek njëra – tjetra. I bihet me çekiç nga hekuri, derisa çdo gjë e dëgjon të bërtiturit e tij, përveç njerëzve dhe xhindeve. Me një transmetim tjetër përcillet: “Po ti bihej malit me të, do të bëhej rërë”. I shtrohet varri tij me zjarr dhe dënimi i vjen vazhdimisht. Kur ngritët nga varri për të llogaritur, fytyra e tij është e zezë, si katran, i frikësuar ecën në mesin e krijesave me fytyrë. Enesi, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell se një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, se si ringjallet jobesimtari me fytyrën e tij? Iu përgjigj: “A nuk është e mundur që Ai që e bëri të ecën me dy këmbë në tokë, ta bën të ece me fytyrën e tij Ditën e Kiametit”.

Zinxhirët i lidhen në qafë dhe prangoset, në këtë gjendje ecën i etur për ujë, as nuk mundet të fol e as të shikon e as të dëgjon. Nga ai largohet shoqëria e dynjasë dhe ai ikën nga ata: “Tashmë ne nuk kemi asnjë ndërmjetësues (tek Allahu) e as ndonjë mik të ngushtë!”. Shuara 100-101.

Ushqimi i tyre është nga zekumi, pija e tyre nga uji i vluar i Xhehenemit, i cili ua copëton zorrët, dhe ju hedhet poashtu edhe mbi kokë dhe ua djeg lëkurën dhe të gjithë atë që e kanë në barqet e tyre.

Trupat dhe dhëmbët e tyre janë të mëdhenj. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të,thotë: “Dhëmballa ose dhëmbi i syrit të jobesimtarit ne Xhehenem është sa Kodra e Uhudit (e cila kodër është përball Medinës), kurse trashësia e lëkurës së tij është sa udhëtimi tri ditë”.

Me një transmetim tjetër: “Largësia midis dy krahëve të jobesimtarit, kur ai hyn në zjarr, është sa udhëtimi tri ditë i kalorësit të shpejt”.

Këto ishin disa nga cilësitë e jobesimtarëve dhe nga gjendja e tyre dhe shpërblimi i tyre.

Cilësi të liga dhe të fëlliqura, për këtë arsye frikoju të mos biesh në to. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Nxitoni në vepra të mira para se të paraqiten sprovat (fitnet) sikur nata e errët, gdhihet njeriu besimtar dhe ngryset jobesimtar, ose ngryset besimtar dhe gdhihet jobesimtar. Do ta shesë ndonjëri prej jush fenë e tij për një kotësi bote”.

O ju muslimanë, jeni të kujdesshëm nga përngjasimi i jobesimtarëve dhe kapuni për rrugën e të devotshmëve. Faleni namazin dhe përkujdesuni që atë ta falni në xhamia me xhemat.

Përngjasimi i jobesimtarëve në pamje të jashtme e detyron përngjasimin edhe në të brendshmen. Përngjasimi i tyre është shkak i përngjasimit me ta në moral dhe në sjellje të ligë dhe është shkak që të afron dhe të mbjell dashuri ndaj tyre në brendësi.

Për këtë arsye ruaju nga përngjasimi me ta, largoju moralit dhe sjelljes së tyre. Bëhu krenar me fenë tënde dhe tento që ata t’i thërritsh në Islam dhe në udhëzim.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU