Bartja e fjalëve të huaja dhe përhapja e tyre në mesin e njerëzve me qëllim të futjes së çrregullimit, përçarjes, grindjes dhe urrejtjes është njëra nga vetitë më të këqija, të cilat njeriu mund t’i posedojë, ngaqë kjo nxit huti, ndërpret lidhjet, mbjell urrejtje, shkatërron shoqëritë, miqtë i shndërron në armiq, vëllezërit në të huaj. Ai që e bën këtë është si miza e cila bart mikrobin e një sëmundjeje të rëndë.
Disa dijetarë kanë thënë: “Ai që merret me “nemime” bartjen e fjalëve, prish në një orë atë që nuk e prish magjistari në një vit.”
Profeti ﷺka thënë: “Nuk hyn në Xhenet ai që përdor nemimen.” (Buhariu dhe Muslimi).
Përshtati: S. Kuburi
Burimi Jetës