CILAT JANË SHKAQET E RËNIES NË MËKAT?

0
222

Shkaqet kryesore për kryerjen e mëkateve, qofshin të mëdha apo të vogla, rrjedhin prej tre gjërave:

1. Lidhjes së zemrës me dikë tjetër veç Allahut.

2. T’i nënshtrohesh fuqisë së zemërimit.

3. T’i nënshtrohesh fuqisë së epsheve.

Pasoja  e lidhjes së zemrës për dikë tjetër përveç Allahut të Lartësuar, është shirk.

Pasoja e nënshtrimit ndaj fuqisë së zemërimit, është vrasja e të pafajshmit.

Pasoja e nënshtrimit ndaj fuqisë së epshit, është zinaja (imoraliteti).

Për këtë Allahu i Lartësuar thotë:

“Edhe ata që pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe.”El-furkan: 68.

Ibn Kajim, “Thesari i Diturisë”, 229.

Burimi Jetë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here