O ti që lexon këto rreshta të shkruar
Mos mendo se jam poet a prozator
Doja të flisja për njeriun më të shquar
Por fjalët e duhura nuk e di a do ti gjej dot
Doja të flisja për njeriun më të madh
Që njerëzimi ka mundur të shohë ndonjëherë
Të them të drejtën nuk është aq e lehtë
Të cilësosh një njeri me kaq shumë vlerë
Mëshirë për njerëzimin ka qenë ky njeri
Nga errësirat e humbjes në dritë i ka nxjerrë
Vulë e profetëve të Allahut ai ka qenë
Kështu që me të është mbyllur kjo derë
Ai është i pari që do t’i hapet varri
Ditën kur njerëzit të ringjallen dhe njëherë
Mëshirë do të lusë për pasuesit e tij
Kush s’ka besuar në të do të jetë i mjerë
Në ditën e Gjykimit, këtë ditë plot tmerr
Askush veç tij nuk do të dëgjohet
Lutjet më të bukura për Zotin do të nxjerrë
Kur nën Arshin e Tij do të gjunjëzohet
Ngrije kokën Allahu do t’i thotë
Kërko dhe lutu se do të dëgjohesh
Në këtë ditë të madhe ti ke pozitë
Në këtë ditë të vështirë ti do të nderohesh
Ai do të trokasë në dyert e Xhenetit
Menjëherë do t’i hapen plot respekt e nderë
Për pasuesit e tij ai është rezervuar
Për ata që besuan e jo për të tjerë
Besoj o lexues se mund që ta gjesh
Atë që në këta rreshta kam cilësuar
Ai është Muhamedi i Dërguari i Allahut
Ai është Muhamedi, njeriu më i nderuar
Bledar Haxhiu