ALLAHU ËSHTË MBROJTËSI I ATYRE QË BESOJNË

0
249

Allahu është mbrojtësi i atyre që besojnë dhe që i frikësohen Atij.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

“Allahu është Mbrojtës i atyre që i frikësohen Atij.”( Xhathije, 19)

Muhamed El-Emin Esh-Shenkiti -Allahu e mëshiroftë!- ka thënë:

“Allahu i Lartësuar na ka treguar në këtë ajet, se Ai është Mbrojtësi i të devotshmëve dhe i atyre që ndjekin urdhrat e Tij e që u largohen gjërave që Ai ka ndaluar.”

Dhe ka përmendur në një vend tjetër, se të devotshmit janë miqtë e Allahut, sepse ata e njësojnë me bindje dhe besim dhe Ai i mbron me mëshirën e Tij.

Për këtë në ajetin ku Allahu i Lartësuar thotë:

“Padyshim miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar, as për t’u dëshpëruar.”(Junus, 62)

Pastaj ka sqaruar se   miqtë e Tij janë ata të cilët e besojnë dhe i frikësohen.

Allahu i Lartësuar thotë:

“(Të tillë janë) ata që besojnë dhe që i frikësohen (Allahut).”(Junus, 63)

Gjithashtu ka thënë:

“Miqtë dhe mbrojtësit tuaj janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët, (ta dinë se) padyshim, pala e Allahut do të jetë fituese.” (El-Maide, 55)

Gjithahtu ka thënë:

“Allahu është mbrojtësi i atyre që besojnë. Ai i nxjerr ata nga errësira në dritë.”(El-Bekare, 257)

Dhe ka thënë:

“Kjo për shkak se Allahu është mbrojtës i atyre që besojnë, kurse për mohuesit nuk ka mbrojtës.” (Muhamed, 11)

Në një ajet tjetër ka thënë:

“Në të vërtetë, mbrojtësi im është Allahu, i Cili ka zbritur Librin dhe kujdeset për të mirët.”(El-Earaf)

Gjithashtu ka thënë:

“Ata do të thonë: Qofsh i Lavdëruar Ti, o Zoti ynë! Ti je Mbrojtësi ynë, jo ata. Ata adhurojnë xhinët dhe shumica e mohuesve u besonin atyre.” (Es-sebe, 41)

Burimi Jetës

28.05.2016

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here