...
Home Blog

I besojnë euros

0
EURO
EURO

Zyrtarizmi i lekut shqiptarë si monedhë e dytë në Kosovës nuk është pengesë për rritjen e shkëmbi9mëve tregtare mesë Kosovës dhe Shqipërisë thonë njohësit e ekonomisë. sipas tyre, përdorimi i euros si monedhë e dytë në Shqipëri lehtëson këto shkëmbime. E zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë thënë se do ta shqyrtoj mundësin për lekun, por ata besojnë fuqishëm tek monedha e përbashkët evropiane.

Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, tha se Kosova përdor valutën euro si shumë vende të Eurozonës. Ai beson se anëtarët e Eurozonës do të marrin masa që monedha e përbashkët të mos dështoj. “Realisht është e rëndësishme se çfarë qasje kanë vendet me ekonomi më të zhvilluar në BE. Por ne do ta shqyrtojmë edhe këtë mundësi”, tha ministri Hamza, për Telegrafin.

Ndërkaq, Drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale STRAS, Ibrahim Rexhepi thotë se leku nuk është monedhë e ndaluar në Kosovës. Sipas tij, përdorimi i saj varet, se sa njerëzit duan të punojnë me të. Rexhepi thotë se leku nuk paraqet problem për rritjen e shkëmbimeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi kjo e fundit, ka si monedhë të dytën euron. “Nëse Kosova dëshiron që edhe në kuptimin institucional që të bëjë lëkund monedhë të dytë atëherë duhet një mobilizimmë i madh institucional dhe ligjo”, thotë për Telegrafin, eksperti i ekonomisë Ibrahim Rexhepi.

Idenë për të përdorur lekun si monedhë të dytë në Kosovë e ka dhënë, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e PD-së, Mesila Doda e cila ka thënë se nuk bëhet fjalë për unifikimin e monedhës mes Shqipërisë dhe Kosovës por vetëm për një zyrtarizmi të monedhës shqiptare. Nënkryetarja e Komisionit të Integrimit thotë se nëse kjo do të realizohej, do të sillte përfitime ekonomike për të dy vendet, të lidhura tashmë fuqishëm me shkëmbime tregtare.

Po ashtu, kjo do të ndikonte pozitivisht edhe në skenarët e ndryshueshëm lidhur me fatin e Eurozonës.

Ndryshe, Kosova nga vitit 2002 përdorë euro si monedhë këmbimi.

MAHNITËSE: Me aftësi mendore të kufizuara, ka mësuar Kuranin e plotë si dhe kuptimet e tij në gjuhën franceze dhe angleze

0

Aftësitë e tij të kufizuara nuk e kanë penguar Ahmed Muselem, të memorizojë të gjithë Kuranin përmendësh, numrin e ajeteve, vendet e sexhdeve, faqet dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me këtë libër. Madje, ai ka mësuar dhe përkthimin e Kuranit në dy gjuhë të huaja, anglisht dhe frëngjisht, edhe pse nuk ka studiuar në shkollë. E ëma e pati ndihmuar të mësojë shkronjat dhe disa fjalë, pasi dhe ajo nuk dinte më shumë. Ai i mësoi dy gjuhët duke ndjekur programe të ndryshme në televizion. Ahme Muselem Abid, është jetim, pasi i ka vdekur i ati. Disa e konsiderojnë një “kompjuter” të vërtetë. Nuk është ndonjë gjë e madhe të mësosh përmendësh Kuranin, pasi shumë njerëz e kanë mësuar, por kur mëson se Ahmed Muselem është me aftësi të kufizuara mendore, atëherë ndryshon puna. Ai nuk është i aftë të mendojë dhe lëvizë normalisht si gjithë njerëzit.

Konkursi për mësimin përmendësh të Kuranit fisnik, i cili organizohet në Dubai, pati ftuar dhe Ahmed Muselem, bashkë me disa djem të tjerë me aftësi të kufizuara. Kur juria i drejtoi pyetjet rreth leximit të Kuranit, numrit të ajeteve dhe faqeve, ajeteve të ngjashme me njëra-tjetrën etj… ai iu përgjigj të gjitha pyetjeve, duke lënë me gojë hapur të gjithë të pranishmit. Përveç numrit të ajetit dhe faqes së tij në Kuran, Ahmed i tregonte jurisë dhe vendin e një fjale të caktuar në faqe, sigurisht pa parë fare në Kuran.

Nëna e tij tregon: Ahmed edhe pse kishte mbushur tre vjeç nuk fliste. Unë mundohesha t’ia largoj mërzinë duke i lexuar herë pas here pjesë Kurani. Kur e ndërprisja leximin, ai, me disa lëvizje më kërkon të vazhdoj leximin. Gjithmonë ishte i fokusuar pas Kuranit, të cilin e dëgjonte në radio dhe në tv. Më vonë filloi ti imitojë të gjithë kënduesit e Kuranit që dëgjonte dhe vazhdoi derisa u bë hafiz. I ati i ka vdekur tetë vite më parë. Përveç Kuranit në arabisht, ai i ka mësuar përmendësh dhe përkthimin e tij në dy gjuhë, anglisht dhe frëngjisht në përmjet televizionit. Im bir jeton me Kuranin. Ai nuk di të lexojë asgjë tjetër përveç Kuranit, pasi nuk e përfundoi dot as filloren.”

Ahmedit i janë bërë disa ekzaminime, të cilat kanë treguar se zhvillimi i tij mendor është i ngjashëm me të një fëmije 5-6 vjeç, edhe pse ai vetë është 21 vjeç. Aftësitë e tij mendore janë tepër të kufizuara, pasi nuk mban mend as adresën e shtëpisë, nuk di të orientohet në rrugë i vetëm dhe gjithmonë i duhet një shoqërues. /ardhmeriaonline/

Ilaç i ri për trajtimin e Alzheimerin, Parkinsonin dhe Multisklerozën

0

Dy ilaçet me emrat gjenerik MW151 dhe MW189 në fazat e hershme të testimit kanë treguar efikasitet të madh në shërimin e Alzheimerit, Parkinsonit, sklerozës së shumëfishtë, demencës, etj.

Shkencëtarët amerikanë e kanë patentuar në Universitetin Northwestern dhe pohojnë se vetëm një ampulë në fazat e hershme të sëmundjes mund të parandalojë tërësisht zhvillimin e tyre, shkruan “Daily Mail”.

“Nëse ampula merret me kohë pas lëndimit të trurit ose pas sulmit në tru mund të parandalohen komplikimet afatgjata duke përfshirë sulmet, mosfunksionimet kognitive dhe problemet mentale”, – ka thënë Mark Wainwright nga Universiteti Northwestern.

HISTORIA E SHQIPTARËVE, NGA ILIRËT E LASHTË, NË ERËN E ISLAMIT

0

HISTORIA E SHQIPTARËVE, NGA ILIRËT E LASHTË, NË ERËN E ISLAMIT

 

 

NGA: A. K. BOGDAN

 

New York, Mars/Prill 2000

 

Shqiptarët i përkasin njërit prej kombeve më të vjetër të Evropës. Nga viti 1250 p.e.s. dhe deri në vitin 168 p.e.s., Shqipëria është banuar nga 14 konfederata të fiseve pellazge, të udhëhequra nga mbreter që e shikonin para-ardhjen e tyre nga Akili. Këtu është nje rishikim i shkurtër i rrugës komplekse të historisë shqiptare, që nga kohët e hershme e deri në mes të shekullit të 19të.

 

Mbretëria e ilirëve arriti kulmin e saj në shekullin e IV p.e.s., në kohën e mbretërisë së Bardhylit (Ylli i Bardhë). Më vonë mbretëria e tij do të mundej dhe aneksohet nga Filipi i II-të, babai i Aleksandrit të Madh, në 358 p.e.s. Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, iliret u çuan kundër maqedonëve dhe grekëve. Në 312 p.e.s. mbreti ilir, Glausi dëboi kolonizatorët grekë nga ishujt e Korfuzit dhe Epidamnusi (apo Durrachion, Durazzi, Dyrrahium, apo Durres). Gjatë dy luftërave me ilirët ndërmjet viteve 229 dhe 219-të p.e.s., romakët mundën të aneksojnë pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë mbreteria ilire mbijetoi deri më 180 p.e.s. kur dalmatet deklaruan veten të pamvarur dhe krijuan republikën e tyre, e cila do të pushtohej nga perandori Augustus në vitin 9 e.s., në të njëjtin vit kur legjionet romake në Gjermani u thyen nga Herman Saksoni.

Në 171 p.e.s. mbreti i fundit ilir, Genti u zu rob në rrethinat e Skutarit (Shkodrës) dhe u dërgua si skllav në Romë. Pas kësaj mbretëria e tij u nda ndërmjet tre provincave romake të Dalmacisë, Maqedonisë dhe Epirit. Gjatë historisë së Romës, pesë perandorë roman – Diokleciani, Klaudiusi i II, Aureliani, Probusi dhe Konstandini i I kishin origjinë ilire.

*     *        *

Shqiptarët e hershëm të mesjetës dolën nga kaosi i shkatërrimit te Perandorisë Perëndimore Romake si pasardhës të fiseve të dardanëve dhe feonëve, që jetuan ne Ilirinë e Sipërme dhe Trakë, deri në kohët e pushtimeve masive të gotëve gjerman, që u zhvilluan në trojet shqiptare gjatë shekullit të katërt të erës sonë. Në fund të shekullit të gjashte, trako – ilirët u çvendosën nga dyndjet e avarëve, antëve dhe fiseve bullgare turko – ugrike të sllavizuarva.

Vendi i fundit ku ilirët gjetën strehë gjatë këtyre dyndjesh barbare ishin malet e Epirit, Thesalisë, Maqedonisë Perëndimore dhe Dalmacisë. Në 535, ushtritë e Perandorit Bizantin Justinian pushtuan Ilirinë dhe Moesinë dhe dëbuan gotët, lombardët dhe gepidët nga trojet ilire. Por 100 vite më vonë, perandor Herakli i II-të ftoi fiset gjysëm të egra të “sorbianëve” (srbi, serbët) dhe “khrobates” (hrvati, kroatët) nga Kiskarpathia, të cilët të udhëhequr nga prijësit e tyre pushtuan territoret e Silezisë së sotme dhe të Polonisë Jugore, vende që ishin braktisur nga vandalët gjermanë dhe ostrogotët. Perandori bizantin i vendosi sllavët edhe në Ballkanin Perëndimor si mbrojtës të Konstandinopojës nga avarët.[1]

Pas kesaj, serbët, kroatët dhe fise te tjera sllave, shumë shpejt dyndën Moesinë, Trakën, Maqedoninë dhe Greqinë, ndërsa sulmuan edhe Kretën. Megjithatë bizantinët arritën t’i nënshtrojnë ata. Pas kësaj bullgaret (bolgars, volgars), një rracë e krijuar nga miksja e turqëve altaikë dhe racës urgike të bashkëkohësve të tyre mordovinë dhe çuvashevë në Rusinë Veriore, arritën të nënshtrojnë serbët në fund të shekullit të nëntë. Cari i tyre, Simoni i Madh (893 – 927), i konvertuar në krishterimin ortodoks, e zgjeroi mbretërinë e tij nga malet karpate deri në detin Adriatik, duke përfshirë këtu Shqipërinë, Kosovën, Sërbinë dhe Malin e Zi të ditëve tona.

Kjo perandori e re bullgare do të shkatërrohej në betejën e Kleidonit në 1014 nga perandori Bizantin Basili i II, i cili urdhëroi masakrimin e 10.000 bullgarëve të zënë robër lufte, duke i qërruar nga sytë.

*     *        *

Kronikat Islamike të mesjetës të parët e shqiptarëve i kanë identifikuar me fiset arabe të krishtera që emigruan në zemër të Bizantit pas islamizimit të hershëm të Sirisë, Palestinës, Jordanisë dhe Hixhazit. Shkrimtarët e hershëm arabë të periudhës klasike islame i njihnin shumë mirë ndarjet gjeografike të Ptolemeut të Aleksandrisë, i cili fiset ilire “Albanoi” i përshkruante si banorë agresivë që jetojnë ndërmjet Dyrrahut-Roman dhe Albanopolisit. Muslimanët e Andaluzisë (në Spanjën pas-vandalike) gjatë shekullit të nëntë, dhe Siçilisë, i njihnin shumë mirë edhe sakalibët apo sllavët, të cilët si skllevër militantë dhe aleat të avarëve pushtuan pjesen ilirike të Ballkanit në shekullin e shtatë të erës sonë.

Sllavët nomadë dhe fiset e sllavizuara kroate sëbashku me serbët, i detyruan barinjtë shqiptarë të braktisin vendet e tyre antike në Arbanon, në veri të Liqenit Ohër. Si pasojë fiset shqiptare u fortifikuan në kodrat e Ilirisë jug-perëndimore. Mundësia ekziston që disa arabë të krishterë të kenë emigruar nga Siria dhe jetuar në Maqedoni gjatë shekullit të shtatë të erës sonë. Këta arabë duhet t’iu jenë bashkangjitur shqiptarëve në ngujimet e tyre në Epir, Thesali dhe Shqipërinë e sipërme. Burimet bizantine të kohës, konfirmojnë se fisi i krishtërizuar arab i Banu Ghasanëve (ghasanidëve) i udhëhequr nga Xhabal bin Al-Ahyan i mbiquajtur Arnaut, u largua nga Siria pas marrjes së Sirisë nga muslimanët dhe u prit nga Perandori Kostandin II në Maqedoni. Disa historianë kanë spekulluar se Perandori Nikoforus i I që sundoi në Kostandinopojë ndërmjet viteve 802 dhe 811, të ishte vetë pasardhës i Xhabalit, të fundit të fisit të ghasanidëve.

Gjatë periudhës së halifit të famshëm abasid, Harun al-Rashid në Bagdad, edhe shkollarët më seriozë arabë besonin se arnautët e Shqipërisë ishin arabë ghasanidë nga Siria apo berberë nga Afrika Veriore, të cilët “të vërbuar nga xhahiliteti para-islamik” u kthyen në të krishterë. Ata kaluan detin Mesdhe dhe u vendosën në tokën e romakëve.[2]

Pas rënies se shtetit islamik të Siçilisë, shumë muslimanë arabë dhe berberë, rrefugjatë të luftës, kaluan detin e ngushtë të Adriatikut dhe gjetën strehim në Shqipëri via Raguzes (Dubrovnikut). Sesa është numri i të shpëtuarve nga masakra fetare kundër muslimanëve të shpërngulur nga qyteti Pulian i Lucerës (A.D. 1300) të cilët për të shpëtuar nga shpata e krishterë, gjetën strehim në malet e Shqipërisë është subjekt i hapur ndaj debatit.[3] Megjithatë disa nga të arratisurit muslimanë nga “safe heaven-i” (zona e sigurisë) mesjetare të Lucerës arritën të vendosen dhe strehoen në republikën e pavarur të Raguzës, e cila në të kaluarën kishte patur marrëdhenie mjaft të mira tregtare me Siçilinë Islamike. Nëse gjenerata e tretë e këtyre rrefugjatësh muslimanë nga Siçilia dhe Pulia arriti të mbijetojnë si muslimane apo kripto-muslimane në malet shqiptare, ata do të kenë qënë në mesin e atyre shqiptarësh që pritën me entuziazëm ardhjen e trupave turke të udhëhequra nga Jakut Pasha dhe nga Firouz hoxha, në kryeqytetin shqiptar të Krujës (Akça Hisar) në 1396.

Shqipëria e vjetër e madhe, e kohëve të mesjetës ndahej në dy grupe linguistike kryesore: në Gegërinë dhe Toskërinë, ndërsa banorët e tyre njiheshin si gegë dhe toskë. Emri i të parëve i përket shqiptarëve të veriut të Shqipërisë, ndërsa i dyti jugorëve. Gegët janë malësorë që jetojnë në zonat e Shkodrës, në Kosovë, në Dibër dhe në kryeqytetin e Maqedonisë në Uskub (Shkup). Ata ndoshta janë, pasardhës të fiseve ilire të Penestit dhe Linkestit. Disa nga fiset gege të Mirditës, Grudës, Kelmendit dhe Kastratit janë katolikë sipërfaqësorë. Megjithatë shumica e gegëve nisën të pranojnë islamin në mënyrë graduale pas shekullit të 15të. Gegët muslimanë dhe të krishterë kanë një traditë të gjatë hakmarrjesh me rituale të vjetra që kërkojnë gjak për çdo të vrarë, për rrëmbim femre apo qoftë edhe fyerje. Gjakmarrja (në mesin e gegëve) është e sanksionuar nga ligji para-islamik i Lekë Dukagjinit i njohur si “Ligji i Vjetër.” Sipas ligjit të Lekës, burri shqiptar është totalisht i përgjegjshëm për sigurinë e miqve te tij. Dhe vrasësi, i cili e kryen këtë akt në mbrojtje të nderit, sipas Ligjit te Vjetër nuk mund të shihet si vrasësi që e nis gjakësinë. Gjakësori, apo vrasësi, zakonisht penalizohet duke i’a djegur shtëpinë.

 

*     *        *

Në fillimet e shekullit të 20të më shumë se 75{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} e gegëve shqiptarë ishin muslimanë synitë, ndërsa rreth 10{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} e tyre ishin ndjekës të kultit të dervishëve bektashianë. Toskët e jugut të Shqipërisë kanë jetuar në zonat pranë Janinës (Epiri i Vjeter) dhe Prevezë, dhe në zonat pranë Përmetit. Në shekullin e 14të, mercenarët shqiptarë në shërbim të pronarëve të tyre latinë, emigruan drejt Greqisë për në Epir dhe infiltruan deri në Thesali, More dhe në shumë ishuj të Egjeut, ku u vendosën dhe themeluan një numër kolonishë.

Këto koloni shqiptarësh të cilat u helenizuan në mënyrë të ndjeshme gëzonin privilegje speciale nga turqit. Megjithatë shumë prej tyre migruan drejt Pulias, Kalabrisë dhe Siçilisë, ku ju bashkuan katolikëve të egër arbëreshë, që u larguan nga Shqipëria e Mesme pas rënies së rebelimit të Skënderbeut.[4] Pas kësaj shumica e toskëve, u konvertuan në Islam në fillimet e shekullit të 15të. Megjithatë shumica e tyre, islamin e pranoi shumë kohë përpara pushtimit turk të Shqipërisë së poshtme.

Në Evropën mesjetarë të krishterë, ndërrimi i fesë nuk ishte ndonjë problem i madh teologjik për shumicën e njerëzve të thjeshtë, të cilët islamin dhe krishtërimin nuk i trajtonin si dy religjione të kundërta në doktrinë. Për masat e krishterizuara të Evropës, islami dhe krishtërimi, ashtu si edhe ortodoksia dhe katoliçizmi, apo më vonë katoliçizmi dhe protestantizmi, shiheshin më shumë si dy sisteme të ndryshme ritesh fetare. Për më tepër popullariteti i para-manikeanizmit dhe “herezive” semi-të krishtera të cilat lindën dhe rrezatuan në ballkan, dhe inspiruan shumë herezi të fuqishme në Perëndim kanë qënë një faktor i mos marrjes seriozisht të krishtërimit në Ballkan. Katharët [paraardhës të albigenzianëve] dhe paterensët ishin mjaft të përhapur në tokat e mesdheut ndërmjet maleve pirenej dhe rodope. Nga gjithë këto lëvizje fetare të mesjetës evropjane, nuk shpëtoi as Shqipëria. Një herezi shumë e njohur në Shqipëri ka qënë sekti i bogumilëve (theofilët) dhe babunëve. Nga radhët e këtyre heretikësh, dolën shumë shqiptarë të cilët i’u bashkangjitën disidentëve ballkanas që nuk pranonin të njohin autoritetin e peshkopeve katolikë dhe patriarkëve ortodoksë. Për më tepër, malet e Shqipërise ishin vendi më ideal për strehimin e të krishterëve disidentë që strehoeshin aty, për t’i shpëtuar dënimit të inkuizitorëve të Papës që i dënonin në zjarr. Për t’u përballur me disidencën e madhe në Shqipëri, urdhëri shpirtëror i franceskanëve dhe ndjekësit e Joakimit të Florës nga Kalabria- ku të fundit ishin të pabindur ndaj Papës Xhoni XXII – ndërtuan komunat e tyre në malet e Shqipërisë. Malet e Shqipërisë ishin një vend ideal për të strehuar mistikët dhe disidentët e kohërave të hershme.

*     *        *

Historia e lashtë e Shqipërisë ka marrë gjurmë të thella nga përhapja gjeografike e dy kishave antagoniste (Kishës Ortodokse dhe Katolike).  Sipas tekstit të Testamentit të Ri (Romanët 15:19), Shën Pali fenë e re, apo Krishtërimin që ai krijoi, e predikoi në Durrachium (Durrës). Qytetet e Shkodrës (Scodra), Vlorës (Aulon, Avlona), dhe Prevezës (Nikopolis) u kthyen në dioqeza të peshkopëve ilirë. Megjithatë, ilirët në përgjithësi kanë qënë shumë armiqësor ndaj krishtërimit, dhe perandorët me origjinë dalmate, si Deciusi dhe Diokleciani persekutuan në formë shumë brutale ndjekësit e Palit. Në vitin 311 A.D., “emri krishtërim u zhduk” nga Epiri dhe Dalmacia.

Megjithatë, pas shpalljes së krishterimit si fe shtetërore të romakëve nga Kostandini, peshkopët katolikë ndërtuan kishat e tyre në Praevlis (Shqipërine e sipërme) dhe Maqedoni. Shën Jeromi (Hieronumus) nga qyteti Dalmat i Stridonit, përktheu në latinisht, shkrimin e krishterë nga greqishtja.

Megjithatë shekulli i 9të, që u shoqërua me pushtimet shkatërruese të Evropës nga avarët dhe sllavët, do bënte Shqipërinë pre të pushtimit nga bullgarët turq, të cilët ishin sllavizuar dhe krishtërizuar në 865. Hani i bullgar, Samueli, Shqipërinë e pushtoi 26 herë, por në 1018, Perandori Vasili II “Bullgar Vrasesi”, i mundi ata dhe riforcoi pushtetin bizantin në Ballkan. Në kohën e pushtimit bullgar, shqiptarët katolikë u gjetën të çoroditur nga lufta teologjike që Papa Nikolla I zhvilloi me patriarkun Fotius. Dhe kur devijimi lindor arriti më në fund të ndajë krishtërimin paulian në kishat greke dhe romake (1054), të krishterët shqiptarë të Praevalisit u deklaruan katolikë, ndërsa kushërinjtë tyre në Epir qëndruan nën autoritetin fetar të Patriarkanës Greke.

 

*     *        *

Islami u përhap në Evropën jug – lindore mbi bazën e pasioneve gjeniale fetare, të cilat prodhuan një kulturë vibrante dhe të fuqishme të stimuluar nga shpirti pushtues i osmanllive. Në vitet 1330 feudalët e vegjël franko – bizantinë të ishujve të Egjeut u kthyhen në vasalë të emirëve turq, ndërsa mercenarët katalanë nga Aragona bashkëpunonin ngushtë me çlirimtarët muslimanë në More (Peleponez).[5]

Në fillimet e shekullit të 15te kur disa mijëra fukarenjë bizantinë, detarë dhe anije-ndërtues nga Kreta dhe Kostandinopoja (Stambolli) dezertuan në emiratet muslimane të Azisë së Vogël, ku ata pranuan Islamin, këta të fundit të udhëhequr nga detarët turq, sulmuan kolonitë e venedikut.[6] Në këtë periudhë një numër i madh skllevërish dhe bujkërobërish të shtypur bizantinë migruan drejt tokave muslimane, në numra kaq të mëdhenjë saqë shumë territore të Thesalisë dhe Trakës u ç’populluan tërësisht në fundet e viteve 1340, ndërsa shumë feudalë të vegjël dhe kryetarë fisesh, pranuan superioritetin e Islamit pa ndonje vaksinim teologjik. Në të njëjtën kohë, perandori bizantin Andronikusi i III, i bënte homazhe emirit Umur të Ajdinit dhe pranoi të njohë shtetin e tij islamik si fuqinë superiore të rajonit. Ndërsa perandori Vasilius që i paguante taksa vjetore emirit Umur, i dhuroi kolonizatorit musliman ishullin e Kios si dhuratë. Më vonë, emiri Umur do të ftohej nga perandori Andronikus III dhe Xhon Kantakuzenoi që të ndërhyjë ushtarakisht në tokat e tyre vasale të krishtera, që ishin përçarë nga lufta civile.[7]

Pjesa më e mirë e parisë së krishterë evropjane e kishte për zakon që kur kishte konflikte me shtetet e tjera të krishtera, të ftojë muslimanët turq për ndihmë. Sigimondo Pandolfo Malateste (1417-1468) për shembull, udhëheqësi i Riminit në Itali, i dërgoi një letër të shkruar nga këshilltari i tij, humanisti Roberto Valturio sulltan Mehmetit II “Fatihut”, ku e ftonte të fundit të pushtojë Romën. Ai i bashkangjiti letrës së tij edhe një hartë mjaft të detajuar të Italisë. Në Prill të vitit 1486, Boccolino Guzzoni (Gazonio), që pushtoi qytetin Papal të Osimos pranë Ankonës i dërgoi një letër sulltanit të cilit i propozonte të ndërtojnë një koalicion të përbashkët kundër shtetit-kishë. Ndërsa kur marinsat muslimanë pushtuan portin e Otrantos në Itali duke u lëshuar nga Durrësi, banorët katolikë të Pikenos shprehen gadishmërinë e tyre që të pranojnë fenë dhe mbikqyrjen e “Turkut të Madh” (Grand Turco).[8]

*     *        *

Historia e shqiptarëve është një nga paradokset më të mëdha në kronikat e qytetërimit europian. Milleniumi i kotësisë morri fund për shqiptarët, pas ndërhyrjes turke në Ballkan. Në shekullin e 16të, Shqipëria sëbashku me Bosnjen dhe Maqedoninë, përfaqësonin kufijtë më të rëndësishëm të Halifatit Osman i cili zhvillonte anti-kryqëzatë kundër Kishës Militante. Brigjet e Adriatikut ishin tokat që i ofronin osmanëve strategjinë më të mirë të mbrojtjes kundër papëve dhe kryqtarëve. Megjithatë dalja e Shqipërisë Muslimane si baza kryesore e turqve në strategjinë osmane për supremaci ngelet e paqartë nëse dikush kërkon të bëj një vlerësim sa më objektiv. Shqipëria ka qënë një pjesë e qytetërimit Islam, ku rezistenca e fiseve muslimane shqiptare ndaj autoritetit qëndror, mundësonte krijimin e një administrate autonome. Evolucioni i Shqipërisë katoliko – romane nga një shtet klient i Republikës së Venedikut në një shtet Islam, do të ndryshonte elitën dhe popullin shqiptar në mënyrë radikale.

Bullgarët dhe serbët pushtues, supremacinë e tyre në ish-Ilirinë bizantine e ndërtuan vetëm me forcën e armëve. Dhe kjo bëhej në një kohë kur shqiptarët kundërshtonin sllavizimin e egër dhe e kundërsulmonin atë. Nga shekulli i 11të deri në të 15-tin, tokat veri-lindore të arbëreshëve mesjetarë qëndruan nën pushtimin e feudalëve serbë të Zetës dhe Rashës, të cilët zgjeruan pushtetin e tyre mbi Shqipëri papushim, deri në momentet e rënies së Mbretërisë Serbe në gjysmën e dytë të shekullit të 14të. Pushteti serb mbi feudin e Deçanit në vitin 1330, dhe gjithashtu historitë e manastireve Ortodokse të Shën Mihalit dhe Gabrielit në Prizren (nga 1348 deri më 1353) tregojnë në mënyrë të qartë prezencën masive të popullsisë shqiptare në të gjithë fshatrat e Maqedonisë perëndimore, Kosovë dhe Metohi. Shqiptarët e kësaj kohe ishin barinjë, mercenarë dhe bujqër.[9] Nën tiraninë serbe, shqiptarët romano – katolikë dhe të krishterë ortodoks të ritit grek, u pagëzuan me dhunë në kishën serbe, të themeluar gjatë rregjimit shtypës të Stefan Dushanit. Sipas ligjit të tij “drakonian”, vetëm kisha serbe ishte e krishterë “e vërtetë,” ndërsa të gjitha fetë e tjera ishin të ndaluara. Ata që refuzonin të vaftisen nga priftërinjtë serbë, damkoseshin në fytyrë me hekur të nxehtë, dëboheshin, dhe pasuritë e tyre konfiskoheshin nga Cari Serb. Shumë feudalë katolikë shqiptarë dhe njerëzit e tyre që i rezistuan politikës së serbizimit ekzekutoheshin.[10]

Përpara pushtimit të Shqipërisë nga serbët, ushtarët aventurierë normanë ishin ata që dominuan zonat e Adriatikut. Ata pushtuan Siçilinë muslimane dhe jugun e Italisë duke ndihmuar papën dhe princat lombardezë të rimarrin Pulian dhe Kalabrinë. Në vitin 1078, peshkopi i Devollit (Diabolis) në Shqipërinë qëndrore thirri trupat normane nga Italia që të mbeshtesin romanët katolikë vendas kundër bizantinëve. Normanët erdhën në Shqipëri me mercenarë muslimanë nga Siçilia dhe me një kontingjent të vogël bullgarësh dhe grekësh, të udhehëqur nga Nikofor Vasilikusi. Megjithatë kjo ushtri multi-etnike dhe multi-fetare do të mundej nga autokrati Aleks Komneni në 1079. Gjatë kësaj lufte, ushtria bizantine u mbështet nga muslimanët selxhukë të sulltan Sulejmanit dhe nga trupat mercenare turke. Ushtarët muslimanë maqedonas ishin turq të marrë si pengje lufte dhe burgosur nga Joan Komneni gjatë luftës selxhuko-bizantine në Azinë e Vogël.

Megjithatë, pas dy vjetësh normanët të udhëhequr nga Robert Guiskardi (“Robert Dinaku”) dhe biri i tij Boemundi, u kthyen në Shqipëri nga Otrantoja dhe morrën Durrësin dhe Vlorën (Avlona). Disa muaj më vonë normanët pushtuan pa shumë rezistencë Shkupin dhe Ohrin.[11] Perandor Aleksi, i shtangur përpara humbjeve në Shqipëri kërkoi nga sulltani selxhuk Sulejmani, ndihmë urgjente. Udhëheqësi musliman i Rumit (Konjës) i dërgoi atij 7.000 luftëtarë me eksperiencë, të udhëhequr nga Kamir-khani (Kamires). Ushtria e re bizantine e udhëhequr personalisht nga autokrati Aleksis dhe aleatët e tij muslimanë, sulmuan normanët pranë Larisës, në Jug të Maqedonisë. Megjithëkëtë, trupat e Beomundit i rezistuan forcës së sulmit bizantin, turqve muslimanë dhe shigjetarëve oguzë, dhe arritën të mbijetojnë.

 

*     *        *

Pas rënies së pushtetit bizantin, normanët ndërtuan mbretërinë e tyre në Shqipëri, e cila shkonte nga Durrësi deri në lumin Vardar, ku fiset nomade turke të peçenegëve dhe oguzet (Ög Öz) fushonin gjatë verës. Këta kalorës nga Stepat Kipçake, e kishin për zakon të kalojnë lumin e Danubit pranë Dobruzhës dhe plaçkisin nëpër Ballkan deri në perëndim të liqenit Ohër.

Gjatë dy shekujve në fjalë, portet shqiptare të Durrësit dhe Vlorës ishin kthyer në dyert e kryqtarëve perëndimorë për në Outremer via Egnatia (për në rrugën Egnatia). Gjatë kryqëzates së katërt (1202 – 1204), disa nga Militae Christi (militantët e Krishtit) perëndimorë, ku shumica ishin hospitallers (nga urdhëri i Shen Xhonit) dhe templarë, pushtuan Shqipërinë, përpara se të nisin grabitjet dhe gjurullditë në Kostandinopojë. Kryqtarët, Shqipërinë e bënë pjesë të mbretërisë së tyre latine që udhëhiqej nga Baldvini i Flandersit. Çfarë ne dimë rreth popullsisë shqiptare të kësaj kohe është shumë pak. Kjo vjen si pasojë e mospërzjerjes së shqiptarëve në luftën për pushtet mes dukeve franko – normanë dhe venecianëve. Por gjatë kësaj kohe, i vetmi entitet i njohur, dhe gjysëm i pavarur i Shqipërisë ishte Kruja, ku feudali i saj i quajtur Progon kishte nën pushtet një kështjellë të vogël. Në 1208, nipi i tij Dimitri, kundërshtoi pushtetin serb të Despotatit të Zetës që udhëhiqej nga “Prinic i Madh” Gjergji, dhe venedikasit që kontrollonin mjaft pjesë të Adriatikut.

Kur kryqtarët perëndimorë vendosën pushtetin e tyre në Kostandinopojë, princi i Komnenëve, Mihali I u tërhoq për në Shqipëri, ku forcat e tija besnike ishin në gjendje të dëbojnë venedikasit nga shumë pjesë të Adriatikut. Në Janinë ai deklaroi formimin e Despotatit të pamvarur të Epirit, që shtrihej deri në Shkodër. Pas vdekjes së tij në 1215, Theodhor Ëngjëlli dhe më vonë djali i Mihal Komnenusi, Mihali II Paleologus (1230 – 1267), restoruan në Shqipëri supremitetin e Kishës Ortodokse. Në 1258, Mihali II vajzën e tij, Helenën i’a dha për grua Manfredit, mbretit të Hohenstaufen dhe të dy Siçilive. Paja e Helenës përmbante tokat shqiptare që shkonin nga Korfuzi deri në Berat. Tetë vjetë më vonë, pas vdekjes së dhunshme të Manfredit, Shqipëria kaloi në duart e Çarlit I të d’Anjou-t (Angjevin) nga Burgundi. Në 1274, 19 kryetarë fisesh shqiptare nga Shqipëria e mesme e njohën atë si mbret. Kurse Epiri i kaloi dy udhëheqësve të fundit të Komnenëve, Nikoforit (1267-93), dhe më pas të birit të tij Thomasit (1293-1318), i cili u vra nga djali i motres së tij, Nikolaus Orsini. Më vonë edhe Nikolausi, u vra nga vëllai i tij Xhoni, i cili më pas u helmua nga gruaja e tij, Anna Paleologu, nëna e Nikoforit II (i cili u vra gjatë pushtimit të Shqipërisë së veriut, në 1358).

Karli i I i angjevinëve, u trashëgua nga biri i tij invalid, Karlsi II, i cili urdhëroi në vitin 1300 dëbimin e muslimanëve siçilian për në qytetin e Pulias, në Luçera. Karli i II, mbretërinë e Shqipërisë i’a dhuroi djalit të tij, Filipit, Dukës së Tarantos. Pas vdekjes së tij më 1333, Shqipëria u udhëhoq nga vëllai i Filipit, Xhoni i Gravinës, dhe dy vjet më pas nga djali i Xhonit, Karli, i cili u var në Aversa, më 1347 nga kushëriri i tij Luisi, mbreti i Hungarisë. Ndërsa në 1368, udhëheqësi i ri angjevin, Filipi i II u zëvendësua nga klani shqiptar i Topiajve. Despotati i Epirit u morr nga Gjin Bua Shpata, një feudal shqiptar nga Delvina. Gjin Shpata pushtoi gjithashtu edhe shtetin frank të Thesalisë. Në 1380 dhe 1382, despoti serb i Janinës, kërkoi ndihmë nga trupat muslimane turke që të mposhtë bandat e Gjin Bua Shpatës. Në 1381 dhe 1384, feudalët latinë të Artës kerkuan mbrojtjen turke, ndaj klanit pushtues të zenebishtëve nga Gjirokastra. Mercenarët turq, pasi i thyen kaçakët shqiptarë, vendosën rregull në Epir më pas. Por në Shqipërinë e Mesme, vasalët e angjevinëve krijuan tre despotate të vogla shqiptare të udhëhequra nga klanet e Muzakës nga Berati (1280-1389), Topiajt nga Durrësi (1338-1460) dhe Balsha nga Shkodra (1360-1421). Tanush Topia u martua me vajzën e padëgjueshme të Robertit, mbretit angjevin të Napolit. Disa kohë më vonë, mbreti Robert që ishte armiqësuar me Tanushin, e vrau atë me gjithë të shoqen. Në 1385, djali i tyre, Karlo Topia i kërkoi sulltan Muratit I ndihmë ushtarake kundër kushëririt të tij Gjergji Balshës II. Sulltani osman i dërgoi Karlos 40.000 jeniçerë nga Maqedonia, të cilët mposhtën ushtrinë e Balshës së II në betejën e Savra-së, pranë lumit Vjosë, në 18 shtator 1385. Gjergji Balsha u vra në këtë betejë gjithashtu, ndërsa mundohej të arratiset nga beteja.  Analistët osmanë, këtë betejë e kanë përshkruar si “ekspeditën në Karli-ili” (në tokat e Karlit).

Pas shkatërrimit të Serbisë, feudalët veriorë shqiptarë si Balshajt, Topiajt, Dushmanët, Spanajt dhe Dukagjinët u shfaqën si udhëheqës të pamvarur të Shqipërisë. Vetëm kosovarët vazhduan të qëndrojnë të shtypur nën tiraninë serbe deri në vitin 1455. Por pas këtij viti, trupat turke do t’i çlirojnë të fundmit nga regjimi shtypës i princit Brankoviç.

Shqiptarët modernë, veten e tyre e thërrasin shqiptarë që do të thotë “njerëz të tokës së shqiponjave.” Emblemën e vjetër bizantine, të shqiponjës me dy kokë – e cila për bizantinët simbolizon bashkimin e perandorisë së perëndimit dhe lindjes romake – ata e kanë adoptuar si shenjë të emblemës së luftës. Megjithatë, një shqiptar nga Tetova i tha shkruesit të këtij artikulli se shqiponja me dy kokë dhe fusha e kuqe në të ka tjetër kuptim për shqiptarët, i cili është: “Shqiponja shqiptare është vigjilente kundrejt rreziqeve të Lindjes dhe Perëndimit.”

Në gjuhën shqipe, fjala I-liria nënkupton “liri.” Shumica e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Çamëri (Janinë), Maqedoninë perëndimore dhe në jug të Malit të Zi e pranuan Islamin kur krishtërimi evropjan hyri në kohët e Rilindjes dhe Reformimit. Proçesi i islamizimit të Ballkanit, ashtu si edhe proçesi i krishtërizimit të Evropës Veriore ka qënë gradual dhe i ndarë në shume faza, por padyshim shumë më pak i dhunshëm sesa konvertimi i polakëve dhe hungarezëve në katoliçizmin roman apo i bullgarëve dhe serbëve në Ortodoksinë Greke.

Klisheja e dashur serbe që islamizimin e shqiptarërve e portretizon si një “turkizim / islamizim të dhunshëm” është aq jo-korrekte historikisht, sa janë edhe pretendimet e Elie Uiesels-it për përdorimin e dhomave të gazit mbytës nga SS-ët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duke njohur racizmin ksenofobik dhe shpirtin luftëtar të shqiptarit, krenarinë, dhe në të njëjtën kohë rezistencën konstante të shqiptarëve kundër pushtuesve nga perëndimi, jugu, lindja dhe veriu, është mjaft e vështirë të besohet që Islami, që sot përbën pjesën më të rëndësishme të nacionalizmit shqiptar, të jetë imponuar mbi këtë komb të lashtë dhe krenar, të racës ariane në Evropë nga turqit. Askush nuk i detyron dot shqiptarët të besojnë atë që ata e mohojnë. Komunistët fanatikë u munduan për 45 vjet t’i çislamizojnë shqiptarët. Megjithatë, sot ata falen sërisht në xhamitë e reja që rindërtuan pas komunizmit. Rebelët shqiptarë shpesh i kanë rezistuar regjimit të korruptuar dhe brutal të feudalëve turq, por një gjë të tillë nuk e kanë bërë kurrë kundër fesë së turkut. Për ironi, në shekullin e 19të, kur padishahu dekadent, sulltan Mahmud i II deklaroi politikën e tij të “Tanizmatit” (Reformimit), ishin shqiptarët muslimanë dhe boshnjakët ata që u çuan në luftë kundër “otomanizmit,” krijuan shtetet e tyre islamike dhe deklaruan xhihad kundër “turqve të rrezikshem që tradhëtuan mënyrën islamike të jetës.”

Muslimanët shqiptarë janë krenarë që janë evropianë, arianë në origjinë dhe muslimanë. Me simbolin e shqiponjës së tyre të zezë me dy kokë, ata shohin me admirim nga Orienti Islamik dhe Perëndimi Evropjan, megjithëse në zemrat e tyre ata kurrë nuk i janë nënshtruar diktatit të turqve apo skemave të perëndimit.

Data preçize e konvertimit masiv në Islam në Shqipëri dhe Maqedoni është e debatueshme. Megjithatë raportet e dioqezes së Durrësit dërguar nga peshkopët shqiptarë papëve dhe zyrës së Congregatio de Propaganda Fide (qendrës së propagandës së Fesë, në Vatikan) na lejojnë të arrijmë në një datë të përafert të islamizimit të shqiptarëve. Burimet tregojnë se konvertët më të hershëm shqiptarë në Islam kanë origjinuar nga mesi i kryetarëve të fiseve dhe të masave të shtypura të shoqërise shqiptare, të cilët nëpërmjet konvertimit aspironin të përmirësojnë gjendjen e tyre shpirtërore dhe sociale.[12]

Shumica e shqiptarëve të Tivarit që nuk emigruan në Itali dhe në Austri, pranuan Islamin. Kur konvertimi në Islam u shtua, kishat e braktisura nisën të kthehen në xhami. Në vitin 1610, për një mijë katolikë romanë vetëm dy katedrale shërbenin si faltore.[13] Në po të njëjtin vit, i dërguari i papës, Marino Bizzi shkruante se përballë klerit të fjetur dhe injorant katolik, përhapja e Islamit në Shqipëri bëhej në një modë të gjallë dhe entuziaste “nga hoxhallarë të zellshëm dhe dervishlerë të hijshëm.”[14] Vetëm klanet e Mirditës dhe Kelmendit ju përmbajtën në mënyrë fanatike katoliçizmit rural romak, dhe këtë e bënë falë lehtësirave që osmanët i kishin dhënë fiseve të tyre duke i konsideruar “njerëz të mbrojtur.’ Përveç klaneve të mësipërme në krishtërim greko – ortodoks qëndruan edhe disa fise toske nga jugu i Shqipërisë. Megjithatë, konvertimi masiv i shqiptarëve në Islam mendohet të ketë patur dimensione masive ndërmjet viteve 1620 dhe 1650. Brenda këtyre tre dekadash, rreth 300.000 shqiptarë katolikë romanë, pranuan Islamin.[15]

Me rënien e mbretërisë serbe dhe disintegrimin e Perandorisë Bizantine në mesin e shekullit të 14të, malësorët shqiptarë rimorrën tokat e tyre të humbura të Ilirisë, Maqedonisë dhe Epirit. Në dekadën e parë të shekullit të 14të, kur presioni sllav dhe bullgar ishte i madh, klanet shqiptare u shpërndanë në Boetia, Atikë, Thesali dhe Moreun (Peleponez) grek, ku shqiptarët u përballën me baronët franko – normanë dhe përgatitën këto territore për islamizimin e ardhshëm. Pas rrënimit të Kostandinopojës nga kryqtarët në 1204, fuedalët e vegjël shqiptarë dhe kryepleqtë e tyre, tokat e Ilirisë Jugore që tashmë i’a kishin marrë “grekërve,” i ndanë ndërmjet tyre dhe i tranformuan në zona të lira. Duke luftuar mes njëri tjetrit dhe rezistuar pushtimit serb, mini-shtetet feudale shqiptare furnizuan me mercenarë të ashpër fuqite regjionale latine, të cilat luftonin për supremaci në rrugët tregtare të Adriatikut që çonin drejt Afrikës Veriore Muslimane (Magrib) dhe në Levant. Toskët jugorë e kanë patur zakon të njohin formalisht perandorët bizantinë si sunduesit e tyre, ndërsa gegët katolikë favorizonin pushtetin e dukëve franko – normanë, venecianë dhe Papët e Romës. Megjithatë në vitin 1417, sulltan Mehmeti I, shtetin e tij islamik e shtriu mbi të gjitha territoret shqiptare, duke e transformuar Shqipërinë e Jugut dhe Epirin në një Sanxhak të ri të quajtur Arvanit-ili (toka e arnautëve) me Argjirokastrën (Gjirokastrën) si kryeqytet.[16]

Gjenerata e parë e feudalëve të vegjël shqiptarë mbajti fenë e krishterë, ndërsa shumica e bijve të tyre u kthyen në muslimanë. Sulltanët turq, nuk i detyruan asnjëherë shqiptarët që të kthehen në Islam. Në të kundërt, peshkopët katolikë dhe patriarkët ortodoksë morrën timare të majme nga sulltani, ndërsa fiset e armatosura të krishtera shërbenin në ushtrinë osmane. Ushtarët e krishterë nuk paguanin taksa ndaj qeverisë, dhe për më tepër paguheshin shumë mire nga autoritetet muslimane. Fisi luftëtar katolik i kelmendëve paguante vetëm 1.000 akçe taksa pranë sanxhakbeut, ndërsa përjashtohej nga pagimi i taksave të ushr-it dhe avarid-i divanit (taksë shtetërore), pasi konsideroheshin mbrojtës të rrugëve strategjike.[17]

*     *        *

Gjatë periudhës së Muratit të II, Shqipëria u kthye në një pjesë integrale të shtetit osman. Megjithatë në këtë kohë disa kryetarë fisesh katolike të Shqipërisë Perëndimore vazhdonin të bashkëpunojnë akoma me Republikën e Venedikut dhe Mbretërinë e Napolit. Kur ju jepej mundësia, të fundit, grabisnin qytetet muslimane. Kryetarët e fiseve katolike ishin të pakënaqur me sistemin e timareve dhe dobësimin e feudeve të tyre. Ne 1431, klanet e fuqishme të arianitëve dhe kastriotëve – fuqia e të cilëve kishte rënë nga ligjet e sheriatit – u rrebeluan kundër shtetit Islam. Por rebelimi i tyre do të shtypej sërisht, ngaqë shumica e shqiptarëve të krishterë timar-mbajtës nuk mbështeste gjurullditë e tyre. Vetëm një bandë e vogël rebelesh e udhëhequr nga Skënderbeu, që ishte mjaft mirë i armatosur dhe paguar nga mbreti i Napolit, vazhdoi luftën deri më 1468. Ndërsa nëna e Skënderbeut ishte serbe, ai (Skënderi) kishte studiuar në Stamboll. Pas vdekjes së tij, pax-Ottomanica (paqja osmane) do të rivendosej në Shqipëri.

Një pjesë e shqiptarëve Islamin e pranuan si edhe katoliçizmin roman apo ortodoksinë greke – më parë – për arsye të zakonshme. Por një pjesë e mirë e tyre, islamin e pranoi si pasojë e fuqisë thirrëse të doktrinës Islame. Kur flasim për përkatësitë fetare të popujve në Evropë, ne duhet të kemi parasysh që shoqëritë mesjetare ishin katolike, ortodokse apo muslimane, ngaqë mbretërit dhe princat e kohës sundimin e tyre e kishin ngritur mbi këto ide. Por agjenti më i fuqishëm i islamizimit në tokat e dominuara osmane të Evropës Lindore nuk ishte as fuqia fitimtare turke, as dekadenca e kishave të krishtera, por puna misionare dhe stimuli i dervishëve dhe hoxhallarëve Islam të cilët predikonin pa lodhje fjalët e Kuranit të afërmve të tyre.[18] Pas rënies së rebelimit të Skënderbeut, autoritetet turke nuk i detyruan kurrë shqiptarët e krishterë të pranojne Islamin, pasiqë siç dihet, sulltanët osmanë nuk islamizuan dot as gratë e tyre serbe, bizantine dhe perëndimore. Megjithatë në disa raste, të krishterët shqiptarë, serbë, grekë dhe bullgarë, e kishin për adet që vajzat e tyre “t’ia japin me qera” feudalëve muslimanë (derebejve) për një periudhë të caktuar kohe. Feudalët muslimanë paguanin një shumë të caktuar parashë ndaj babës që “jepte me qera” të bijën.[19]

Megjithatë në Britaninë e krishterë, bujkrobërit e feudalëve britanikë ishin shumë herë më të degraduar në marrëdhëniet seksuale, falë traditës së ‘jus prima noctae-s’, e cila i jepte feudalëve britanikë të drejtën të përdhunojnë gjatë natës së parë të martesës, gratë e bujkrobërve të tyre skocezë. Fisnikët aristokratik anglezë nuk paguanin për këtë “të drejtë” asgjë.

 

*     *        *

Gjatë kohës së sundimit të sulltan Bajazidit I, administratorët muslimanë të sanxhakëve të Shqipërisë, inaguruan një sistem të ri në mbajtjen e timareve. Lufta shkatërruese e osmanëve me Tamerlanin në Anadoll, frenoi ekspansionin e shpejtë të shtetit Islam në Evropë. Megjithatë pas një stagnacioni ndërmjet viteve 1402 – 1417, nën udhëheqjen e Mehmetit të I, pushteti osman u shtri në të gjithë Shqipërinë. Proçesi i shtrirjes së pushtetit osman në Shqipëri ishte një proçes tepër i vështirë, pasi në këtë vend që nga rënia e pushtetit të mbretërisë serbe, nuk kishte ekzistuar ndonjë pushtet qendror. Kështu që sulltanëve osmanë i duhej të krijojnë lidhje vëllazërore me çdo feudal apo kryetar fisi shqiptar. Si pasojë disa feudalë shqiptarë u caktuan kryetarë vilajetesh (provincash), ndërsa të tjerë u emëruan si komandantë të trupave të krishtera në ushtrinë osmane. Qendra e Skënderbeut në Krujë, që u morr me 1478, u riemërua Akça Hisar (Kështjella e Bardhë), dhe mbrojtësit e krishterë të Lesh-it (Lezhës) kapitulluan pa ndonje rrethim. Qyteti i Shkodrës ju bashkua shtetit osman në 1479. Dy vite më vonë, porti i Durrësit dhe kështjella të tjera të pushtuara nga Venediku në brigjet e Adriatikut ju dorëzuan osmanëve. Si përfundim, në vitin 1571 e gjithë Shqipëria do të bëhej pjesë e shtetit osman.[20]

Gjatë fushatës se sulltan Mehmetit të II kundër rebelëve të Skënderbeut, në Shqipërinë qendrore, turqit ndërtuan qytetin e madh të Elbasanit, i cili pas kësaj u kthye në qendrën më të fuqishme të islamizimit në Shqipëri. Arkitektët muslimanë ndërtuan qytete krejtësisht të reja në Shqipëri, siç janë Tirana, Peqini apo Gjakova. Qindra ura të reja që u ndërtuan në të gjithë vendin, lidhën zona që më parë ishin pjesë të periferisë së dominimit venedikas dhe dukëve normanë, me zemrën e qytetërimit islamik të Azisë. Muslimanët e rinj shqiptarë, mbështetën në mënyrë të vendosur urbanizimin dhe edukimin Islam, që nisi me shtrirjen e Komonuelthit Osman mbi vendin e tyre. Hadim Sulejman Effendija për shembull, një shqiptar nga një fshat pranë Gjakovës, që pas pranimit të Islamit kishte bërë karrierë si gjeneral i lartë i sulltanit në Stamboll, ndërtoi një sistem të tijin edukativ, me të cilin mbështeste nëpërmjet bursave shqiptarët e talentuar. Ai ndërtoi në Gjakove një xhami të madhe, një medrese, shkollë fillore, librari, pazar për publikun, banjo publike dhe një kullë me sahat.[21]

Sipas censusit osman të vitit 1520, në sanxhaqet e Shqipërisë jetonin mbi 15.000 muslimanë, 2500 çifutë që kishin ardhur nga Spanja e ri-krishtërizuar dhe Portugalia dhe 495.000 te Krishtere. Ndërmjet viteve 1506 dhe 1520, në Shqipëri jetonin 5.850 muslimanë turq, apo 1,01 përqind e popullsisë totale të Shqiperisë. Timarmbajtësit turq, në Shqipëri, nuk ishin më shumë se 800 vetë; dhe këta ndaheshin në ushtarakë, imamë, ulema dhe familjet e tyre. Një numër shumë i vogël syrgjynlerësh (turqish të dëbuar) nga Konja, dhe disa jurukë nomadë nga Koxhaili, Sarukhani dhe Janëku, mbronin rrugët strategjike pranë Dibres kundër malësorëve të Shqipërisë së veriut.[22]

Pothuajse të gjitha familjet çifute (rreth 528) që u dëbuan nga Spanja pas rënies së Andaluzisë, u vendosën në Vlorë. Në kohët në fjalë, shumica e muslimanë të kohës jetonin nëpër qytete, siç ishin Elbasani, Berati (i quajtur nga osmanët: “Arnavud Beograd” apo Velarde) dhe Tirana.[23] Në vitin 1583, në Berat jetonin rreth 650 familje muslimane dhe 400 familje të krishtera. Muslimanët dhe të krishterët jetonin në mëhalla të veçanta. Në vitin 1520, në sanxhaqet e Elbasanit, Ohrit, Vlorës dhe Shkodrës, jetonin rreth 3.000 familje fshatare muslimane. Muslimanët dhe të krishterët fshatarë të Shqipërisë osmane mbrohehsin në mënyrë të shkëlqyer nga ligji Islam, i cili ishte i ashpër kundrejt abuzimeve të feudalëve.[24]

Shqiptarët që arritën pozita të larta në shtetin osman janë me qindra. Ndërmjet tyre kishte shumë vezirë të fuqishëm, pranë Portës së Lartë siç ishin: Gedik Ahmedi, Davud-pasha, Ahmed Dukagjin Zade, Kara Ahmedi, Koxha Sinan Pasha, Lutfi Pasha, Kara Muradi, Tarhunku Ahmed Pasha, Ajaz Pasha, dinastia e famshme e kryeministrave qyprillinjë (Koprulu) dhe shumë të tjerë.

*     *        *

Agallarët jeniçerë shqiptarë udhëhoqën ushtrinë osmane gjatë fushatave në Hungari, Moldavi dhe Persi. Ndërsa Jahja Bej Dukagjini shkruajti në Stambollin e shekullit të 16të, poezitë më popullore të kohës. Kontributi kulturor dhe ushtarak i shqiptarëve muslimanë në qytetërimin Islam të mesjetës së vonshme nuk mundet të injorohet kollaj. Islamizimi u solli shqiptarëve shkrimin më gërma arabe, me të cilin arti i mrekullueshëm letrar “Alxhamiado” (apo bejtexhizmi) shqiptar u shkrua.[25]

Jeta e përditshme e Arnautllukut (Shqipërisë) nën pushtetin e Portës së Lartë kishte tipare kozmopolite dhe qytetare. Në shekullin e 16të, fshatarët shqiptarë, ashtu si edhe shumë boshniakë dhe bullgarë, migruan drejt kasabave (qytete të vogla) të ndërtuara nga urbanistët osmanë. Urbanizimi islamik, edukimi dhe mundësitë e punësimit i tërhoqën shqiptarët e varfër drejt Islamit, dhe nga fundi i shekullit të 17të shumica e tyre braktisën kishat e krishtera. Në kohët e rënies militare dhe politike të Perandorisë Osmane, krishterimi në Shqiperi ishte reduktuar në një fe provinciale të banorëve që jetonin në viset e thella malore të vendit. Islamizimi i shqiptarëve ka përparuar më shumë në qendrat qytetare shqiptare të sanxhaqeve të Elbasanit, Shkodrës, Prizrenit, Vlorës, Delvinës dhe Ohrit, sesa në viset e izoluara të Alpeve të Shqipërisë. Në trevat e lashta të Maqedonisë, banorët katolikë dhe ortodoksë shqiptar, Islamin e pranuan shumë më herët sesa bujkrobërit vendas të feudalëve sllavë. E njëjta gjë ndodhi edhe në Kosovë dhe Metohi, ku autoriteti i Kishës Ortodokse Serbe ishte mjaft i fuqishëm, dhe autonomia e saj njihej nga Shteti Islam, si autoriteti shpirtëror i sllavëve të krishterë.[26]

Pjeter Mazreku, një i dërguar me origjinë shqiptare i Papës, që hetonte rënien rapide të katoliçizmit në sanxhaqet e Prizrenit, Shkodrës, Shkupit dhe Vuçiternës, raportonte në vitin 1624 se shumica e shqiptarëve në këto zona ishin muslimanë. Raporti i tij, konfirmohet edhe në vitin 1638 nga Gregori Bardhi, peshkopi i Tivarit. Në Pejë, Gjakovë, Vuçiternë dhe Prishtinë, 90 perqind e qytetarëve shqiptarë ishin muslimanë. Ndërsa në Janjeve, Novobërdë dhe Trepçë numri i familjve muslimane ishte akoma më i vogel sesa i atyre të krishtera. Shumë të krishterë shqiptarë dhe serbë, emigruan nga Rumelia e islamizuar për në Itali apo Hungari. Më tepër se 150.000 katoliks shqiptarë migruan për në Pulia pas reniës së rrebelimit të Skënderbeut. Nga fundi i shekullit të 17të, aristokracia shqiptare e Kosovës ishte islamizuar pothuajse totalisht. I dërguari i Papës, Marino Bizi që vizitoi Shqipërinë më 1610, nuk ekzagjeronte kur shkruante se shqiptarët e sanxhaqeve perëndimore ishin humbur për Kishën Katolike.[27]

*     *        *

Arsyet e islamizimit të vrullshëm të shqiptarëve lidhen edhe me faktin se krishtërimi në Shqipërinë para-islamike nuk ka qënë asnjëherë real. Shqiptarët katolikë dhe ortodoksë, që ishin thellësisht të ndarë si pasojë e luftërave të frikshme të “herezisë latine” perëndimore dhe skimatizmit lindor, zhvilluan një ndjenjë mbijetese politike në këtë pellg teologjik. Pushtimi serb i Shqipërisë dhe politika e dhunshme e serbizimit të heretikëvë latinë nga Dushani, shkatërroi në mënyrë të ndjeshme rolin misionar të priftërinjve katolik, shumë kohë perpara ardhjes se trupave turke në Durrës.[28]

*     *        *

Në vitin 1479, ndërmjet Portës së Lartë dhe Republikës së mundur të Venedikut u nënshkrua një traktat paqeje. Në këtë marrëveshje, Venediku i frikësuar detyrohej të braktiste të gjithë dominionet e tij në Shqiperi përveç qyteteve të Ulqinit dhe Tivarit, të cilat qëndruan nën pushtetin e tij deri në 1571. Menjëherë pas thyerjes së rrethimit të Vjenës nga veziri i madh me origjinë shqiptare, Kara Mustafa (1683), venedikasit dhe “Lidhja e Shenjtë” pushtuan Ballkanin musliman. Por jeniçerët shqiptarë dhe osmanë i dërmuan ushtritë e krishtera, ndërsa minoritetet katolike refuzuan të mbështesin Dukën e egër të Holstein-it, i cili u arratis në Hungarinë perëndimore të pushtuar nga Habsburgët më 1690. Pas tërheqjes së tij nga Bosnia dhe Serbia, rreth 35.000 serbë, të udhëhequr nga peshkopi Arsen Crnojeviç u larguan nga Kosova, me ftesën e perandorit Habsburg Leopold I. Në tokat e liruara nga serbët u vendosën 12 fise gege që erdhën nga Shqipëria e sipërme.[29]

*     *        *

Në vitin 1727, muslimanët shqiptarë, boshniakë, pomakë bullgarë dhe turq mundën ushtritë e kombinuara austriake dhe ruse, të cilat kishin pushtuar Rumelinë. Njëzet e pesë vjet më vonë, Mehmet Bushati, një pasha shqiptar nga Shkodra, bashkoi fiset e Shqipërisë veriore dhe qendrore, dhe me ‘to pushtoi Ulqinin (Dulcigno), i cili në ate kohë ishte kthyer në qendër piratësh të krishterë dhe muslimanë. I biri i tij, Kara Mahmuti, nënshtroi pashën me origjinë kurde të Beratit dhe kaçaket malazezë. Ai ishte aq i fuqishëm saqë mundi të pushtojë Republikën e Venedikut, e cila kërkoi ndihmën e sulltanit turk. Ndërsa në Shqipërinë jugore, Ali Tepedeleni Pasha (i njohur më mirë si Ali Pashë Tepelena), “Luani i Janinës” (1740 – 1822), organizoi milicinë e tij islamike, e cila luftoi me trimëri rusët në 1787.

Duke qenë mirënjohëse ndaj fushatës së pamëshirshme (që Ali Pasha kreu) kundër rebelëve grekë, Porta e Lartë e gradoi atë Pasha të Trikallës në Thesali dhe “Dervend Pasha” të Rumelisë. Ndërsa në vitin 1788, ai u emërua Pashai i Janinës (Epir). Por kur republika e Venedikut u pushtua nga ushtritë e Napoleon Bonopartit, Ali Pasha mundi trupat franceze në brigjet e Jonit dhe pushtoi Prevezën, Vonicën dhe Butrintin. Admirali britanik Nelson, e përgëzoi Aliun për këtë, ndërsa sulltan Selimi i III e gradoi guvernator të të gjithë Shqipërisë. Dhjete vite më vone ai u bë guvernator i Rumelisë. Ndërsa në vitin 1786, kur trupat e Kara Mahmudit të Shkodrës, u përleshën dhe thyen trupat e sulltanit në Kosovë, artileria shqiptare e dërguar nga Ali Pashë Tepelena, dezertoi në krah të Kara Mahmudit. Trupat e Ali Pashës sollën rregull në malësitë shqiptare të Sulit në 1803, pasi të krishterët vendas grabisnin fshatrat muslimane përreth.

Megjithatë projektet për krijimin e një shteti të pamvarur islamik shqiptar nga pashallarët e Gegërisë dhe Toskërisë, do të deshtonin kur një snajper malazez do të vriste Kara Mahmud Pashën në një kurth që të fundit i’u ngrit në malësitë e Malit të Zi në 1796. Disa vite më vonë edhe Ali Pasha do të vritej gjithashtu, pas dorëzimit ndaj ushtrisë së perëndimorizuar të sulltan Mahmudit II-të, e cila udhëhiqej nga Khurshid Pasha dhe bejlerë shqiptarë. Ali Pasha do të deklarohej rebel nga sulltan Mahmudi i II-të, kur shqiptari i fuqishëm vendosi lidhje diplomatike dhe ekonomike me Britaninë e Madhe, Rusinë dhe Francën, pa lejen e Stambollit. Rrethimi për të zënë Aliun do të zgjaste tetë muaj. Vrasja në mënyrë të pabesë e liderit të fuqishëm musliman shqiptar në vitin 1822, do t’i jepte kurajo rebelëve grekë që të shpallin pamvarësinë e Greqisë.

*     *        *

Përpjekjet shqiptare për të krijuar shtetin e tyre do të vazhdojnë edhe pas luftës ruso-turke të viteve 1828 – 29, nga Mustafa Pashë Bushati, aleati shqiptar i shtetit të pamvarur dhe jetëshkurtër islamik boshnjak, që udhëhiqej nga kapedani Husein Aga “Zmay” (“Dragoi”), i cili arriti të mundë trupat e demoralizuara turke të sulltan Mahmudit të II dhe aneksojë Bullgarinë dhe Maqedoninë. Megjithatë, ushtritë e dërguara nga sulltani, dhe komandoheshin nga Reshid Pasha, i mundën shqiptarët në Prilep. Më pas, trupat e Mustafa Pashës do të kapitullojnë pas katër muajsh rrethimi në Shkodrë, dhe çojnë në rivendosjen e pushtetit qëndror turk mbi pjesët më të mira të Shqipërisë.

Politikat centralizuese të Perandorisë Osmane do të bëjnë që në vitin 1847, Ismail Rahmi Pasha i Janinës dhe Ismail Plasë Pasha i Prizrenit (Kosovë), të ndajnë Shqipërinë në katër vilajete administrative. Ato ishin vilajetet e Shkodrës, Janinës, Kosovës dhe Manastirit (Maqedonia jugperëndimore)…

Përpjekjet e shqiptarëve për t’u ndarë nga Perandoria Osmane dhe krijuar shtetin e tyre, ishin një kërkesë e kohës, pasi Perandorisë Osmane, e kësaj kohë do të ishte në rrugën drejt kolapsit. E ngarkuar rëndë nga dozat e reformave pseudo-perëndimore të sulltan Mahmutit II dhe e goditur ushtarakisht nga ringjallja e ortodoksisë lindore në Shën Petërsburg, dhe zhytur në borxhe të thella ndaj bankierëve freemasonë dhe çifutë perëndimorë, perandoria ku shqiptarët jetuan për 500 e disa vite do të degradonte në themel dhe njihet si “I sëmuri i Bosforit.” Ndërsa shqiptarët, me rënien e saj do të bëhen pre e sundimit nga kombet ortodokse të Ballkanit, vetë perandoria në të cilën ata jetuan për 500 vjetë do të dënohej të vdesë dhe shuhet në thellësitë e sekretevë të Mëdha të Orientit.



[1] Pollo dhe A.Puto, pp. 24-28

[2] Al-Sayyid Ahmad bin Al-Sayyid Zayni Dahlan, pp. 80-83.

[3] Arabet e zinje enigmatik “Kara Arapi” te Bosnies, Rumelise dhe Aranautllukut (Shqiperise) jane pershkruar nga eksploratori i famshem Musliman i Evropes, Efendi Evlija Celebi. Shiko: E. Chelebi, Petpis, Bulgarian tr. and ed. by S. Dimitrov, Sofia: Institut za Balkanstika pri BAN, 1972, p. 223, also ed. A. Matkovski, Makedoniya vo delata na stanskite patopistzy, Skopje (Uskub): Misla, 1991, p. 561.

[4] Burime te zgjedhura per historine e Shqiperise, vol. 3, Shqiperia nen sundimin feudal ushtarak ottoman (1506 – 1839), ed. nga I. Zamputi, S. Naci, Z. Shkodra, Tirane 1963, shtese gjithashtu; Dokumente te shek. XV per historine e Shqiperise 1479 – 1506, ed. nga I. Zamputi, Tirane 1967.

[5] Zachariadou in: Latins and Greeks in the Eastern Mediterranean Aftetr 1204, eds Arbel, Hamilton, p. 214. Idem, “The catalanians of Athens and the beginning of the Turkish expansion in the Aegean Area,” in studi mediaveli vol. 31, pp. 821 – 838.

[6] Zachariadou, op. cit, p. 220, 222

[7] H. Inalcik, Gelibolu, Encyclopedia of Islam, New Edition, Leiden: E. J. Brill, 1979.

[8] Copia brevis Domini Innocentii ad Principes et Potentatus Christianos super cansa expeditions contra Turcum (A copy of the pope’s note of April 12, 1489)/ Arch. Segr. Vaticano, Miscellanea, II, vol. 56, fol 373

[9] Thalloczy Jiricek, Sufflay, pp. 257 – 269

[10] Novakovic, pp. 153-155.

[11] Anna Komnena, p. 103.

[12] Encyclopedia of Islam, p. 653

[13] M. Bizzi, relatione, op. cit, fol. 9.

[14] Ibid, fol. 12 – 13.

[15] Voyages de Pietro Della Valle, Rouen: R. Machuel 1745, vol 1, p. 37. Also: Notize universalli dello stato di Albania e dell’  operato da Monsigniore Vincenzo Zmaievich, arcivescovo de Antivari, esaminante nelle Congregationi Generali di Propaganda Fide di 3 Debr. 1703 – 1012, feb 1074, Bibliotheca Barberinna, Rome, MSS, no. L. p. 126.

[16] H. Inalcik, Arnavutlluk, Encyclopedia of Islam, New Edition, Leiden,: E. J. Brill, 1979, pp. 650 – 52.

[17] H. Inalcik, “Timariotes Chretiens en Albanie au XVe sielce” in: Mitteilungen des Asteirrichische Staachzarsivs, 4 Band, Vienna, 1951, pp. 118 – 38.

[18] P. Bartl, Die Albanische Muslime zur Zeit der Nationalen Unabhagtigkheitsbewegung,  Weisbaden 1968, pp. 16 – 26

[19] Vryonis, p. 203

[20] G. Stadmuller, “Die Islamisirung bei den Albanern,” in: Jahrbucher fur Gechicte Osteuropas, no. 3, (1955), Munich, pp. 405 – 420

[21] Kiel, p. 21

[22] H. Inalcik, op. cit, p. 651

[23] Ibid., pp. 654 – 656.

[24] Evliya Chelebi, pp. 555 – 561. Sratsimi, pp. 183 – 213

[25] Kalesi, pp. 49 – 61.

[26] Shkodra, pp. 160 – 71

[27] Bizzi, op. cit., passim

[28] Reported e Gillaume Adam, kryepeshkop i Tivarit te Mbreti Freng Filip VI Valois ne 1332, dhe letra e Guido de Padoves (1350), cituar nga C. Jiriek, Geschiste Der Serben, Gotha 1911 ….

[29] Swire, pp. 16 – 17

KARA MAHMUD PASHË BUSHATI BUALLI I SHKODRËS

0
Kara Mahmud Pashe Bushati, Pasha i Gegërisë
Kara Mahmud Pashe Bushati, Pasha i Gegërisë

KARA MAHMUD PASHË BUSHATI

BUALLI I SHKODRËS[1]

(1776 – 1796 ER / 1190 – 1211 AH)[2]

 

 

Olsi Jazexhi

 

 

1.1  KONTEKSTI HISTORIK

 

 

Fundi i shekullit te 18te përkoi me ndryshime të rëndësishme në fuqinë dhe aparatin ushtarak te shtetit Osman ne bote. Aufklärungu[3] dhe rrevolucioni industrial që u shfaq në Evropën e shekullit të 18 dhe 19, i sollen ndryshime drastike kontinentit plak evropjan në status quone e tij ne bote. Merkantalizmi dhe pushtimet koloniale evropjane nëpër Azi, Afrikë dhe Amerikë, i sollen kontinentit plak të ardhura të pafund. Si rrjedhojë komonwealthi kundershtar osmanli që gjëndej ne opozitë ndaj Evropës, ne kete periudhe u zhyt në kriza dhe inflacione të një pas njëshme, pasiqe ari dhe argjendi tejet i lire kolonial evropjan sabotoi akçen e argjendtë osmane. Dobësimi ekonomik i shtetit Osman nga konkurrenca perëndimore u pasua me kriza politike, sociale dhe ushtarake. Si rrjedhojë, fundi i shekullit të 18-te i lejoi Evropes turkofobike që të sulmojë brigjet osmane ne Evropë dhe Afrikë, me shpresa kryqëzatore në mëndje. Ne këtë valë dobësimesh të rregjimit të Stambollit, Rusia dhe Austria ishin dy shtetet kryesore evropjane që ndërmorrën iniciativën të sulmojnë dhe shtyjnë kufijtë osmanli, nën pretekstin e “mbrojtjes së të drejtave te kristjanëve”.[4]

Koha e këtyre kryqezatash kundër Dar al-Islamit osman, filloi ne ditët e sulltan Mustafes III që sundoi ne vitin 1757 ER / 1171 AH. Edhe pse vitet e para te sundimit të tij ishin të paqme, si rrjedhojë e luftërave civile qe Kristendomi kaloi gjate Luftës Civile Austriake (1740 – 1748) dhe Shtatë Viteve Luftë (1756 – 1763),[5] viti 1768 shënoi ndryshimin final të kesaj periudhe paqeje.

Si rrjedhojë e dobësimit te shtetit osman, dhe mosmundësise së sulltaneve të tij për të arrestuar rënien e përgjithshme dhe policuar komonwealthin e Dar al – Islamit, nje klasë e re aristokratike, e njohur si ajanë u shfaq ne shtetin Osman. Termi ajan qe ne fillim nënkuptonte vetëm aristokracinë e shtetit osman, më vonë parapa ata njerëz që nëpërmjet influencës së tyre politike kishin arritur te zinin poste zyrtare ne shtet. Një faktor me rëndësi që çoi ne fuqizimin e ajanëve osman, ishte instituimi gjatë shekullit të 17malikaneve – apofermave masive qe iu lëshuan atyre nga Porta e Larte, si prona te përjetëshme. Pasuria e gjeneruar nga këto malikane i çoi ajanët të begatohen nga ana ekonomike dhe si rrjedhojë te kontrollojnë zonat ku ata jetonin.[6] Një nga pozicionet më të rendësishme që ajanet fituan ne shtetin Osman, ishte posti i mutesellimit sanxhaqeve. Ajanët caktoheshin në këtë post nëpërmjet fermanesh të lëshuar nga sulltani. Gjatë shekullit të 18 shumë ajanë që zunë këto poste filluan që te marrin bashkë me to edhe tituj si Pasha apo Vezir.[7]

Sulmet antiosmane të shekullit të 18 krijuan një shqetësim të madh edhe për shtresën sunduese muslimane shqiptare, e cila që në ditët e para te shekullit të 15 (në kohë të Jakub Shpatës), ishte bërë aleatja më e vendosur e këtij rregjimi. Duke qënë ushtarë të zotë, shqiptarët kishin ditur sesi të integroheshin në Devletin osman, dhe në fakt ishin kthyer në shtyllën kryesore të këtij civilizimi ne Ballkan.[8] Sëbashku me grekët ata përbënin kokat e makinës ushtarake dhe marinës tregtare osmane.[9] Nën slloganin “ku është kordha është besa”, shqiptarët ishin integruar në sistemin osman me të gjithë forcat e tyre, duke adoptuar masivisht edhe fëne e miqve të tyre oriental. Në ata shteti osman kishte gjetur një mik te vërtetë, të fortë, të besës dhe trim. Shqiperia nen osmanët u bë më e begate se kurrë. Per këtë Sami Frasheri i madh ka shkruar: Shqipëtarëtë sulëshinë bashkë me tyrqitë nëpër gith’anët të botës edhe këthehëshinë ngarkuarë me ar e me ergjënt, me armë të vjejtuara e me kuaj të bukurë t’Arabisë, t’Egjyptësë, të Qyrdistanit, t’Ungrisë etj. Me të qënë më trima e më të zotte se tyrqité, shkoninë edhe nëpër më të mëdhenjt e me te nderçmit vënde e kishinë më teprë nder se ata vetë tyrqitë.[10]

Megjithatë, shthurrja e sistemit osmanli gjatë shekullit të 18 dhe 19, dhe nevoja e përballimit të shqiptarëve vetë, me furtunat e kryqezatave evropjane, çoi klasen sunduese muslimane shqiptare, që të kërkonte gjithnjë e më tepër pamvarësi nga Stambolli në administrimin e vendit.

Shqipëria e shekullit të 18 ndahej në 2 grupe dialektike. Në gegët, që rronin në veri te Shqipërisë dhe në toskët e Jugut. Ndarja e shqiptarëve ne gegë dhe toskë është vazhdim i ndarjes historike të ilirëve me epiriotët.[11] Vija ndarese mes këtyre dy grupeve linguistike është lumi Shkumbin. Kryeqyteti i Gegërise së Shqipërisë osmane, ashtu si edhe per ilirët e lashtë ishte qyteti i Shkodrës, i cili njihej si Scutari nga romakët dhe si Uskudar apo Iskanderije nga osmanët. Shkodra është qyteti ku ilirët e lashtë i rrezistuan kolonializmit romak nën udhëheqjen e mbret Gentit më 168 P.E.S.[12] Ne erën e Pax Osmanikes Shkodra ishte një nga sanxhaqet më të mëdha osmane ne Ballkan. Ky qytet u bë pjesë e shtetit Osman ne vitin 883 AH / 1478 E.R., kur sulltan Mehmet Al-Fâtihu dëboi nga qyteti sunduesin e tij venedikas dhe ia la komandën e qytetit nje shqiptari qs quhej Koxha Jusuf Beu,[13] nga i cili rrodhi edhe familja e Bushatllive qe udhëhoqi këtë sanxhak gjatë shekullit të 18 dhe 19.

Sanxhaku i Shkodrës ndahej në 6 kaza, nga të cilat 5 ishin shqiptare dhe e gjashta malazeze.[14] Mali i Zi, apo sic ai njihej ne turqisht, Karadagu ishte bashkuar me sanxhakun e Shkodrës në mes te shekullit të 16 kur sunduesi i tij Skënder Beu, pasardhes i familjes se Cërnojeviçëve, vdiq. Mali i Zi, qëndroi nën juridiksionin e Shkodrës deri në fund të shekullit të 18 kur rrebelët malazezë vranë Pashën e 3 të dinastisë së Bushatllive, Kara Mahmud Bushatin. Pas vdekjes së Kara Mahmudit, Mali i Zi u rrebelua dhe u nda përgjithnjë nga juridiksioni i Shkodrës.[15]

Nga viti 1757 deri më 1831, sanxhaku i Shkodrës ne Shqiperinë gege u sundua nga një familje e fuqishme shqiptare. Kjo familje, meqë rridhte nga nahija (fshati) Bushat ne dalje te Shkodrës, u njoh si familja e Bushatllijve. Ne kohë të Evlija Çelebiut ajo ishte njohur si familja e Beg-oglluve (Begolli), apo e bijve te Jusuf Beut.[16] Kjo familje nxorri 5 pashallare gjatë sundimit të saj 73 vjecar mbi Shkodrën: Mehmet Plakun, Mustafën (Qorrin), Kara Mahmudin, Ibrahimin dhe Mustafën II, të cilët e shtrinë pushtetin Bushatlli në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe pjesë te Venecies dalmate. Secili nga pashallarët Bushatllij të lartëpërmendur pervec Mustafes I, u shquan per trimëri dhe aftësi të larta në administrimin e sanxhakut gegë. Ndër ta, Mehmet Bushati dhe i biri i tij Ibrahim Bushati, arritën të zënë poste shumë të larta ne sistemin osman. Mehmet Bushati që është edhe themelues i pashallëkut, arriti të bëhet Kapudan-i-derja i flotes perëndimore osmane[17] gjate luftës ruso – turke të 1768 – 1774, ndërsa Ibrahim Bushati arriti që të bëhet Bejlerbej dhe Vali i Rumelisë nga viti 1804[18] deri në 1806. Ai dha një kontribut të veçantë në shtypjen e terrorizmit sërb të Gjergj Petroviçit (të njohur si Karagjergj) në Serbi dhe Ballkan.

 

 

 

 

1.2  PASHALLËKU I SHKODRËS NËN KARA MAHMUD PASHË BUSHATIN

 

Një nga pashallarët më me famë të pashallëkut të Shkodrës nën Bushatllitë, ngelet padyshim i famshmi Kara Mahmud Bushati, i biri i Mehmet Bushatit (Plakut), themeluesit të dinastisë së Bushatllive. Siç thotë edhe historiani i shquar britanik, Noel Malkolm në librin e tij “Kosovo a short history”, Kara Mahmud Bushati është një nga figurat më interesante të historisë së Shqipërisë osmane. Ai e thërret atë një ‘njeri të jashtëzakonshëm’ që fatkeqësisht ka gëzuar shumë pak vëmendje në Perëndim, në krahasim me bashkëkohësin e tij toskë nga Janina, Ali Pashë Tepedelenin (Tepelenën), ‘Luanin e Janinës’.[19] Arsyet për injorimin e figurës së tij janë të ndryshme. Një nga më të rëndësishmet në kontekstin e injorimit të tij është arsyeja pse ai ishte një nga të paktët shqiptarë në histori që ka nënshtruar në mënyrë efikase terrorizmin malazezo – ortodoks në Ballkan, dhe për më tepër ka vendosur nën haraç kolonitë dalmate të Republikës së Venedikut. Ndoshta per keto arsye, historiografia komuniste shqiptare, e ka prekur perciptazi heroin e Shqipërisë osmane, Kara Mahmud Bushatin kur në të kundert ka himnizuar tejskajshem një figure gjenetikisht kontradiktore si Skënder Beun, duke e kthyer atë edhe mitin nr. 1 të historisë së kombit shqiptar.

Kara Mahmud Bushati erdhi ne pushtet në pashallëkun e Shkodrës në vitin 1776, një vit pas vdekjes së babait të tij Mehmet Pashë Plakut. Përpara tij, Shkodra ishte qeverisur nga i vëllai i tij Mustafa Bushati, sundimi i të cilit provoi i pasuksesshëm. Kara Mahmud Bushati, ishte një djalë me temperament të egër dhe rrebel. Ai mendohet të ketë lindur në vitin 1155 sipas hixhretit, apo 1742 të erës romane.[20] Duke qënë luftëtar i zoti, ai u shperblye me titullin Pasha nga sulltan Mustafa III kur ishte vetëm 18 vjeç. Këtë shpërblim, sulltani ia dha Kara Mahmudit si shpërblim të trimërisë që ai tregoi në Greqi sëbashku me vëllezërit dhe të atin, duke shtypur rrebelimin grek të luftes ruso – turke të 1768 – 1774.[21] Kur u bë sundues i Shkodrës ai ishte vetëm 20 vjeç. Ai besohet të jetë martuar 5 herë, por pa mundur të lëj trashëgimtar.[22]

 

 

Kara Mahmud Pashe Bushati, Pasha i Gegërisë

Emri i vërtet i Kara Mahmudit ishte Mahmud Bushati. Por në jetën e tij ai u njoh si Kara Mahmud. Duke mos i qëndruar disa përkthimeve të gabuara që disa historianë shqiptarë i kanë bërë termit “Kara” që Mahmud Bushati kishte, që japin aludime per kuptim si “trim”, “kurajoz” etj, kuptimi i vertet i kesaj fjale ka qënë “i zi”. Arsyeja për këtë nofkë qe i është dhënë Mahmud Bushatit, do të ketë qënë pamja e tij fizike. Ai duhet të këtë qënë një djal zeshkan me flokë të errëta. Nofka “Kara” në arealin osman të shekujve që ne trajtojmë ka qënë nje term mode, që e kanë mbajtur shumë figura historike osmane. Në kontekstin Ballkanik, ne mund të kujtojmë për shembull rastin e terroristit serb, Gjergj Petroviç, i cili njihej si Kara Gjorgje.

Gjatë sundimit si Pasha i Shkodrës, Kara Mahmudi pati periudha të gjata luftërash me armiqtë e tij shqiptar dhe të huaj. Nga konfliktet e para që ai pati menjëherë pas marrjes së sundimit të tij në Shkodër, ishte ai me Ahmet Kurt Pashën e Beratit ne vitin 1778. Ky konflikt me pashën beratas, ishte rrjedhim i armiqësisë që Pasha shkodran trashëgoi nga i ati, Mehmet Bushati, në lidhje me konfiskimin e mallrave që i fundit i pati bëri pasurisë së një tregtari beratas me emër Dhimitër Berati. Por ky konflikt pati përfundime të mira për Kara Mahmudin, pasiqë Porta e Lartë morri anën e tij në këtë mosmarrëveshje, dhe shkarkoi Ahmet Kurt Pashën nga posti i tij në Berat.[23] Nga ky shkarkim Kara Mahmudi arriti të instalojë vjehrrin të debuar me pare nga Tirana – si Be te Tiranës. Megjithatë sukseset e Kara Mahmudit kundër Ahmet Kurt Pashës nuk zgjatën për shumë. 2 vjet më vonë Porta e Lartë morri anen e pashës beratas në konflikt, e për të ndryshuar sërisht anën më pas, gjatë luftrave civile që të dy pashallarët ne fjalë kryen kundër njëri – tjetrit në vitet që rrodhën.

 

 

 

 

1.1  VËNIA NËN HARAÇ E RAJAVE MALAZEZ

 

Megjithë konfliktet e brendshme në Shqiperi, kundër Ahmet Kurt Pashës dhe pashallarëve te tjerë, shqetësimi kryesor për Kara Mahmudin ishin malazezët. Ata kishin marrë një prift të ri per vladika (peshkop) te tyre që nga viti 1782. Famëkëqin Petër Petroviç Njegoshin.[24] Për më tepër që nga viti 1780, kur vladika Sava ishte peshkop i Malit të Zi, në mes të Rusisë dhe Austrisë, një skemë e urryer anti-muslimane ishte projektuar. Kjo skemë që pati si iniciatore Katerinën II të Rusisë dhe Jozefin II të Austrisë, u njoh me emrin “Skema Greke”. Sipas këtij projekti, Austriakët kishin planifikuar që t’iu pushtonin osmaneve Vllahinë, Sërbinë, Bosnjën dhe Herzegovinën, Istrian dhe Venecien Dalmatike, ndërsa rusët do të pushtonin Morenë, Kretën dhe Qipron. Tokat e tjera të mbetura nga shteti Osman në Evropë, dmth Shqipëria (Epiri apo Toskëria), Bullgaria, Rumelia dhe Maqedonia do të bëheshin pjesë e një perandorie greke, qe do te kishte Stambollin si kryeqytet. Nipi i Katerinës II, Konstandin Pavloviçi do të vihej despot i saj.[25]

Por Kara Mahmudi, ashtu si edhe zyrtarë të tjerë osmanlli arritën që ti diktojnë planet ogurzeza austro – ruse kundër Shqipërisë dhe planet e cytjet që ata i bënin malazezëve kundër sunduesve të tyre shqiptarë. Në Janar të vitit 1784, në pashallëkun e Kara Mahmudit një kolonel austriak që dezertoi Jozefin II, kërkoi strehim politik. Pasiqë Pasha e pranoi kolonelin në sarajet e tija, i fundit e informoi atë dhe sovranin e tij në Stamboll mbi planet ogurzeza që Vjena po thurrte kundër Devletit.[26] Koloneli austriak e paralajmëroi në veçanti Pashën shkodran mbi tradhëtitë që vladika i Malit te Zi kishte thurrur kundër shkodraneve në Vjene me Jozefin II.[27] Ky fakt mjaftoi per ta antagonizuar Pashën Bushatlli kunder rajave të pabesa malazeze dhe të gjeneroj një valë xhihadesh të shumta nga shqiptarët kunder tyre. Pasha shkodran dërgoi ekspeditat e para kunder bazave terroriste malazeze një muaj pas ardhjes së kolonelit austriak. Njerëzit e tij vranë mjaft ekstremistë malazez dhe kokat e tyre i varën ne kalanë e Shkodrës.[28] Bāb-i Āli (Porta e Larte) që u kënaq me sjelljen patriotike te Kara Mahmudit, e shpërbleu vëllain e të fundit me postin e mutesarrifit të Ohrit.

Megjithë ndërshkimet që Pasha shkodran iu bëri rrebelëve malazezë, ai nuk mundi të rrinte i qetë perballë agresioneve konstante qe ata kryenin kunder popullsisë shqiptare pranë Malit të Zi. Për këtë ai u detyrua të përgatisë ushtrinë e tij kundër Shpuzës qe ndodhej në kufij me Malin e Zi, në Nentor të 1784.[29] Ushtria Bushatase marshoi kundër Shpuzës në Shkurt të 1785. Pashai boshniak që zotëronte Shpuzën, i frikësuar nga ushtria shqiptare, dezertoi kalanë e saj perpara ardhjes se Bushatasve. Ky akt i lejoi Pashës që të hyje ne Shpuzë në paqe dhe më pas të ndërshkojë terroristët malazez që ishin perqark saj.[30] Pas kesaj fushate ai u kthye në Zadrimë, ku sëbashku me gjeneralet e tij vendosi për planet e ardhshme kundër Malit te Zi. Përpara se të bënte ndonjë akt kundër malazezeve, më 21 Mars 1785 ai morri gruan e tij të dyte, të bijën e Ibrahim Beut nga Tirana.[31] Në të njëjtën kohë ai hyri në negociata me fiset malazeze, të cilave iu kerkoi bashkëpunim gjatë fushatave që ai planifikonte kundër Malit te Zi. Si rrjedhojë e këtyre negociatash me 18 Prill 1785 atij iu nënshtrua qyteti venedikas i Pastroviçit, pleqtë e të cilit erdhën dhe i dhanë besën duke i kerkuar të behën shtetas osman dhe të mbrohen nga ai, kunder Venedikut. Ata i treguan Pashës gadishmërinë e tyre që të pushtonin për atë qytetet e Buduas, Kotorrit dhe Kastel Nuovos.[32]

Kushtrimi për xhihad që Pashai gegë iu lëshoi shqiptarëve kunder malazezëve rrebel që po ndihmonin planet austro – ruse në Ballkan, i çoi të fundit të vinin nga Shkodra, Tivari, Malësitë e Shkodrës, Dibra, Gjakova, Peja, Tirana, Kavaja për të marrë pjesë në fushatën ndërshkimore. Kjo gjë i frikësoi malazezët jashtë mase. Guvernatori i tyre Joko Radoniqi ne Maj te 1785, dërgoi në Shkodër kushëririn e tij Jovo Popovin që ti lutej Kara Mahmudit të ndaloje sulmin e tij kundër Malit te Zi. Pasha i Shkodrës iu pergjigj malazezëve se ndërshkimi i tij kunder rrebelëve do të ndalohej vetëm nëse ata do ti jepnin atij pengje nga familja e Njegoshit, te paguanin haraçin e vonuar prej 16 vjetësh dhe përfaqësuesit e tij të udhëhiqnin Malin e Zi. Por malazezët e mbledhur në 9 Qershor 1785 pranuan që t’i jepnin Pashait shkodran vetëm një pjesë të haraçit të vonuar[33] dhe asgjë më shumë. Në shkëmbim të kësaj mosbindje, Pasha iu premtoi atyre një ‘vizitë’ të shpejtë.[34] Me 13 Qershor 1785 ai u nis nga Shkodra me 30.000 ushtarë dhe kalorës që mbanin me vete 3 topa per të sulmuar Malin e Zi. Luftimet e Pashës me malazezët filluan në 18 Qershor dhe vazhduan deri më 22 Qershor 1785 kur ushtritë shqiptare hynë triumfalisht në Cetinje. Aty, ata shkatërruan dhe dogjën bazat e terroristëve malazezë sëbashku me manastirin e Cetinjes.[35] Pas 4 ditësh luftime malazezët iu bindën Pashës se tyre shqiptar, dhe i dhanë atij haraçin dhe pengjet e nevojshme.

Pas nënshtrimi të malazezëve trupat shqiptare lanë Cetinjen dhe u drejtuan për në Shkodër, duke kaluar buzë bregdetit Adriatik nëpër zotërimet venedikase. Porta e Lartë në Stamboll që kishte mësuar aktin heroik të Pashës shkodran, e shpërbleu vëllanë e të fundit, Ahmet Bushatin me gradën Pasha i Ohrit. Ajo i fali me këtë rast edhe Pashës të gjithë mosmarrëveshjet e tij te mëparëshme me Stambollin.[36] Por gjatë kthimit për në kryeqytetin e Gegërisë, pastroviçasit që i kishin premtuar bindshmëri më parë Kara Mahmudit, u sollën në mënyrë arrogante me të fundit. Pashës shqiptar i ishte kërkuar në fakt që më pare nga miku i tij, Kapudan Pashë Hasani, që të sulmote sundimet venedike në Adriatik, në mënyrë që të provokonte luftë me ata në kundërpërgjigje të konfliktit venedikas me Beun e Tunizisë. Dhe tani rasti ishte i volitshëm. Për këtë arsye, Pasha malazezsundues vendosi që të tregojë forcën arnaute edhe mbi venecianët. Për këtë ai vrau arrogantët venedikas të Pastroviçit që nuk i dhane atij rrespektin e duhur ne pritje, dhe kreu sulme ndërshkuese në të gjitha zonat përreth.[37]

Pas kthimit ne Shkodër, Kara Mahmudi në bashkëpunim me mutessarrifin e ri të Delvinës, Ali Pashë Tepelënën, vendosi që të sulmonte Elbasanin dhe Beratin. Lufta kundër këtyre qytetesh bëhej në përgjigje të shtytjes që Ahmet Kurt Pasha i kishte bërë Sulejman Bej Verlacit që të ndante motrën e Pashës të martuar me Vërlacin. Fushata që Pasha shkodran sëbashku me Ali Pashë Tepelenën nisën kundër Elbasanit dhe Beratit shkoi mbarë në fillim. Sulejman Bej Vërlaci i frikësuar nga marshi i Bushatllijve, pranoi të rimartohej me motrën e tyre dhe ta mbylli mosmarrëveshjen pa lufte. Si rrjedhojë Ahmet Kurt Pasha u detyrua që të perballet i vetëm me sulmet e pashallereve toskë dhe gegë. Por fushata e Kara Mahmudit dhe Ali Pashës kunder pashës beratas nuk arriti që ta hedhë Ahmet Kurt Pashën nga pushteti. Ky i fundit me ndërhyrjen e Venedikut në Portën e Lartë, arriti të bindi Stambollin që të dergoj Kapudan Hasan Pashën qe ti kërkojë Pashait gegë t’i japi fund derdhjes së gjakut musliman.[38] Por edhe pas kësaj kërkese, Pasha shkodran morri nga zotërimi i Kurt Pashës kështjellën e Peqinit, më Dhjetor të 1785. Aty, ai vendosi nipin e tij Mahmud Beun si kullukçibash, dhe pas kësaj u kthey në Shkodër për të marrë gruan e tij të pestë, vajzën e Kahreman Pashës nga Peja.[39]

Mbi fitoret e Pashës Bushatlli, Mulla Husein Dobraci, që ishte bejtexhi në pallatin e Pashës në fund të 1785, shkroi edhe këto vargje triumfante:

 

Molla Hysejnit i thanë:

– Tabakë e Terzi po thonë,

Toskë e Gegë u panë

Elbete nje kangë e donë…

Mahmud Pasha i hypi atit

Shkon asqerit tue i thanë

– Me Kurt Pashën e Beratit

sot me sot do ndajmë mejdanë…

Kurt Pasha del ne Teqe

Pa njizeteshtatë bajrakë,

i shkulën mjekër’ e musteqe

Prej frike i ra te paktë      [40]

 

 

 

 

1.2  NDËRSHKIM PABESIVE TË VENEDIKASVE

 

Ndërhyrja e Venedikut kundër Pashës pranë Portës së Lartë, e mërzitën jashtë mase Kara Mahmudin. Për këtë spiuni venedikas në pallatin e Pashës, padre Erazmo da Banjo edhe i spiunonte Venedikut më 22 Dhjetor 1785 se në pallatin Bushatlli nuk bëhëj tjetër fjalë, përveçse dëshirës për të vendosur Venedikun nën haraç:

 

… qui non si parla in Seraglio, e da piu Signori Adirenti al Passa, che presto si deve prender a Venezia un buon Tributo, che molti poi lo fanno arrivare a 20 e 30 mille Zecchini, ed’ io stesso l’ho inteso dalla boca istessa del Passa, non ho dieci, giorni, che iscialla kemi mar Venedicut gni arac fort’ imir, e che faranno gl’ allaggienenti sotto Zara sulla primavera…[41]

 

Si rrjedhojë e konspiracive në Portën e Lartë kundër Kara Mahmudit, nga Venediku dhe Ahmet Kurt Pasha, ai, vella i tij – Ahmet Pasha i Ohrit dhe Ali Pashë Tepelena i Delvinës u shpallën rrebelë. Ata u rrëzuan nga postet e tyre dhe valiu i Rumelisë dhe Bosnies u urdherua që të zbatoj urdhërat.[42]

 

Shteti osman dëshmoi tronditje të reja ne status quonë e tij në kohën kur Pasha shkodran u rrëzua nga posti. Krimet ruse në Krime dhe rrebelimet greke të shtyra nga Katerina II (që ishte bërë Carinë e Rusisë pas vrasjes së burrit të saj) çuan Koxha Jusuf Pashën, guvernatorin e Moresë që të shpallet sadrāzam (Kryeminister) në Janar të 1786.[43] Duke qënë mik i Kara Mahmudit dhe në dijeni të trimërive të Ali Pashës gjatë fushatave osmane në Balkan, ai i fali të tre pashallarët shqiptar me 5 Mars 1786 dhe i kërkoi divanit perandorak që t’iu rinjohë atyre postet dhe pozitat e mëparshme.[44]

Më të marrë faljen nga Porta e Lartë, Kara Mahmudi vendosi të hakmerret me Venedikun dhe të vinte nën haraç tokat e saja dalmate. Për këtë ai u nis nga Shkodra më 24 Mars 1786, për në Podgorice.[45] Aty mblodhi rreth 500 malësorë malazez[46] të cilëve iu kërkoi bashkëpunim gjatë fushatës që Pasha do të ndërmerrte kundër Venedikut.[47]

Pashai shkodran morri një sërë aksionesh kundër Venedikut përgjatë muajit Prill 1786. Por sulmi i tij final kundër tyre erdhi në fund të Majit, kur në krye te ushtrive shqiptare ai marshoi mespermes Malit të Zi dhe Bosnjes. Duke kaluar nëpër qytetet Venedikase si Nogoste dhe Rizanja, ai nënshtroi zotërime të shumta venedikase në Adriatik. Në shenjë fitoreje, ai dërgoi në Shkodër më 12 Qershor 1786 dhjetë koka venecianësh (rizanjotësh) dhe rrebelësh sllav.[48]

Si edhe me parë, Porta e Lartë dhe sadrāzam Koxha Jusuf Pasha u gëzuan me avancimet e Kara Mahmudit nëpër tokat Venedikase. Për këtë arsye, ata jo vetëm që nuk ia vunë veshin qarjeve të venedikasve ne Stamboll kundër Pashës shkodran, por në të kundërt i dhanë atij titullin vezir.[49] Venicjanët që nuk panë ndonje rrugëdalje tjeter me ghazin shqiptar, u detyruan që ti japin të fundit haraçin e kerkuar. Qyteti i Kotorrit i ofroi Pashës 200.000 grosh për haraç, edhe pse Pasha iu kerkoi 500.000.[50]

Megjithatë avancimi i Kara Mahmudit nuk u ndal vetëm në tokat venedikase. Trupat e tij hynë pas kësaj ne Bosnie, Kosovë, Maqedoni dhe Sërbi duke vendosur rregull dhe urdhërin Bushatlli. Por avancimi i madh i Pashait shqiptar e shqetësoi jashtë mase Porten e Larte. Ushtarët e Kara Mahmudit konfiskuan në një rast edhe rrogat e jeniçerëve të Beogradit. Në një rast tjetër BejlerBeu i Rumelisë u ndalua nga trupat e tij që të shkoj në Manastir.[51] Shumë kadij, bejlerë dhe pashallarë u ankuan pranë Bāb-i Ālisë kundër ekspansionit të Kara Mahmudit. Disa prej tyre thanë edhe atë se Pasha i Shkodrës po planifikonte të pushtonte Nishin, Sarajevën dhe Selanikun dhe të shpallej mbret. Kishte nga ata që mendonin se ai donte te zëvendësonte vetë sulltanin.[52] Avancimi i Kara Mahmudit nëpër Ballkan arriti kulmin kur ai rrethoi Sarajevën. Në këtë rast Bāb-i Āli e shpalli atë rrebel dhe urdhëroi Mehmet Pashë Çaushollin që ta zëvendësojë. Megjithatë vendimi kundër tij u vu në jetë në Maj të 1787, kur zera u hapën në Stamboll që thonin se Pasha po planifikonte të sulmonte Edirnenë (Adrianopojën) me 25.000 ushtare. Këto zhurma vlejtën mjaft në Stamboll, për të nxitur thirrjen për xhihad kundër Pashait rrebel. Şeihulislami nxorri fetvanë dhe e shpalli Pashën rrebel, kurse sulltan Abdülhamidi I kërkoi ekzekutimin e tij.

Për të ekzekutuar Pashain rrebel të Shkodrës, Bāb-i Ālija urdhëroi Mahmud Pashë Ajdoslliun. Ai do të drejtonte trupat që do të sulmonin Pashën rrebel, me trupa tokësore që do te vinin nga Bosnia, Shqipëria dhe Rumelia, sëbashku me anije nga deti.[53] Kara Mahmudi u hodh i pari ne luftë kundqr sulmuesve. Ai u largua për në Kosovë me 20.000 ushtarë. Aty, sëbashku me të vëllanë Ahmet Pashën, nënshtroi pashën e Gjakoves, dhe sulmoi trupat e Mehmet Pashë Çaushollit në Manastir të cilat i theu.[54] Në të njëjtën kohë vëllai i tij, Ahmeti, sulmoi valiun e Rumelisë në Shkup.[55] Pas ketyre fitoresh, Kara Mahmudi u tërhoq në kalanë e Shkodrës, kurse i vellai organizoi rrezistence ne veri te qytetit me ndihmën e malësorëve, nga ku Pasha i Bosnjes pritej të vinte.[56] Por boshniakët e mundën rrezistencën shqiptare më 20 Gusht 1787. Gjatë kesaj thyerje Ahmeti Bushati u kap me tradhëti nga disa shkodranë, të cilët e vranë dhe ia këputën kokën.[57]

Ushtritë osmane hynë në Shkodër në fund të Gushtit 1787. Mehmet Pashë Çausholli, familja e të cilit ishte dëbuar nga Shkodra përpara 30 vitesh nga i ati i Kara Mahmudit, iu bëri thirrje shkodranëve që ta dorëzonin qytetin në paqe dhe të pranonin atë si mutesarrif. Por shkodranët nuk iu dorëzuan ofertës së shkodranit Çausholli. Në të njëjtën kohë Kara Mahmudi u mbyll në kështjellë me 250 deri 900 besnik të tij. Çausholli që u bind se Shkodra nuk dorëzohej në paqe, filloi ta bombardojë. Në të njëjtën kohë, ushtarët anti-bushatlli kryen shumë reprezalje nëpër qytet. Meqënëse në ditët kur Kara Mahmudi ishte rrethuar, shteti osman kishte hyrë në luftë kundër Rusisë, kjo çoi shume nga rrethuesit e qytetit të largohen nga rrethimi për te luftuar në frontin rus. Një ndër ata ishte edhe Ali Pashë Tepelena,[58] trupat toske të të cilit marshuan drejt Danubit ku iu dhanë një grusht të fortë ushtrive austriake[59] që po sulmonin Devletin.

Megjithë gjendjen e luftës në Devlet, Kara Mahmudi dhe rrethuesit e tij vazhduan qëndresën per 4 muaj te tjere. Kjo status quo do të prishej vetëm më 25 Nëntor, kur mbështetësit e Pashës nën Tahir Agë Jukën u rrebeluan dhe organizuan një sulm të papritur guerril në prapavijat e ushtrisë osmane. Kara Mahmudi, rezervat ushqimore të të cilit po mbaronin, e shfrytëzoi këtë rrevoltë për të dalë nga kështjella e Rozafatit dhe sëbashku me rrebelët shkodrane sulmoi ushtritë e Mehmet Pashë Çaushollit që ishin c’orientuar dhe trembur nga rrebelimi i Tahir Agës. Në luftimet që rrodhën, ushtritë rumeliase, shqiptare dhe boshniake u thyen dhe ç’organizuan. Mehmet Pashë Çausholli u kap i gjallë dhe iu këput koka nga malësorët e Shkodrës të cilët e çuan kokën e tij si trofe te Pasha Bushatlli. Ato pak anije që kishin ardhur për të rrethuar Shkodrën u tërhoqën në kaos pas kesaj fitoreje. Kara Mahmudi arriti të vendosë paqe dhe miqësi me kapudani vezirin e flotës osmane dhe me pashën e Bosnjes. Ish-armiqtë e Pashës që tashmë ishin bindur në mirësinë dhe forcën e tij, shkuan aq larg saqë sëbashku me popullin e Shkodrës t’i apelojnë Divanit osman që të falë Kara Mahmudin. Në të njëjtën kohë Kara Mahmudi lëshoi të gjithë të burgosurit që ai pati zënë nga ushtria e Mehmet Pashë Çaushollit, vezirit të Rumelisë dhe të tjerë.[60]

 

 

 

1.3  LUFTË KUNDËR INTRIGËS AUSTRIAKE

 

Gjatë kohës kur Kara Mahmudi ishte i rrethuar në Shkodër, Perandori Jozef II i Austrisë and Caresha Katerina II e Rusisë, arritën konsensus për të dëbuar popullsinë muslimane nga Evropa osmane. Si rrjedhojë, Rusia filloi agresionin e saj kundër Khanit tatar Shahin Girai dhe aneksoi Krimenë muslimane, ndërsa vejusha gjermane Katerina II deklaroi dëshirën e saj për të rindërtuar Bizantin dhe të vendosë nipin e saj, Konstandin Pavloviçin si perandor të tij. Kundër kësaj kryqëzate pankristjan, osmanët u detyruan që në 15 Gusht 1787 t’i shpallin xhihad Rusisë.[61]

Në kohën kur Kara Mahmudi ishte i rrethuar në Shkodër, spiunët ruse dhe austriak u munduan që të rekrutojnë sa më shumë dezertorë osmanli për në kampin e tyre. Duke përfituar nga pozita e dobët e Pashës shkodran, në fund të 1787 dhe fillim të 1788 perandori Jozef II u mundua më të gjitha mënyrat që ta blejë Pashën shkodran dhe komandantë te tjerë osmanli.[62] Austriakët e shihnin dezertimin e Kara Mahmudit në krahun e tyre si një shans për gjurulldi në Ballkan, që do t’u jepte mundësi të pushtonin Bosnjen. Por edhe rusët kishin skemat e tyre me Kara Mahmudin të cilin donin ta hidhnin në sulm kundër trupave osmane ne Greqi dhe Maqedoni. Për këtë arsye, spiunët austriak zbritën në Mal te Zi që në vitin 1787 dhe u munduan që të blejnë Pashain rebel të Gegërisë.

Përpjekjet austriake për ta kthyer Pashain shkodran në dezertor, dukej sikur po ndihmoheshin edhe nga armiqësia që sulltan Abdülhamidi I tregonte kundër tij. Nga kjo armiqësi edhe popullsia shkodrane po e humbte besën e saj në Pashën e tyre. Rrebelime kundër tij u panë në Shpuzë, Krujë etj, ku bejlerë shqiptar deshën ta rrëzojne atë me cdokusht.[63] Pashai shkodran  filloi të bëhej paranoiak me bejlerët dhe agallarët e tij nga Shkurti deri në Mars të 1788-es. Në 29 Mars 1788 ai ekzekutoi edhe Tahir Agë Jukën, veteranin e rrethimit te Shkodrës, pasiqë i fundit përgatiti një plot me Pashën e Bosnjes kundër tij.[64]

Duke parë gjendjen e tendosur në vend, austriakët iu afruan Pashës me shpresa te mëdha. Në Mars të 1788, ata edhe i dhuruan atij disa dhurata të shtrenjta. Një pistoletë dhe një shpatë. [65] Në 1787 kur ai fitoi mbi valiun e Rumelisë, Jozefi II i pati dhuruar 50.000 dukate dhe dhurata të tjera.[66] Për të rekrutuar Pashën, Austria dërgoi në Mal te Zi dhe në Shqipëri, kolonel Vukasoviçin që t’i premtonte atij pamvarësinë. Rusët gjithashtu udhezuan princ Ostermanin që të ngarkonte ambasadorin e tyre në Venedik A. Mordinovin që të mundohej të blinte Pashën. Në mbështetje të ketyre planesh, 2 spiunë, Ivan Oliveri dhe Savo Mirkoviçi u caktuan si emisarë që komunikonin me Pashën nëpërmjet priftit katolik – spiun te Venedikut, Padre Erazmos.[67] Megjithatë, rusët nuk patën sukses me Pashën, i ati i të cilit i pati masakruar ata në Greqi më 1770.[68]

Por me austriakët puna dukej ndryshe. Mendjelehti Jozef II kujtoi se mund t’a rekrutonte Pashën arnaut në kampin e tij. Në 29 Prill 1788 gazeta franceze “Courrier de l’Europe” raportonte sikur perandor Jozefi II kishte marrë letër nga Pasha, i cili i shprehte gadishmërinë për t’u kthyer në dezertor. Austriakët caktuan edhe një spiun të quajtur De Bronjar të negocionte me Pashën nga Prilli deri në Qershor të 1788. Në vizitën e tij finale më 15 Qershor 1788 De Bronjari me tre shoqëruesit e tij, patën disa ditë biseda të nxehta me Pashën rrebel. Ata e kërcënuan të fundit që të hapte Shkodren për ushtrinë e tyre nën Filip Vukasoviçin, perndryshe ata do të bombardonin qytetin.[69] Por Pasha që siç duket u ofendua nga kërcënimet austriake, në 20 Qershor 1788, pasiqë e percolli delegacionin në fjalë në fshatin Muriq jashte Shkodres, ekzekutoi De Bronjarin dhe spiunët që ishin me të. Trupat e tyre i hodhi në një gropë, ndërsa kokat e tyre, si dëshmi fotografike te besnikerise së tij ndaj Devletit, i çoi ne Stamboll.[70] Këshilltari Venedikas në Durrës, A.S. Markoni, i reportonte për këtë ngjarje Venedikut se Pasha i Shkodrës pasiqë i morri 20.000 zekina zyrtareve të Vjenes ua shkurtoi kokat dhe sëbashku me letrat e tija i nisi për në Stamboll, për të marrë faljen e sulltanit.[71]

Vrasja që Kara Mahmudi  bëri spiunëve austriak, ishte nje akt normal i një patrioti shqiptar dhe ajani musliman të shekullit të 18 që mbronte vendin e tij nga agresorët. Armiqtë kristjan bënin të njëjtën gjë për muslimanët që ata zinin. Eleminimi që Kara Mahmudi iu beri austriakëve, kishte lidhje edhe me poshtërsitë që ata po i bënin Shqiperise mbas shpine. Ata i kishin premtuar mbretit të Napolit Shqipërinë si shpërblim nëse ai do të kontribuonte 30.000 ushtarë kundër osmanëve. Kurse malazezëve ata i kishin premtuar në 1774 se “nëse territoret sërbe do t’u merrnin nga osmanët, zona e Zetës së Sipërme dhe të Poshtme, kalatë e Podgoricës dhe Zhabljakut dhe i gjithë territori i bregut të lumit Buna” do tu kalonte atyre.[72] Kjo dyfytyresi austriake dhe për më tepër tradita patriotike e familjes se Kara Mahmudit me osmanët e çuan atë qe të shperblente Jozefin II me këtë turpërim. Për më tepër, Pasha nuk i harroi kurrë paralajmërimet që koloneli austriak i pati dhënë atij në 1784 mbi planet ogurzeza austriake kundër Shqipërisë. Për këtë arsye, Eduard Creasy thotë me të drejtë se Jozefi II u tregua aq i trashë me Kara Mahmudin saqë te mos kuptonte që mos-bindja e Pashës ndaj sulltanit nuk mund ta bënte atë kurre tradhëtar të kombit dhe fesë së tij.[73]

Pas eleminimit të austriakëve autoriteti i Pashës u stabilizua jashtë mase në popullsinë e Shkodrës. Ata panë tek ai tanimë një ghazi të vërtetë që edhe pse rrebel ndaj khalifit të tij në Stamboll, i qëndronte sërisht besnik Dar-al-Islamit.

 

 

* *          *

 

Mirëpo Jozefi II që ishte ofenduar jashtë mase nga aktet e Pashës shkodran, u hodh në agresion të pandalshem kundër muslimanëve ballkanas. Në këtë agresion ai pati një mbështetje të madhe nga rajat lokale të cilat formuan banda dhe luftuan kundër rregjimit vendas osman.[74] Jozefi II sponsorizoi dhe shtyu banditët malazezë që të çojnë krye kundër Shkodrës. Për këtë kolonel Filip Vukasoviçi u dergua në Mal të Zi për të mobilizuar dhe armatosur banditët rajanë në luftë kundër Shkodrës. Vukasoviçi bleu armë në masë nëpër Ballkan, si në Senicë pranë Bosnies dhe rekrutoi ushtarë në mbarë Malin e Zi dhe zotërimet Venedikase per rrebelimin e planifikuar.[75] Përballë këtij agresioni Kara Mahmudi nuk qëndroi duar kryq. Ai marshoi kundër Shpuzes dhe dëboi që aty terroristët lokal dhe shefat e tyre austriak. Këto akte parandaluese ushtarake çuan misionin e Vukasoviçit në dështim. Një rrol të veçantë në këtë mes patën edhe intrigat ruse me vladiken Pjetër I i cili nuk favorizonte prezencën katolike austriake ne Malin e Zi ortodoks.[76]

Gjatë kohës kur Pasha shkodran ishte në luftë me austriakët, Devleti Osman u përball me një lufte dyfrontale nga austriakët dhe rusët. Në pranverë të 1788 ata humbën Bosnjën dhe Moldavinë. Aleksandër Ipsilanti, hospodari i Moldavisë i tradhëtoi osmanët në pikën më të vështirë të luftës së tyre.[77] Megjithatë në kohën kur Kara Mahmudi dëboi austriakët nga Shpuza, në Stambol, sulltan Abdülhamidi I vdiq. Ai u zëvendësua nga nipi i tij, Selimi III më 7 Prill 1789.[78] Duke qënë se Selimi III kishte qënë ne konflikt me xhaxhain e tij me parë, pas ardhjes së tij devleti pa ndryshime rrënjësore në administratë. Ai largoi sadrāzamin armiqësor të Pashës shkodran, Gazi Hasan Pasha dhe e zëvendësoi me Giritli Husein Pashën. Edhe Şeyhulislami[79] i cili e pati deklaruar Kara Mahmudin rrebel më parë u largua. Duke përfituar nga këto ndryshime në shtet, Kara Mahmudi ri-apeloi për falje në Portën e Lartë më 7 Mars 1789 dhe kërkoi leje për të luftuar kundër austriakëve dhe rusëve.[80] Në të njëjtin muaj, ai dergoi për hesap të tij 6.000 shqiptarë në ndihmë të Pashës së Bosnjes. Lëvizjes së tij rusët iu pergjigjën duke dërguar 3 luftanije nga Trieste kundër sanxhakut te tij, kurse austriakët nën gjeneral Laudonin dhe me rrebelët malazez dhe shqiptarë katolik po planifikonin të sulmonin Shkodrën.[81]

Për të shqyrtuar çështjen e Pashës shkodran, sulltan Selim III vendosi Şemsedin Beun si shqyrtues të cështjes, i cili e shpalli atë të pafaj. Sëbashku me faljen, ai u ricaktua Pasha i Shkodres ndërsa i vellai Ibrahim Beu, u gradua Pasha i Ohrit.[82] Me të marrë faljen, Kara Mahmudi urdhëroi për mobilizim total në sanxhakun e tij për të kryer xhihad kundër Austrisë në Bosnje. Ai lëshoi urdhëra për rekrutim të çdokujt në sanxhak për luftë. Kush nuk merrte pjesë në xhihad, duhej te paguante. Pasanikët 150 grosh për person, të tjerët nga 70, 50, 30 dhe 14 grosh për person. Edhe priftërijtë u urdhëruan të paguanin. Kush nuk i bindej urdhërit për xhihad ekzekutohej. Kështu që në 3 Shtator 1789 ushtria Bushatllie doli nga Shkodra[83] për tiu bashkangjitur xhihadit në Bosnie, kundër kryqëzatës austriake. Ushtarë shqiptare nga Gjakova, Peja, Prishtina dhe vise të tjera të Kosoves iu bashkuan ushtrisë së Pashës kur ajo arriti në Prizren për në rruge për Bosnje. Edhe nipi i Pashës, Mahmut Beu iu bashkangjit ushtrisë Bushatase me 500 ushtarë nga Durrësi.[84]

Ushtria shqiptare nën Kara Mahmudin arriti shume suksese ne Bosnje. Megjithatë pas rënies së Beogradit ato pesuan humbje. Kara Mahmudi u angazhua në frontin Austriak përgjate viteve 1789 dhe 1790. Por vdekja e perandor Jozefit II në 20 Shkurt 1790, dhe ardhja e Leopoldit të II në fronin Austriak, e çoi të fundit që të mundohet të evitojë luftën dhe të merret me rrevoltat në Hungari dhe problemet që i vinin nga Hollanda dhe Prusia.[85] Në këtë kohë sadrāzami Xhazairi Hasan Pasha vdiq, dhe u zëvendësua nga Veziri i Madh Sherif Hassan Pasha.[86] Duke qënë ballkanas nga Rusçuku i Bullgarisë ai u tregua mjaft miqësor me ajanet ballkanas.[87] Për këtë, pas marrjes së pushtetit, ai e gradoi Pashën shkodran me titullin vezir dhe i dhuroi ejaletin e Anadollit dhe 600 qese me flori për të financuar luftën në Ballkan.[88]

Shqiptarët morrën pjesë aktive në luftimet osmane kunder ruso – austrikëve përgjatë të gjithë vitit 1790. Në Shkurt të 1791 sadrāzami Sherif Hussein Pasha u vra me urdhër nga sulltani në Shumla dhe u zëvendësua nga Koxha Jusuf Pasha që filloi negociatat për paqe.

Pashallarët gegë dhe toskë shqiptar si Ali Pashë Tepelena dhe Kara Mahmud Pashë Bushati, morrën pjese aktive ne luftërat e frontit osman përgjatë viteve në fjalë dhe dhanë shembull të mirë trimërie. Kara Mahmudi luftoi kundër austrikave në Vidin në Maj të 1791 me 25.000 trupa.[89] Kurse Pasha i Toskërise, Aliu i Janines, luftoi kundër agresorëve rusë nën Princ Repninin në brigjet e Danubit, të cilëve iu rrezistoi edhe pse trupat e tjera osmane u mundën.[90]  Megjithatë marrëveshja e Sistovës e 4 Gushtit 1791 e çoi konfliktin osmano – austriak në përfundim. Kjo marrëveshje i dha fund edhe luftës se Kara Mahmudit me Austrinë. Ashtu si në Sistove, marrëveshja e Xhasit me rusët ne Janar 9, 1792 përfundoi konfliktin ruso – osman. Me këto marrëveshje osmanët humbën shume toka, si Krimenë, Oczakovin dhe Besarabinë. Megjithatë në frontin toskë, Ali Pasha mundi që pas kësaj lufte të shtrijë ndikimin e tij ne Toskëri dhe nipi i tij, Mehmed Pasha, që ishte zënë rob nga rusët në Rimnik u lirua.[91] Pasha i Shkodrës u kthye në Gegëri më Tetor të 1791 sëbashku me nipin e tij Mehmet Pashën dhe kunatin, Rustem Beun. Njerëzia fliste se ata kishin sjell pasuri të madhe nga fronti i luftës.[92]

 

 

 

1.4  RREBELIM DHE MARTIRIZIM

 

Mbarimi i luftës me austriakët dhe rusët nuk provoi i qetë për Kara Mahmudin. Edhe pse ai ishte falur nga Bāb-i Āli me kusht që të mos kryente më luftëra me pashallarët dhe bejlerët lokal, ai u detyrua që të ketë luftime të ndryshme në Mal te Zi dhe Shqipëri ne vitet qe rrodhën. Luftërat e tija u përqëndruan kundër terrorizmit malazez dhe banditërise lokale. Rrebelizmat e Kara Mahmudit nuk ishin unike për shtetin osman në këto kohë, që në historinë e tij njihen si periudha e disintegrimit. Duke qënë se shteti nuk kishte fuqi të sponsorizonte ushtritë e tij, u detyrua që të mbështetet jashtë mase në forcën e ajanëve lokal të cilët merrnin pjesë pothuajse vullnetarisht në luftërat osmane.[93] Si shpërblim për kontributin e tyre ata fitonin më shumë autoritet dhe pamvarësi në kohë paqeje. Paqja e Xhasit dhe Sistovës e ndryshoi situatën e ajanëve musliman ballkanas në mënyre drastike. Ali Pashë Tepelena psh. në këtë kohë kontrollonte shumicën e Shqipërisë Qëndrore dhe Epirin Jugor, nga Elbasani deri ne Gjirin e Korintit.[94]

Pasvanoglu Osman Pasha, një ajan boshniak që kaloi një pjesë të mirë të jetës së tij në Shqipëri, morri nën kontroll Vidinin në 1791 pas kthimit nga fronti osmano – rus. Duke qënë se pas paqes në fjalë, sulltan Selimi III toleroi terroristët sërb si Gjergj Petrovicin që të ktheheshin në Sërbinë osmane dhe të bëjnë terror mbi popullatën muslimane shqiptaro – boshniake, shumë jeniçerë dhe ajanë shqiptaro-boshniak te dëbuar nga Sërbia iu bashkangjitën veteranit musliman boshniak, Pasvan Oglluse, ne rrebelim të hapur kundër politikës së Portës së Lartë që po toleronte rajat te masakronin muslimanët e Serbisë. Si rrjedhojë, figura rrebele e veteranit islamik të luftës Pasvanoglusë, që iu dilte në krah shqiptaro – boshniakëve të dëbuar, morri ngjyrat e një heroi musliman ballkanas.[95]

Por pas viteve 1790 devleti osman kishte filluar të humbte autoritet edhe gjetkë përveç Ballkanit. Në Anadoll, Arabi, Egjipt, Siri dhe Irak, ajanë të fuqishëm dolën në skenë që injoruan pushtetin qendror osman. Në Egjipt dhe Irak, mamlukët dolën në skenë dhe dëbuan pushtetarët osman. Në Arabi, vahabitët ishin në rrebelim kundër devletit që nga ditët e Mehmet Pashë Plakut. Ndërsa në Siri jeniçerët shqiptarë dhe boshniak nën udhëheqjen e boshniakut Ahmed Xhezar Pashës kishin marrë vendin nën kontroll.[96]

Një fakt tjetër që çoi në disintegrim të Devletit në këto kohë ishte edhe reforma e Nizām-i Xhedidit (Urdhërit të Ri) të cilin sulltan Selim III filloi me ushtrinë. Reformat në fjalë antagonizuan jeniçerët dhe ulematë kundër sulltanit. Ata i panë këto reforma si anti-islamike[97] dhe e panë Selimin III si “kaurr” sulltan. Kundër këtyre reformash u rrevoltuan edhe shumë shqiptarë,[98] të cilët arritën kulmin e tyre ne vitet 1830, me kryengritjen panislamike të Mustafa Bushatit në Gegëri dhe Kapudan Husein Gradashqevicit në Bosnje.

Pasojë e mbarimit të luftës austro – ruse kundër osmanëve, ishte zhytja e Ballkanit nëpër gjurulldi dhe kaos social. Shfaqja e bandave të Xhelalive dhe Kërxhallive[99] që u krijuan nga veteranët e luftës në fjalë, çuan Pashën gegë të nderhyjë militarisht për të vënë rregull në sanxhakun e Gegënisë. Ai nënshtroi shumë pashallarë, bejlerë dhe rrebelë të Shqipërisë Qëndrore. Zonat e Shkupit, Dukagjinit, Prizrenit, Prishtinës dhe Ohrit erdhën nën sundimin e tij. Megjithatë fushatat e Kara Mahmudid krijuan shqetësim në Stamboll. Vetë anëtarë të familjes së tij, si i vëllai Ibrahim Bushati i Shkupit dhe i nipi Mehmet Pasha i Elbasanit i rrefuzuan këtë ekspansion të Pashës dhe kërkuan ndërhyrjen e Stambollit. Si rrjedhojë Bāb-i Āli (Porta e Larte) e hoqi Pashën shkodran nga posti i tij dhe e zëvendësoi me të vëllane, Ibrahim Pashë Bushatin. Ebu Bekir Pasha i Beogradid, që ishte edhe Bejlerbeu i Rumelisë në këtë kohë, u ngarkua më detyrë që të heqe Pashën nga posti. Në këtë fushatë, Ebu Bekiri u ndihmua nga Ali Pashë Tepelena, Ibrahim Pashë Vlora i Beratit, Xhafer Pasha i Shkupit, Mustafa Pasha i Krujes, Mehmet Pasha i Elbasanit dhe i vellai i Pashës, Ibrahim Pasha. Nje ushtri prej 40.000 ushtaresh marshoi kunder tij serisht.[100]

Si në një dézhà vu me luftën e 1787, edhe kesaj rradhe Kara Mahmudi i luftoi sulmuesit jashtë Shkodrës fillimisht. Më pas u mbyll në kështjellën e Rozafatit me 500 besnikë te tij, ndërsa trupat osmane rrethuan Shkodren ne 20 Gusht 1793.[101] Ne kete fushate, Ali Pashë Tepelena qe kishte ambicjet e tija per ekspansion ne Shqiperi dhe qe ne 1792 ishte Pasha me besnik i Portës së Lartë ne Shqipëri, dha kontributin me te madh kunder Pashës shkodran. Me bijtë e tij ai kishte arritur qe te shtypte cdo kryengritje ne Jug te Shqipërisë dhe Maqedoni, e për kete Bāb-i Āliu edhe e kishte shperblyer me postin e mirmiranit dhe te birit, Muhtar Pashës i dha Ohrin ne 1794, qe me pare i perkiste Ibrahim Bushatit.[102] Keshtu që në verë të 1793, duke udhehequr nje ushtri te madhe shqiptare te perbere nga musliman e te krishtere ai marshoi ne Toskëri kunder Korçes dhe Ohrit qe me pare ishin nen juridiksionin e Kara Mahmudit. Duke patur qellim qe te heqe kercenimin e Kara Mahmudid nga Toskëria, ai i beri pushtimet ne fjale me nje shpejtesi rrufe. Per kete pune sulltani edhe e shperbleu me titullin Asllan (Luan).[103]

Megjithate Pasha shkodran i qendroi rrethimit panosman per tre muaj. Ne 30 Nentor 1793, kur rrethuesit ishin te lodhur nga shirat dhe i ftohti i Shkodres, ne bashkepunim me popullin e Shkodres ai sulmoi rrethuesit. Si ne 1787, ushtaret shqiptaret dhe boshniake u gjeten te hutuar dhe te papergatitur nga sulmi i Gegëve te ashper, qe i detyruan ata te marrin arratine drejt Elbasanit.[104]

Pasha i Shkodres qe nuk donte te antagonizonte Bāb-i Āli-në sërisht i shkroi asaj ne fillim te 1794 mbi fitoren e tij, dhe kërkoi faljen dhe mirëkuptimin e Stambollit për këtë luftë. Ne letrën drejtuar Padishahut, ai e siguronte këtë per besnikerine e tij dhe ne te njëjtën kohë denonconte konspiracine qe pashallarët shqiptare kishin ngritur kunder tij per te justifikuar agresionin e tyre.[105] Bāb-i Āliu iu pergjigje kerkeses se Pashës rrebel, duke i kerkuar atij qe kete ceshtje tia shpjegonte Şeyhulislamit, Sadrāzamit dhe Kapudan Pashës (qe ishte miku i tij personal). Nje nga parakushtet qe Divani osman i dha faljes se Pashës, ishte qe ai te garantonte qe nuk do te sulmonte pashallarët e tjere ne te ardhmen, tiu kthente bejlereve dhe pashallareve pronat qe ai ua kishte marre me dhune, dhe te behej mbeshtetes i zbatimit te “Nizām-i Xhedidit” ne Pashallëk. Kara Mahmudi i’u pergjigje ofertes se Portes se Larte, dhe nje vit me vone, ne 10 Mars 1795 ri-morri zyrtarisht postet dhe titujt ne Shkodër. Pashallarët e Gjakoves, Prishtines dhe Krujes u vunë ne vartësinë e tij gjithashtu.[106]

Megjithë premtimet, Kara Mahmudi sulmoi serisht ne 1795 ne Prizren te Kosoves Tahir Pashë Rrotullarin, qe kishte hequr nga pushteti nipin e tij, Mehmet Pashën. Duke hyre ne Prizren ne krye te shume trupave shkodrane dhe nga Shqiperia Qendrore, ne Shtator te 1795 ai kreu nje beteje te pergjakshme ne qytet ku asgjesoi rrezistencen kosovare dhe instaloi nipin si mutesarrif. Fitorja e tij ishte kaq impresive, saqë peshkopi katolik i Prizrenit, Mazreku, donte ta krahasonte ate me Makabeusin biblik apo me Skënder Beun. Peshkopi ne fjale vinte ne dukje se Kara Mahmudi kishte grabitur shume serbe dhe u fajesonte ate per perdorues te politikes ‘përça e sundo’ në Kosovë kundër pashallarëve dhe bejlerëve lokal.[107]

Viti 1794, deshmoi ndryshime drastike ne historine e Ballkanit dhe te Evropës. Tamam si ne Amerikë nje dekade më parë me Xhorxh Uashingtonin, edhe ne France levizja rrevolucionare – apo anarshiste kunder status quosë monarkike botërore, çoi aventuriere si Napoleon Bonaparti që te kthejnë rroten e historise. Duke permbysur rregjimin monarkik ne France, rrevolucionaret e rinj tamam si Hitleri në Rajhun e Tretë gjerman, vendosen qe te eksportojne idealet e tyre neper Evrope. Nuk ka asnje fare dyshimi se perballe ketij eksporti te dhunshëm, monarkitë evropjane do t’u bashkonin qe te luftonin rrezikun e tyre vdekjeprures. Duke qënë se Mali i Zi ishte kthyer tashmë nga vladika Pjetër Njegoshi ne protektorat rus qe ndahej me Austrinë; ai perbente rrezikun me te madh te ekspansionit bonapartist në Itali. Duke dashur qe te jene te lirë nga kthetrat ruse ne Adriatik, francezët preferonin ta shohin Karadagun (apo Malin e Zit) pjese te Devletit Osman. Dhe padyshim që njeriu i vetmi qe ishte ne gjendje ta ndermerrte kete akt patriotik me Malin e Zi ishte Pasha i Shkodrës. Ne menyre qe ta kishin atë në anën e tyre, ambasadori francez ne Venedik, l’Aleman, kishte kerkuar nga Parisi qe te çonin nje keshilltar ne Shkodër. Sipas tij Shkodra kishte kerkuar te kishte kontakte me Francen qe ne 1786. Kerkesa e L’Alemanit u pranua dhe Parisi dergoi nje keshilltar ne Shkodër ne 1795.[108]

Ne Tetor të 1795 i debuari korsikan, Napoleon Bonaparti morri nen kontroll ushtrine franceze ne Paris, pas shtypjes me dhune të rrevoltës se monarkistëve. Pas kesaj aventure te suksesshme, ai nisi Luftërat Napoleonike qe planifikonin te pushtonin Italinë veriore. Por pushtimi i Italise mund te behej i mundur vetem nese francezet krijonin diversion ne Mal te Zi. Si rrjedhojë ne Maj te 1796 ata derguan shtate oficere dhe inxhiniere ne Shkodër nga Sllovenia[109] sëbashku me shtatë anije te ngarkuara me ushqime dhe arme,[110] per te ndihmuar Pashën shkodran që të riçlironte Malin e Zi.[111]

Kara Mahmudi që kishte planifikuar të çlironte Malin e Zi prej kohësh nga duart e vladikes, vendosi që të shkoj përpara me planet e tij në verë të 1796. Perpara çlirimit të Karadagut ai e paralajmëroi vladikën Pjetër Njegosh të rrinte jashtë konfliktit. Por vladika, si shërbëtor i bindur rus që ishte veproi ndryshe dhe mobilizoi fiset e egra malazeze kundër Pashës shqiptar. Gjurulldia pan-kristiane që ai lëshoi kundër Pashës u përkrah edhe nga fiset katolike shqiptare të Malësisë së Shkodrës (Malësia e Madhe), Kuçit, Piprit dhe Palabardhit. Venediku, Rusia dhe Austria qe e kishin halë në sy Kara Mahmudin dhe planet franceze, ndërhynë haptazi në konflikt duke nxitur dhe armatosur fiset malësore të rajave katolik dhe ortodoks kundër Pashës musliman.

Me mbështetjen franceze te siguruar, Kara Mahmudi sulmoi Malin e Zi në Korrik të 1796. Trupat shqiptare që numeronin 20.000 ushtarë sulmuan Malin e Zi në mënyrën e njohur shqiptare, duke u ndarë në tre divizione. Divizioni i parë sulmues i ushtrisë shqiptare komandohej nga Kara Mahmud Pasha, i vellai Ibrahim Pasha, Osman Pashë Kavaja, Hasan Pashë Tirana, Abdyl Bej Gucia dhe Jusuf Bej Dibra. Nipi i Pashës, Mehmet Pasha, Ahmet Pashë Elbasani dhe Hasan Bej Hoti, komandonin divizionin e dytë. Ndersa Osman Pashë Nikshiqi, Kapedan Selim Nikshiqi dhe Kapedan Murat Kolashini komandonin të tretin. Fiset malazeze u udhëhoqën në këtë rrebelim nga vladika Pjetër Njegoshi dhe Joko Radoniqi.[112]

Sulmi i parë i shqiptarëve kundër Karadagut nuk prodhoi rezultatet e pritura dhe ata nuk mundën që të hynë në Cetinje si në 1785. Këtë herë, fiset rajane malazezeve ishin armatosur dhe barrikaduar më mirë se më parë nga protektorët e tyre rusë dhe austriakë. Si rezultat shqiptarët pësuan shumë humbje dhe u detyruan të tërhiqen për në Shkodër. Por Bualli i Shkodrës, siç Kara Mahmudi e quante veten e tij, nuk mundi ti lejojë rajat e tij të shkonin pa u ndërshkuar. Për këtë ai organizoi një sulm të dytë kundër Malit te Zi pas dy muajsh, në Shtator. Këtë herë ushtria shqiptare u nda në 4 divizione të cilat hynë thellë në Cërna Gora (Mal te Zi), deri në fshatin e Krushës.[113]

Ushtritë shqiptare arritën në brigjet e lumit Morava në 8 Shtator të 1796 ku u ballafaquan me malazezët që rrinin në anën tjetër të lumit. Edhe pse u munduan që ti ndjekin malazezët, ata nuk patën sukses. Lufta e trupave shqiptare vazhdoi kundër malazezëve deri në 22 Shtator 1796 kur luftimet kaluan në Piper. Të ndarë në katër kollona, ata sulmuan malazezet duke brohoritur slloganet e zakonshme me tekbire të shqiptarëve. Por rajat, që e njihnin më mirë fushëbetejën e tyre arritën ti fusin shqiptarët në kurth, duke bërë sikur po largoheshin nga beteja. Pasiqë i rrethuan, ata i goditën shqiptarët për rreth 4 orë[114] në një betejë që vazhdoi për jetë a vdekje.

Kontigjenti i vogël i Kara Mahmudit që e kuptoi kurthin ku kishte rënë u terhoq në fshatin e Piperit. Aty ata pritën perforcime nga Ibrahim Pashë Bushati. Por ai nuk erdhi në kohë.[115] Të rrethuar ne mes te kurthit armik vetëm pak ushtarë të Pashës arriten që të thyenin rrethimin malazez. Ndërsa Kara Mahmudi sëbashku me komandantët e tij më të virtyteshem, u tërhoq në një kishe në lagjen e Palabardhëve. Aty të rrethuar siç ishin ata luftuan deri në vdekje. Kara Mahmudi ishte një nga ata shumë martirë shqiptarë që u kthye në shehid në këtë fund Shtatori 1796 / Rabi’ul A’ual 1211. Por përpara se të vdiste ai mendohet të ketë vrarë rreth 32 malazezë.[116]

Rajat malazeze arritën ta vrasin Buallin e Shkodrës pas luftimesh te përgjakshme. Pasiqe ai dhe ushtaret e tij me besnik kishin vdekur, malazezët u hodhen mbi trupin e pajetë të luanin gegë si hijena te uritura. Duke treguar instikte kanibaleske, vladika Pjetër I Njegosh nuk e trajtoi Pashën siç ai e pati trajtuar këtë në 1785. Por si kanibal i etur për kafka, ai ia këputi kokën Buallit shkodran dhe ia morri skalpin me vete.[117] Kjo ishte dhurata më e mirë që një anthropofag mund ti tregonte fisit të tij të egër. Për ta nderuar sektin e tij kanibalist dhe për ti përngjarë sadopak shenjtit ortodoks sllav, Ivan Groznit të Rusisë, vladika Petroviç e vendosi kokën e Kara Mahmudit në manastirin e Cetinjes.[118] Sir Gardner Wilkinson që vizitoi Cetinjen 50 vjet më vone e pa kafkën e Pashës të ngulur në murin e “kalasë së turqve.”[119] Trupi i pajetë i shehidit shqiptar u varros në fshatin Krushë pranë Podgoricës, ndërsa skalpi i tij u ruajt nga malazezët në muzeun e Cetinjes deri në fillim të Luftës së Parë Botërore.[120] Në Palabardh të Piperit, sëbashku me Kara Mahmudin vdiqën edhe katër oficere franceze. Ndërsa francezet nën Bonapartin po i sillnin Evropës vlerat e Liberté, Égalité, Fraternité-së, aleatët e tyre shqiptar me në krye Buallin shkodran, ishin në luftë me xhepat më të errët të kanibalizmit kokëngrënës sllav të Evropës.


[1] Emerimi ndaj Kara Mahmudit si Buall i Shkodres, eshte bere per 2 arsye:

  1. per ti dhene nje analogji paralele me termin Asllan (Luan) i Janines qe kishte Ali Pasha
  2. ishte vete Pasha Bushatlli sipas letres se Aleksandro Albergetit date 24 Janar 1786, qe e ka therritur keshtu veten e tij perpara ushtareve te Ahmet Kurt Pashës:

“… andate e dite al vostro Passa, che cosi fa quel Bufalo di Scuttari e che s’apparecchi per la primavera che vera di nuovo a salutarlo..”

[2] Ne kete shkrim, inicialet E.R. nenkuptojne datat sipas Eres Sone apo Era e Re, ndersa ato AH, nenkuptojne datat sipas Hixhretit te kalendarit Islamik

[3] Iluminizem

[4] B. Shehu, Ceshtje Shqiptare ne Vitet 30 te Shekullit XIX, Prishtine, 1990, fq. 36

[5] S. Shaw, History of the Ottoman Empire and Modern Turkey, vol I, Harvard University Press, 1971, fq. 246

[6] A’yan, Encyclopedia of Islam, New Edition (EI, NE) p. 778

[7] H. Inalcik, in: Naff – Owen, Studies in Eighteenth Century Islamic History, Southern Illinois University Press, 1977, fq. 30 – 36

[8] B. Jelavich, Historia e Ballkanit, fq. 87

[9] M. Glenny, The Balkans, Nationalism, War and Great Powers, New York, 2000, fq. 23

[10] S. Frashëri, VI. Shqipëria nënë Tyrqitë. Shqipëria, Ç’ka Qënë, Ç’është e Ç’do të Bëhetë?, ribotim, Prishtine, 1989.

[11] J. Swire, Albania: The Rise of a Kingdom, New York, 1971, fq. 5

[12] J. Swire, op. cited, fq. 6

[13] Evlija Çelebi, Evlija Çelebi Sejjhatnamesi perkthim ne shqip: Shqiperia perpara tre shekujsh, Tirane, 2000, fq. 136 – 137

[14] S. Pollo & A. Puto, The History of Albania, London, 1981, fq. 95

[15] Karadagh, EI, NE, fq. 574 – 575

[16] Evlija Çelebi, op. cited, fq. 137

[17] S. Pollo & A. Puto, citet, fq. 95

[18] Historia e Shqiperise, Tirane, 1959, fq. 454

[19] N. Malcolm, cit, fq. 176

[20] Kara Mahmud Pasha, EI, NE, fq. 588

[21] Stavri Naci, Pashalleku i Shkodres nen Sundimin e Bushatllijve, Tirane, 1964, fq. 127

[22] S. Naci, fq. 127

[23] S. Naci, fq. 129

[24] W. Miller, The Balkans, Rome, 1908, fq. 406 – 408

[25] S. Shaw, fq. 258

[26] A.S.V. cons. di Durazzo, dt. 3/2/ 1784

[27] A.S.V. cons. di Durazzo, dt. 9/2/ 1784

[28] Ibid.

[29] Ibid. let. dt. 6/ 12/ 1784

[30] Ibid. let. dt. 1/ 3/ 1785

[31] Ibid. let. dt. 1/ 3/ 1785, fq. 286 – 287

[32] Shqiperia e Veriut ne Shek. XVIII [Letra te zev. Konsujve venedikas te Shkodres] [SHVSH XVIII], vol II: Leter e Jak Mark Sumes, 19 April 1785, fq. 211

[33] S. Naci, 156 citing Jovan Tomic in ibid.

[34] A.S.V. cons. di Durazzo, dt. 14/6/ 1785

“… alcuni Montenegrini sono stati in Scuttari ad’ inchinarsi allo stesso (Pasca), e giurarli sudditainza, nulla di meno gli disse ch’ aveva fatto giuramento andarli a visitare…”

[35] W. Miller, fq. 408

[36] A.S.V. cons. di Durazzo, dt. 28/6/ 1785

[37] S. Naci, fq. 153 – 159

[38] Ibid. fq. 168

[39] A.S.V. cons. di Durazzo, let. di A. Albergheti, dt. 24/1/ 1786, fq. 290

[40] Dh. Shuteriqi, Autore dhe Tekste, Tirana, 1977, fq. 89

[41] A.S.V. cons. di Durazzo, letter e padre Erazmo De Banjo, drejtuar konsullit Alesandro Albergheti, dt. 22/12/ 1785

[42] Cevdet Pasa, vol IV, fq. 97

[43] S. Shaw, vol I, fq. 258

[44] Cevdet Pasa, vol IV, fq. 98

[45] SHVSH XVIII, vol II: Letter of Jak Mark Suma, 2 April 1786, fq. 224

[46] Ne lidhje me kete ngjarje, antishqiptari francez dhe spiuni i Janines, Fransua Poquevilli qe vizitoi Shkodren ne shek. 19th, zhvilloi nje teori sipas te ciles thuhet sikur Kara Mahmudi te kete shpallur nje “Konfederate Ilirike” nen shembullin Skenderbegas. Megjithate kjo eshte nje perralle e pavertetuar nga dokumentat e kohes, por qe fatkeqesisht eshte pranuar si e vertete nga disa historiane te mevonshem.

[47] SHVSH XVIII, vol II: Letter of Jak Mark Suma, 2 April 1786, fq. 224

[48] Ibid Letter of Jak Mark Suma, 12 June 1786, fq. 230 – 231

[49] S. Naci, 177 citing J. Tomic, fq. 209 – 210

[50] Ibid. fq. 177

[51] A.M.P.R.J. doc. 678, section: Russo – Turkish Relations, S.N., fq. 293

[52] B. Petkovic in “Mahmud Bushatlija (1787 – 1796)”, fq. 211 – 215, S.Naci, fq. 180

[53] Historia e Shqiperise, 1959, fq. 440

[54] A.S.V. cons. di Durazzo, let. di A. Albergheti, dt. 16/6/ 1787, fq. 295

[55] A.M.P.J.R., Turko – Russian relations, dok. 332, dt. 5/ 16 December 1787, fq. 295

[56] Historia e Shqiperise, 1959, fq. 440

[57] B. Petkovic, fq. 217, S.Naci, 1964, fq. 192

[58] S. Naci, fq. 194

[59] E. Creasy, History of the Ottoman Turks, Beirut, 1961, fq. 500

[60] SHVSH XVIII, vol II: Letter of Jak Mark Suma, 30 November 1787, fq. 238

[61] Abd Al-Hamid I, Encyclopedia of Islam, fq. 63

[62] E. Creasy, History of the Ottoman Turks, London, 1878, fq. 430

[63] S. Naci, fq. 200

[64] A.S.V. cons. di Durazzo, let. di Marko Kabashi, dt. 16/4/ 1788, fq. 307

[65] A.S.V. cons. di Durazzo, let. di Marko Kabashi, dt. 11/5/ 1788, fq. 308

[66] N. Nikaj, fq. 120

[67] S. Naci, fq. 202 – 203

[68] Historia e Shqiperise, 1959, fq. 428

[69] S. Naci, fq. 205 – 206

[70] I. Zamputi, Il Settecento Veneziano e l’Albania, Trieste, 1941, fq. 78, in S.N. 1964, fq. 206

[71] A.S.V. cons. di Durazzo, let. di Anxhelo Stefano Markoni, dt. 25/6/ 1788, fq. 207

“…Oggi all’ore 22 capito una Brazzera da Boggiana, la quale sbarco un bravo, o sia Deli di questo comandante, e porto la nuova che Mahmut Passa di Scuttari dopo aver ricevuto da venti milla Secchini da quattro inviatti del General Imperial, che s’attrova a Monte Nerro, e gli fece a tutti tagliar la testa, e unitamente alle lettere spedir in Costantinopoli, per potersi procurare il perdono del suo Sovrano… “

[72] Historia e Shqiperise, fq. 442

[73] E. Creasy, fq. 430

[74] E. Creasy, fq. 430

[75] S. Naci, fq. 213

[76] Ibid, fq. 215

[77] S. Shaw, Between… p 32

[78] Selim III, EI, NE, fq. 133

[79] S. Shaw, Between Old and Neë, Harëard University Press, 1971, fq. 32 – 34

[80] Cevdet Pasa, vol IV, fq. 358 – 360

[81] S. Naci, fq. 215 – 216

[82] Ibid, fq. 216 – 217

[83] I. Zamputi, Il Settecento …, fq. 78, in S.N., fq. 217

[84] A.S.V. cons. di Durazzo, let. di A. S. Marconi, dt. 12/ 9/ 1789, fq. 218

[85] S. Shaw, Between… fq 49

[86] Sherif HASAN PASHA, EI, NE, fq. 253

[87] S. Shaw, Between… fq 49

[88] Cevdet Pasa, vol V, fq. 20

[89] SHVSH XVIII, vol II: Letter of Jak Mark Suma, 20 May 1791, fq. 243

[90] S. Shaw, Between… fq. 62

[91] Ibid, fq. 62 – 66

[92] SHVSH XVIII, vol II: Letter of Jak Mark Suma, 30 October 1791, fq. 246

[93] S. Naci, fq. 177

[94] S. Shaw, fq. 267

[95] Paswan-Oghlu, EI, NE, fq. 284

[96] S. Shaw, Between… fq. 221 – 227

[97] M. Maksudoglu, op. cited. fq. 204

[98] B. Shehu, Ceshtje Shqiptare… fq. 44

[99] Kerxhallite ishin veterane musliman te luftes, shumica shqiptare, te cilet pas luftes ruso – turke numeronin ne mijera. Pasiqe shumica e tyre vinte nga qyteti i Kerxhes, ata u njohen si Kerxhalli. Shumica e tyre u perqendruan ne Kosove dhe Maqedoni. Ata ishin luftetare te zote, por qe pas luftes ngelnin pa pune dhe si rrjedhoje rronin duke vene gjoba pasanikeve dhe rajave lokale, dhe duke sklaveruar femra serbe dhe gabele per nevojat e tyre. Disa kerxhalli me fame shqiptare ishin Karaplisi dhe Gushanac Alija.

Shiko: B. Shehu, Ceshtje Shqiptare… fq. 21

[100] S. Naci. fq. 228 – 229

[101] Historia e Shqiperise, 1959, fq. 452

[102] S. Shaw, Between… fq. 232

[103] I. Qafezezi, Historie e Ali Pashe Tepelenes, Bucharest, fq. 36 – 37

[104] Historia e Shqiperise, 1959, fq. 452

[105] S. Naci, fq. 234

[106] Ibid, fq. 234

[107] N. Malcolm, Kosovo a Short History, New York, 1999, fq. 176

[108] G. Casetllan, Histories des Ballkans, Paris, 1991 (Alb. translation), fq. 224

[109] Ibid, fq. 224

[110] S. Pollo & A. Puto, citet, fq. 98

[111] S. Naci, fq. 239

[112] Ibid, fq. 240

[113] Ibid, fq. 241

[114] Ibid. fq. 241

[115] N. Nikaj, fq. 123

[116] N. Nikaj, fq. 124

[117] W. Miller, The Balkans, fq. 410

[118] Edvin Jacques: The Albanians, an ethnic history from prehistoric times to the present, McFarland & Company, 1994, fq. 252

Ali Këlcyra: Tito donte një parti komuniste terroriste në Shqipëri

0

  Ali Këlcyra:

Tito donte një parti komuniste terroriste në Shqipëri

Dëshmia e udhëheqësit të Ballit: Ja si e projektuan komunistët luftën civile
Dušan Mugoša e Miladin Popovič, për t’ia arritur qëllimit “peshkuan” mes shumë të tjerëve Enver Hoxhën, një aventurier i cili bënte një jetë enigmatike në Paris dhe që ishte i gatshëm të bënte çdo gjë për të zënë një vend në shoqëri, dhe Mehmet Shehun e Hulusi Spahiun, të cilët i dërguan në Spanjë për të mësuar zanatin e terroristit

Pas fitores së Lëvizjes së qershorit 1924, siç e kemi theksuar në temën përkatëse, gabimi më thelbësor i nacionalistëve shqiptarë që e komprometoi rëndë atë lëvizje ishte zgjedhja e peshkopit Fan Noli si kryeministër të qeverisë që do të kryente reformat shoqërore, të cilat konsideroheshin si pjesa më e rëndësishme e programit kombëtar. Fan Noli e la veten të ndikohej fort nga klika shqiptare në shërbim të komunistëve ndërkombëtarë. Nga kjo taktikë e gabuar përfituan armiqtë tanë të jashtëm për të na vendosur diktaturën e Zogut. Disa qindra shqiptarë, në shenjë proteste kundër ndërhyrjes brutale të të huajve në punët e brendshme të vendit tonë, morën sërish rrugën e mërgimit.

Mërgata shqiptare u nda që në fillim në dy grupe me prirje të kundërta, grupi i të maturve (moderuarve), që përcaktoi si program të vetin mbrojtjen e interesave kombëtare, dhe grupi ekstremist, që e quajti si më të dobishme të bashkëpunonte me Komintern-in, gjithnjë duke u përpjekur të ruante gjurmë kombëtare. Nacionalistët e matur zgjodhën për seli të veprimtarisë së tyre politike qytetin e Barit. Por me ndryshimin e synimeve të politikës së Mussolini-t, i cili filloi ta shihte Shqipërinë e vogël si një pre që mund të gëlltitej lehtë e që mund të përdorej si urë për kalimin e mëtejshëm drejt Ballkanit, duke e detyruar Zogun në këtë kuadër të nënshkruante Paktin e Tiranës, i cili e vinte praktikisht atdheun nën protektoratin italian, Komiteti drejtues i organizatës Bashkimi Kombëtar u arratis fshehurazi dhe u vendos në Vjenë.

Në kryeqytetin austriak, vrojtore e favorshme për të ndjekur evolucionin e gjendjes politike në Ballkan, ishin vendosur që më parë edhe ekstremistët shqiptarë dhe kishin themeluar aty Konare-në, Komitetin Nacional Revolucionar, i cili gjatë vitit 1927 kaloi një krizë të thellë: Komintern-i u kërkoi konaristëve të deklaronin haptas se angazhoheshin të merrnin pjesë në organizimin e revolucionit botëror. Për këtë arsye, një pjesë e madhe e anëtarëve të saj u largua. Me ekstremistët që nënshkruan deklaratën e bashkëpunimit u themelua një tjetër organizatë me emrin Komiteti i Çlirimit Nacional (KÇN). Kohë mëpastaj agjentët e Komintern-it ‘peshkuan’ në disa nga qytetet e mëdha e kryeqytetet europiane një turmë të rinjsh të deklasuar, si Enver Hoxha e mjaft nga bashkëpunëtorët e tij të sotëm, të cilët bënin një jetë enigmatike e ishin të gatshëm për çdo gjë për të zënë një vend në shoqëri. Një pjesë e këtyre aventurierëve arrivistë u dërguan në Spanjë, më 1936, për të mësuar zanatin e terroristit, si Mehmet Shehu e Hulusi Spahiu, që sot papritur e pakujtuar i gjejmë gjeneralë të ushtrisë shqiptare!!!  Në periudhën midis viteve 1937-1938 organizata e ekstremistëve praktikisht ishte shpërndarë dhe zëvendësuar nga një tjetër organizatë subversive e përbërë nga anëtarë të rekrutuar nga bashkatdhetarë arrivistë e të paskrupullt, të gatshëm për t’i shërbyer çështjes së Komintern-it. Kjo organizatë e re, komuniste, u quajt Sazani dhe zgjodhi Parisin si seli të veprimtarisë së saj, ku ndërkohë, pas atentatit ndaj jetës së mbretit Zog, ishte vendosur edhe organizata Bashkimi Kombëtar. Sazani ishte, sipas renditjes kronologjike, e treta organizatë shqiptare e formuar nga Komintern-i gjatë periudhës 15-vjeçare të mërgimit tonë. Të gjithë pjesëtarët e këtyre organizatave u kthyen, ashtu si edhe ne, në Shqipërinë e pushtuar. Një pjesë e madhe e tyre u punësua në administratën shtetërore të regjimit fashist, bile disa prej tyre si Kostandin Boshnjaku e Ymer Nishani u bënë edhe funksionarë të lartë. Anëtarë të dalë nga tre organizatat komuniste të sipërpërmendura u mblodhën në dy grupe të reja, të quajtura Zjarri e Flaka. Ne morëm kontakte me ta qysh në ditët e para të krijimit duke synuar formimin e një organizate të përbashkët të rezistencës. Por drejtuesit e tyre nuk pranuan, pasi jo vetëm kërkonin të ruanin individualitetin e organizatave, por edhe ishin kundër idesë së bashkimit kombëtar. Ata mbanin qëndrim tërësisht pasiv duke mos miratuar asnjë aksion kundër regjimit fashist, edhe në kohën kur i kishte duart e zëna me luftën italo-greke. Sipas tyre ishte e kotë të bëheshin sakrifica që do t’u shërbenin vetëm interesave të Perandorisë Britanike, duke shfaqur ndaj saj të njëjtën urrejtje të shprehur gjatë periudhës së mërgimit (1924-1939), dhe shtonin se lufta do të fitohej nga forcat e Boshtit.  Në muajt e parë të vitit 1942, kur ne nacionalistët dolëm nga burgjet e u kthyem nga internimet, vumë re me habi se komunistët tanë, aq pasivë gjatë periudhës 1939-1941, tashmë kishin ndryshuar plotësisht, kishin marrë pamje luftarake dhe ishin bërë guximtarë. Nuk flisnin më për interesa të veçanta të Perandorisë Britanike, por për “kauzën e drejtë të Aleates” dhe na ftuan edhe ne të rreshtoheshim në anën e saj. Ky shndërrim i atypëratyshëm psikik e mendor i kundërshtarëve tanë ideologjikë, komunistëve, nuk ishte i vështirë të shpjegohej: shtysa e këtij ndryshimi rrënjësor ishte hyrja e Rusisë Sovjetike në luftë! Komunistët tanë, tek të cilët vetëdija ruso-sovjetike ishte më e fortë se ajo shqiptare, e kishin për nder të ishin pjesë e ushtrisë së kuqe dhe në këtë kuadër atdheu kishte shumë pak rëndësi. Mehmet Shehu, sot gjeneral, pati deklaruar publikisht disa herë se janë boll njëzet çifte shqiptarësh sa për të mbajtur gjallë një gjedhe të racës sonë!!! Komunistët merakoseshin më shumë për ngadhënjimin e idesë së tyre bolshevike dhe synonin ta fusnin Shqipërinë në gjirin e Bashkimit Sovjetik; me pak fjalë, një milion e gjysmë shqiptarë të vërviteshin në moçalin e treqind milionë sllavëve. Kësilloj delegatët e Komintern-it që nga Dušani (Mugoša) e Miladini (Popovič) me shokë, që të gjithë me origjinë sllave, të dërguar prej Titos, nuk synonin gjë tjetër veçse krijimin, me pjesëtarët e grupeve komuniste ekstremiste, e një partie të vetme komuniste terroriste në Shqipëri, për ta pasur në duart e tyre si një vegël të mbarësllavizmit. Në këtë mes ata arritën të imponohen plotësisht si zotër mbi krijesën e tyre, që e themeluan në fillim të tetorit 1941 me emrin Partia Komuniste Shqiptare (PKSH).

Bisedat e fshehta mes nacionalistëve dhe komunistëve

Ne megjithatë, gjatë verës së vitit 1942, patëm disa bisedime të fshehta me udhëheqës të PKSH-së së porsaformuar, duke synuar të përcaktonim një program unik për veprime kundër pushtuesit, duke iu sugjeruar që të linim mënjanë përkohësisht divergjencat ideologjike e të përqendronim tërë forcat në formimin e një organizate të përbashkët e kompakte që të drejtonte luftën kundër pushtuesit. Por fatkeqësisht argumentet tona se përçarja do të sillte dobësimin e luftës kundër armikut dhe se fashizmi do të përfitonte nga kjo për ta thelluar hendekun e ndarjes mes nesh e për ta çuar drejt luftës civile, ranë në vesh të shurdhër. Të gjitha rrekjet tona të pareshtura dështuan falë kryeneçësisë së papajtueshme të këtyre ambiciozëve të fandaksur. Në këto takime vumë re se komunistët ishin të vendosur ta bolshevizonin Shqipërinë nën maskën e luftës për çlirimin e vendit dhe ishin të etur për ta pasur tërë pushtetin në duart e tyre. Pjesa më e madhe e udhëheqësve të tyre, të dështuar në të gjitha fushat e veprimtarisë së deriatëhershme, e shihnin luftën botërore si mundësinë e fundit dhe të vetme që u mbetej për të marrë shpejt pushtetin. Na u krijua bindja e patundur se komunistët shqiptarë ishin më shumë arrivistë sesa idealistë, por ajo që na tmerroi më shumë ishte konstatimi se ata ishin vegla të bindura në duart e agjentëve sllavë. Ndaj i paralajmëruam në mënyrë të prerë e të qartë se nuk do të pranonim në asnjë mënyrë që të përsëritej nga të njëjtët protagonistë në kurriz të popullit shqiptar aventura e 1924-ës.

Dëshmia e udhëheqësit të Ballit

Ja si e projektuan komunistët luftën civile

Në shtator 1943, Italia fashiste kapitulloi. Sipas marrëveshjes së Mukjes, të nënshkruar vetëm një muaj më parë, i gjithë materiali luftarak i ushtrisë pushtuese duhej të binte në duart e shqiptarëve. Por edhe pse lufta civile nuk kishte nisur ende “zyrtarisht”, të gjithë në Shqipëri e dinin se komunistët e kishin hedhur poshtë marrëveshjen e sipërpërmendur dhe nuk prisnin veçse çastin e volitshëm për të shpërthyer sulmin e përgjithshëm kundër forcave nacionaliste. Në këto momente mosmarrëveshja midis grupimeve tona politike kishte arritur apogjeun dhe si pasojë pjesa më e madhe e materialit luftarak italian shkoi dushk për gogla e ra në duart e gjermanëve. Ndërsa komunistët, me ndihmën e disa oficerëve të misionit ushtarak britanik, shtinë në dorë shumë më tepër materiale luftarake në përqasje me ato që morën forcat nacionaliste. Kjo edhe i shtyu, mes tjerash, të shpërthenin disa javë pas kapitullimit të Italisë fashiste luftën civile. Në të vërtetë kjo luftë nismën e saj praktikisht e ka qysh përpara kapitullimit, me formimin e Brigadës I Sulmuese në rrethin e Korçës, të komanduar prej Mehmet Shehut, por të pajisur me armatime nga ana e disa oficerëve të misionit ushtarak anglez. Luftën civile me gjithë tmerret e saj e deshën dhe e diktuan dy delegatët sllavë të Komintern-it, që drejtonin organizatën e quajtur… çlirimtare. Brigada I Sulmuese, që më pas mori nam për aktet e saj terroriste, me t’u organizuar nisi të lëvizë drejt Veriut, me qëllim mësymjen, çarmatosjen dhe shpërndarjen e çetave nacionaliste të kësaj zone, të cilat, të angazhuara në përpjekjet për të vështirësuar transportin e trupave armike në vijat kryesore të komunikimit në zonën e Korçës e të Elbasanit dhe të paarmatosura si duhet, nuk qenë në gjendje të përballonin këtë sulm. Kësisoj, që në hapat e parë, komunistët, të pajisur me armatimet angleze, synuan shkatërrimin e vatrave të rezistencës nacionaliste. Ne, për të mos marrë mbi vete përgjegjësinë e dështimit të arritjeve të Konferencës së Mukjes, edhe pse e kishim të qartë domethënien e tyre, u detyruam t’i konsideronim këto sulme si konflikte krahinore midis forcave me prirje të kundërta politike, konflikte që ishte e vështirë të mënjanoheshin. Në ditët e para të tetorit 1943 udhëheqja komuniste lëshoi urdhrin për sulm të përgjithshëm kundër forcave nacionaliste, sulm që nisi me një egërsi gjakësore të paparë ndonjëherë në analet revolucionare të vendit tonë, veçse në përputhje të plotë me traditat sllave, të transplantuara e të diktuara prej agjentëve të organizatës komuniste terroriste pansllave. Lufta në stil të gjerë nisi në qytetin e Beratit, ku pas kapitullimit të pushtuesve italianë kishin hyrë së bashku si forcat nacionaliste dhe ato komuniste. Atëkohë unë shkova në krye të një mijë forcave nacionaliste për të përforcuar garnizonin tonë, që ndihej i kërcënuar nga forcat komuniste. Disa orë pas mbërritjes, pa asnjëfarë provokimi nga ana jonë, komunistët na sulmuan. Përpjekjet në rrugët e Beratit u shtrinë edhe në rrethinat e tij dhe zgjatën për disa ditë me radhë. Në këto momente erdhi të takohej me ne, ndërsa ishte në kalim e sipër, koloneli anglez McLean, i cili pati rastin të konstatonte personalisht përgjegjësinë e komunistëve. Në takimin që patën me të prof. Abas Ermenji dhe Jani Dilo (Sheperi) (unë nuk munda të merrja pjesë pasi ndodhesha larg, në kodrat e qytetit) i treguan një qarkore që u dërgonte komandantëve të njësive të kuqe dhe gjerarkëve të organizatës komuniste KQ i PKSH-së, në të cilën thuhej se: Nënshkrimi i Marrëveshjes së Mukjes qe një gabim i rëndë që bëmë. Këtë gabim e vuri në vend Konferenca e Partisë e mbledhur në Labinot, e cila vendosi të hidhet poshtë marrëveshja dhe të asgjësohen sa më parë forcat e Ballit Kombëtar – me anë të një sulmi të befasishëm e të përgjithshëm, duke përfituar nga epërsia e tanishme për të mos u lënë kohë të riorganizohen. Është e domosdoshme që forcat e Ballit Kombëtar të eliminohen me urgjencë, meqë zbarkimi shumë i afërt i anglo-amerikanëve të gjejë në Shqipëri patjetër vetëm partinë tonë si zot të vendit. Përndryshe, anglo-amerikanët parapëlqejnë më shumë bashkëpunimin me organizatën e Ballit Kombëtar se me ne. Duhet vepruar në mënyrë të atillë që përgjegjësia e luftës civile të bjerë mbi shefat e Ballit…Më tutje thuhej: Oficerëve anglezë u duhet prerë rruga të fusin hundët në punët tona. Në rast se mëtojnë ta bëjnë këtë, duhet t’i nisni të shoqëruar në Shtabin tonë Qendror.

Koloneli McLean, i cili kishte pasur edhe më parë raste të njihej me mjaft dokumente të tilla, pranoi se qarkorja ishte origjinale. Këtë qarkore ne ia besuam asokohe në Shqipëri një personi që gëzonte besimin tonë të plotë. Siç del nga ky dokument, qëllimet kryesore të luftës vëllavrasëse ishin zhdukja e organizatës nacionaliste, rrëmbimi i frenave të drejtimit të shtetit dhe vënia e Fuqive të Mëdha përpara faktit të kryer. Kjo ishte rruga e zgjedhur nga këta arrivistë të deklasuar e të pavlerë, të vendosur për t’u shllapuritur në llucën e mbrujtur me gjakun e nacionalistëve, për të shtënë në dorë e për të sunduar në mënyrë të pakundërshtueshme Atdheun tonë fatkeq. Komunikatën-qarkore të Shtabit të Përgjithshëm të terroristëve të kuq na e sollën disa të rinj komunistë, të tmerruar prej planeve vëllavrasëse të udhëheqësve të tyre, që u ishin nënshtruar plotësisht urdhrave të sllavëve. Përpara këtyre fakteve të pamohueshme McLean-i u deklaroi shokëve tanë: “Për ne është e qartë se komunistët, ndihmat dhe armatimet që po u dërgojmë për të luftuar pushtuesit, po i përdorin për të shtypur forcat nacionaliste me qëllim që të shtien në dorë pushtetin. Unë do të bëj përçapjet e duhura që tani e tutje të ndërpriten ndihmat për organizatën nacionalçlirimtare, derisa të hiqet dorë përfundimisht nga përdorimi i tyre kundër organizatave të tjera nacionaliste”. Mjerisht ky premtim nuk u shoqërua nga asnjë rezultat konkret!

Anija e Ismail Qemalit në një monedhë Austriake

0

Anija e Lloyd-it austriak “Brünn”, që shoqëroi Ismail Qemalin dhe 14 patriotët e tjerë, nga Trieste në Durrës, për të shpallur Pavarësinë, është vënë në një monedhë argjendi austriake. Ajo është stampuar në vitin 2006 ekzaktësisht më 7 qershor, raporton Gazeta Shqiptare. Vlera e saj është 20 euro, me diametër 34,00 mm dhe peshë 20.00 g. Mësohet se ka në treg 50 mijë të tilla.

Nga njëra anë e monedhës është pikërisht anija “e” Ismail Qemalit, e cila për austriakët ka rëndësi si një prej anijeve më të rëndësishëm të marinës tregtare të tyre në portin e Triestes. Në njërën anë monedha ka anijen që mbërrin në port, ndërsa nga ana tjetër një pamje të portit. Përsa i përket udhëtimit të Ismail Qemalit dhe 14 patriotëve, që e shoqëruan nga Trieste (atëherë port i Perandorisë Austro-Hungareze) deri në Durrës, është folur shumë pak apo më saktë, është përmendur vetëm fakti se ai erdhi në Durrës nga Trieste.

Aty këtu, nëpër kujtime apo edhe studime të mëvonshme, është përmendur se anija që shoqëroi Ismail Qemalin në Durrës ishte e shoqërisë së lundrimit të Lloyd-it Austriak. Renzo Falaschi, shkruan se Ismail Qemali hipi në anijen “Brünn”, e cila e shoqëroi në Durrës, duke bërë një ndalesë jashtë programi, ndërsa Safa Vlora shkruan se “Vjena i vuri Ismail beut në dispozicion një anije lufte për ta çuar në Shqipëri dhe të mos pengohet nga bllokada greke”. Por si qëndron e vërteta e këtij udhëtimi? Pinjolli i plakur i urtë, Darling Vlora na thotë se në këtë rast në ndihmë na vjen shtypi europian i kohës.

Duke ndjekur të dhënat që na ofrojnë gazetat e njohura franceze “Le Temps”, “Le Figaro”, “La Croix” dhe “L’Ouest-Eclair”, mund të ndërtojmë ekzaktësisht itinerarin që ndoqi Ismail Qemali nga Triestja në Durrës. Më 18 nëntor 1912 Ismail Qemali u nis nga Budapesti dhe mëngjesin e 19 nëntorit arriti në Trieste. Pas një ndalese të shkurtër, në “Excelsior Palace-Hotel”, në orën 14:00, shoqëruar nga 14 patriotë, midis të cilëve: i biri i tij Qazim Vlora, Luigj Gurakuqi, Pandeli Cale, Dhimitër Berati, Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Spiridon Ilo, etj, Ismail Qemali u nis nga Trieste për në Durrës. Në bordin e “Brünn”, u përhap fjala se midis pasagjerëve ndodhej “princi shqiptar” Ismail Qemali me shoqëruesit e tij.

Sami Frashëri mbi çamërinë

0

Sami Frashëri mbi çamërinë

Sami Frasheri mbi çamerine dhe disa nga qytetet e saj kryesore,marre nga vepra e tij “Fjalor i pergjithshem i historise dhe i gjeografise” (Konstandinopoje 1889).Vepra 2 e Sami Frasherit,botim i Akademise se Shkencave,1988.

Tesprotia (çamërinë)

Adjonati (Paramithi)
Janina
Konica
Margellici
Parga
Preveza
Suli

Tesprotia (çamërinë)

Eshte nje nga krahinat qe perbenin Epirin e lashte.Krahina e lartpermendur zgjatej nga Ambrakija,pjesa jugore e bregditit d.m.th. nga gjiri i Nartes deri ne lumin Thijamis d.m.th Kalama.Me nje fjale Tesprotia ishte emri i vjeter i pjeses jugore te Shqiperise te quajtur Cameri.

Kufizohet nga veriu me Mollosine qe perbehet nga sanxhaku i Janines dhe me krahinen e Kaonise qe perbehet nga sanzhaku u Gjirokastres d.m.th nga krahina e Laberise,nga jugu me Ambrakine d.m.th. me gjirin e Nartes,nga perndimi me detin Jon.Kjo krahine laget nga lumenjte Akeron dhe Kogjin,qe bashkohen para derdhjes se tyre ne det.

Keta konsiderohen nga greket e lashte si lumenjte e sketerres.Ndersa lumi Haradros d.m.th. Loros e ndante kete krahine nga Mollosia.Qytetet dhe qytezat kryesore jane Pandosja,Kasupa,Allaka,Haradra,Himrion,Efina, Vruka e te tjera.Keto perfshihen midis 80 qyteteve qe kryekomandanti romak Pal Emili rrafshoi ne Epir.Megjithekete ekzistoje germadhat e disave prej tyre.Flitet dhe besohet se tempulli i famshem i Dodones ndodhej ne kete krahine.Pas kesaj romaket themeluan ne skajin jugor te kesaj krahine nje qytet te madh me emrin Nikopolis,gjermadhat e te cilit ekzistojne ne nje istme te ngushte nje ore larg ne veri te Prevezes.

Tesprotianet e vjeter i perkasin thjesht popullit pellazg.Ishin te nje gjaku dhe kishin te njejten gjuhe me popullin e Kaonise dhe te Mollosise.Per
shume kohe u qeverisen nga kreret e tyre dhe pastaj per nje periudhe u qeverisen ne formen e nje republike.Pas kesaj u pushtuan nga sundimtari i Moloseve,Pirrua dhe me vone iu aneksuan shtetit maqedonas.Se bashku me Maqedonine kaluan ne duart e romakeve dhe se fundi pas shkaterrimit te shtetit te Bizantit,ashtu si ne viset e tjera te Shqiperise,edhe ne keto ane u formuan principata te vogla te cilat u pushtuan ne kohen e sundimit te sulltan Mehmetit II dhe te Bajazitit II dhe iu aneksuan tokave osmane.

Ajdonat (Paramithi)

Eshte nje qyteze,qender kazaje ne krahinen e Camerise,e cila formon pjesen juglindore te Shqiperise,varet nga vilajeti dhe sanxhaku i Janines.

Ajdonati ndodhet afersisht 40 km ne jugperendim te Janines dhe 18 ne lindje te limanit te Myrtos,rreze nje mali,ne anen e majte te lumit Vuvo d.m.th ne lindje te tij.Pozicioni i tij eshte i larte,me ajer shume te mire dhe i rrethuar me vreshta e kopshte.Popullsia e tija arrin ne 2500 njerez, thuajse te gjithe myslimane dhe shqiptare.
Keshtjella quhet Ajos Dhonatos dhe emri Ajdonat qe perdohet ne gjuhen zyrtare per qytezen,e cila njihet nga vendesit me emrin Paramithi,eshte marre nga emri i sipermendur.Perreth gjenden rrenimet e qytetit te vjeter Uria.Eshte nje qyteze ku zhvillohet mjaf tregeti dhe cdo vit me dhjete shtator behet nje panair i madh qe vazhdon pese dite.Burnot i cilesise se larte,i njohur me emrin burnoti i Janines,prodhohet nga duhani,qe rritet ne kete qyteze dhe ne disa vende te kesaj kazaje.Qyteza bashke me kazane ka 64 fshatra,40 nga keto jane ne veri te qendres se kazase dhe 24 ne jug te saj.Ne juglindje te kesaj kazaje ndodhet nahija e Sulit,popullsia e se ciles eshte e njohur per qendresen e guximshme kunder Ali pashe Tepelenes.Toka e saj eshte malore,por ka edhe disa lugina e pllaja te bukura.Toka e saj eshte pjellore,prodhon drithera te ndryshme dhe duhan.Ka nje popullsi afersisht prej16.000 njerezish shumica e te cileve jane shqiptare e afro gjysma myslimane.Brenda kazase ka 22 xhami e mesxhide,1 shkolle plotore,nje medrese,4 shkolla fillore kuranike,3 punishte per regjien lekureve,13 ura.Rrethi i kazase mund te pershkohet per 23 ore.

Janine

Eshte nje qytet,qender e vilajetit me te njejtin emer.Ndodhet ne jug te vilajetit te Shkodres 700 km ne jugperendim te Stambollit e 210 km ne jugperendim te Selanikut,ne bregun perendimor te liqenit me te njejtin emer.Ka 35.000 banore,30 xhami,6 kisha,2 sinagoge,3 teqe,disa medrese,nje biblioteke,nje gjimnaz,nje shkolle fillore e disa shkolla fillore kuranike (mektep),nje gjimnaz me emrin Zosimea,disa shkolla fillore dhe nje shkolle per vajza vetem per greket,nje shkolle plotore per vllehet,nje azil grek per jetim e te varfer si dhe nje spital,nje spital tjeter te ndertuar kohet e fundit nga bashkia,treg te bukur,hane e hamame te shumta,nje keshtjelle te mbetur nga Ali pashe Tepelena,qe ndodhet mbi gadishullin qe futet brenda ne liqen,te rrethuar me hendek;perreth ka disa pende dheu.

Ne rrethet e qytetit ka vreshta e toka pjellore,punishte lekuresh;prodhohen sende prej argjendi dhe prej lekure dhe zhvillohet nje tregti mjaft e rendesishme.Janina eshte ndertuar nga i quajturi Jani,nje nga princat e vendit ne kohen e renies se perandorise bizantine.Ajo i eshte dorezuar paqesisht sulltan Bajezit Jellderemit,pastaj u kishte dale dore (osmaneve) dhe ne vitin 1431 ne kohen e sulltan Muratit II u pushtua perfundimisht.Me vone ne kohen kur sundoi i pavarur Ali pashe Tepelena,(qyteti) u zhvillua dhe u zbukurua teper prej tij dhe kishte me shume popullsi.

Kazaja e Janines,ndodhet ne mes te sanxhakut e te vilajetit qe mban te njejtin emer.Se bashku me dy nahijet e quajtura Zagor dhe Korondos,
perfshin 233 fshatra me 87.256 banore.Toka eshte e ndryshme,ka fusha pjellore,kullota dhe disa pyje.Shumica e popullsise se fshatrave eshte
e krishtere dhe perbehet nga greke dhe vllehe.

Sanxhaku i Janines.Eshte sanxhaku qendror i vilajetit qe mban te njejtin emer.Kufizohet nga juglindja me kufirin e Greqise,nga verilindja me vilajetin e Manastirit,nga veriperendimi me sanxhakun e Gjirokastres,nga perendimi me detin Jon,nga jugu me sanxhakun e Prevezes.Sanxhaku perbehet prej 6 kazave dhe dy nahijeve me 439 fshatra dhe 166.691 banore si me poshte:

Sanxhaku             Kazate            Nahijet             Fshatra

Janine            Zagore                233
Korondos              49
Leskovik                                       34
Janine                   Konice                                          3
Mecove                                         62
Ajdonat                                         68
Filat

Vetem popullsia e Janines me fshatrat e Mecoves dhe te Konices eshte e perbere nga myslimane,vllehe e greke,kurse popullsia e tri kazave te tjera eshte krejesisht shqiptare dhe shumica myslimane.Te krishteret shqiptare deshirojne te mesojne ne gjuhen e tyre shqipe dhe nuk e mbajne
veten te kombesise greke.

Konice

Eshte nje qyteze,qender kazaje qe ndodhet ne sanxhakun e vilajetin e Janines,45 km ne veri te Janines,ne anet e lumit te Vjoses,ne rrezat e maleve qe ndodhen ne skajet e nje fushe;ka 5500 banore,neper rrethe ka shume kullota,ku mbahen shume dhen me qumeshtin e te cilave behet djathe i famshem shqiptar.Popullsia eshte shume e zgjuar.

Kazaja e Konices,rrethohet nga jugu me kazane e Janines,nga perndimi me sanxhakun e Gjirokastres,nga veriu me kazane e Leskovikut,nga lindja me vilajetin e Manastirit.Perbehet nga 34 fshatra me popullsi afersisht 35.000 banore,prej te cileve gjysma jane myslimane shqiptare dhe te tjeret jane te krishtere shqiptare dhe vllehe.

Toka eshte malore,me pak vende te pershtatshme per bujqesi.Kullota ka shume,prandaj mbahen sasira te medha dhensh dhe bageti te tjera.Ne fushen e Konices dhe ne luginen e Vjoses ka shume drure arre dhe nxirret nje sasi mendafshi.

Grate ne fshatra prodhojne corape,fanella,velenxe e te tjera sende prej leshi.Lumi i Vjoses pershkon kazane duke marre me vete perrenjte Vidomati dhe Sarandoporo.Ne kete kaza ka nje llixhe squfuri me nxehtesi te madhe,dobia e se ciles eshte provuar.Nje here ne vit organizohet nje panair me emrin Pazaropolo,ku tregtohen shume kafshe dhe prodhime leshi.

Margellic

Eshte nje qyteze,qender kazaje ne sanxhakun e Prevezes te vilajetit te Janines,ndodhet 50 km ne veriperendim te Prevezes,ne nje distance 10 km prej bregut te detit.Ka 3000 banore,te gjithe jane myslimane shqiptare.
Kazaja e Margellicit se bashku me nahijet e Parges e te Fanarit ka 71 fshatra me afersisht 25.000 banore.E gjithe popullsia eshte shqiptare,pjesa me e madhe myslimane.Jane te njohur per guxim e trimeri.

Toka e saj eshte pjellore,prodhohen drithera,oriz,ullinj e te tjera.Ne vendet afer bregut te detit klima eshte e bute gjate dimrit,prandaj andej ka kullota te mira dimerore.Pervec Parges,ka edhe disa skela te vogla,ne te cilat mund te hyhet me barka te vogla.

Parge

Eshte nje qyteze,qender nahijeje ne kazane e Margellicit te sanxhakut te Prevezes te vilajetit te Janines,ne pjesen jugore te bregdetit shqiptar.
Ndodhet 45 km ne veriperendim te Prevezes dhe 55 km ne jugperendim te Janines.Ka 5000 banore,nje xhami,nje keshtjelle te vjeter te ndertuar mbi nje shkemb te futur ne det;perreth ka kopshte me portokalle e limone dhe ullishta te bukura.Ka shume nerenxa qe jane teper te kerkuara dhe qe pelqehen nga cifutet.Nga ky prodhim,popullsia ka nxjerre shume te ardhura.eksportimet e tjera kryesore jane portokallet,limonat e vaji i ullirit; ne qyteze prodhohet nje lloj sapuni ne ngjyre geshtenje;e ka ajrin te kendshem e te mire,qe u sjell mjaft dobi atyre qe vuajne nga semundje te mushkerive.Ka edhe banja deti shume te dobishme.Megjithese anijet nuk ndalin aty,ajo eshte skele per krahinen e Camerise,pasi aty vijne e shkojne barka me vela dhe zhvillojne tregti me Korfuzin dhe Triesten.Kjo qyteze per shume kohe ka qene ne dore te anglezeve,por Ali pashe Tepelena e bleu qytezen nga shteti i lartpermendur,dhe me kete rast popullsia u shperngul dhe kaloi ne ishujt.

Qyteza dhe toka e saj u be ciflig i Ali pashes dhe pas ekzekutimit te tij,i kaloi thesarit te shtetit.Ne ate kohe u ble prej Rifat pashes qe ishte minister i financave dhe sot gjendet ne dore te trashegimtareve te tij.Nga popullsia e saj,ata qe jane myslimane dhe nje pjese e te krishtereve jane shqiptare,te tjeret jane greke.

Nahija e Parges varet nga kazaja e Margellicit,qe formohet nga pjesa qendrore e krahines se Camerise,se bashku me qytezen perfshin edhe tre cope fshatrash perreth.Me perpara se bashku me nje numer fshatrash formonte nje kaza me vete.

Preveze

Eshte nje qyteze ne skajin jugor te Shqiperise,ne fund te nje gadishulli qe mbyll anen perendimore te gjiut te Artes,ne bregun verior te grykes qe mban te njejtin emer.Eshte qendra e sanxhakut me te njejtin emer,te perfshire ne vilajetin e Janines si dhe e krahines se Camerise.Ndodhet 92 km ne jugperendim te Janines.Pozicioni i saj shume i bukur te kujton ate te Stambollit.Ka 8000 banore dhe shume kopshte me portokalle e limone si dhe ullishte.Ne anen nga toka eshte e mbrojtur nga nje kanal,nga deti me dy fortifikata dhe 4 kala,te ndertuara prej Ali pashe Tepelenes. Ne qytet ka dy xhami,njera e ndertuar prej Ali pashe Tepelenes dhe tjetra prej Ahmet aga Dinos.Ka gjithashtu dy teqe,disa tyrbe,nje shkolle plotore e disa shkolla fillore,dy shkolla fillore greke,nje per vajza e nje per djem,nje mulli me avull,nje punishte per regjjen e lekures,disa fabrika sapuni e vaji.Prodhohet nje lloj pelhure shume e preferuar,pambuku e mendafshi e punuar shume holle,corape e te tjera prodhime.Ka nje liman mjaft te frekuentuar,qe ben shume tregti me skelat e Triestes,Korfuzit,te Greqise dhe te Italise.Ne veri dhe brenda gjiut ka edhe nje liman me te madh te quajtur Vati ose me emrin Drin,i cili ka qene liman i qytetit te lashte te Nikopolisit.Emri Preveze rrjesh nga emri i qytetit te lashte te ndertuar prej te famshmit Pirro,i cili ka marre emrin e se vjehrres se tij,Berenika,e shoqja e Ptolome Lagosit dhe ishte quajtur Berenikia.
Ky qytet ndodhej ose ne vendin e Prevezes se sotme ose ne ate te qytetit te Nikopolit.nikopoli,i ndertuar prej Oktavianit dhe germadhat e te cilit duken edhe sot nje ore larg ne veri te Prevezes,u shkaterrua nga sulmet  e bullgareve dhe te serbeve,kurse Preveza e tanishme u ndertua prej venedikasve;ajo qendroi per shume kohe ne dore te francezeve bashke me ishujt e Dodekanezit.Ne vitin 1798,Ali pashe Tepelena e mori qytezen nga francezet me lufte dhe qysh prej asaj kohe ajo ben pjese ne territorin otoman.Preveza per rendesine ushtarake dhe tregtare i ka te gjitha mundesite te perparoje.

Sanxhaku i Prevezes.eshte me i vogli nder kater sanxhaket qe formojne vilajetin e Janines.Ndodhet ne skajin jugor te Shqiperise dhe perbehet nga gjysma jugore e krahines se Camerise.Kufizohet nga veriu me sanxhakun e Janines,nga lindja me kufrin grek,nga jugu me gjirin e Nartes dhe me gryken e Prevezes,nga perendimi dhe jugperendimi me detin Jon.Pjesa me e madhe e tokes perbehet nga kodra te uleta,me kullota te bukura,te veshura me portokalle e limona. Megjithese token e ka shume pjellore,per shkak te helmimit te ajrit nga kenetat dhe te mungeses se popullsise,tokat kane mbetur djerr dhe perdoren vetem si kullota dimerore.

Lumi i Nartes rrjedh ne lindje te sanxhakut dhe ndan kufirin me Greqine.Ne tokat e sanxhakut ka edhe dy lumenj te tjere,njeri eshte Lorosi qe mbledh ujerat qe zbresin prej maleve te Olickes,te cilat ndodhen ne sanxhakun e Janines dhe qe derdhet ne gjirin e Nartes.Ky lume e kthen ne nje kenete fushen qe ndodhet midis Nartes dhe Prevezes.Tjetri eshte lumi Ferari qe rrjedh neper kazane e Margellicit,buron prej maleve te Sulit pastaj drejtohet nga veriu e duke marre me vete lumin Vovo,derdhet ne detin Jon.ky eshte lumi Akeron qe mitologjia greke e quante sketerre.Popullsia e tij arrin ne 55.000 banore,shumica jane myslimane e te tjeret te krishtere e nje numer i pakte cifutesh.E gjithe popullsia myslimane dhe shumica e te krishtereve jane shqiptare,pervec te krishtereve te vete qytezes se Prevezes dhe te vendeve kufitare me Greqine,te cilet jane greke.Kazaja perfshin 179 fshatra,48 xhami e mesxhide,dy medrese,30 shkolla (fillore kuranike),220 kisha e manastire,450 dyqane,50 mullinj e te tjera.Prodhohen drithera te ndryshme dhe me shumice ullinj,portokalle,limone,vaj ulliri e peme te tjera;si sasi e madhe vaj ulliri eksportohet.Ka shume bageti,dhente e shumta qe kullosin veres nder malet e sanxhakut te Janines dimrit zbresin nder kullotat e Prevezes.Klima eshte e bute dhe e kendshme,rrale bie bore.Sanxhaku ndahet ne 3 kaza e dy nahije si me poshte:

Kaza                  nahije                  fshatra

Preveze               ——                       38
Loros             Xhemernik                 68
Margellic           Parge                      73

Kazaja e Prevezes ndodhet ne skajin jugor te sanxhakut dhe kufizohet nga verilindja me kazane e Lorosit dhe nga veriu me kazane e Margellicit.
Megjithese kazaja ka toka te gjera me pak banore,ka vetem 38 fshatra me nje popullsi deri ne 13.000 banore.Shumica e atyre qe banoje ne fshatra jane shqiptare te krishtere.Ne kete kaza gjenden shumica e kullotave dhe e ullishteve te sanxhakut.

Suli

Eshte nje qyteze e vogel ne krahinen e Camerise ne Shqiperi,45 km ne jugperendim te Janines,ne nje vend malor dhe te fortifikuar prej natyre;
banoret prej shqiptare te krishtere.Keta se bashku me popullsine e fshatrave perreth kane ruajtur te drejten e mbajtjes se armeve,duke marre persiper ne rast lufte,detyren per te luftuar ne radhet e ushtrise osmane.Jane njerez shume trima dhe te zotet per te ruajtur te drejtat e tyre personale.Ali pashe Tepelena,me qellim qe te shperngulte suliotet nga vendi,dergoi ne vitin 1790 forca ushtarake kundra tyre por pesoi humbje.

Edhe ne vitin 1792 suliotet qendruan burrerisht,por ne vitet 1800 e 1803 u derguan perseri forca te tjera kunder tyre dhe me ne fund popullsia e Sulit nuk mundi t’u beje balle dhe u shperngul ne Parge,e cila ne ate kohe gjendej ne dore te Anglise.Qe ne ate kohe Suli u shkretua.Edhe sot nuk ka tjeter vecse nje kala te ndertuar prej Ali pashe Tepelenes,e cila eshte e shkaterruar.

Kur Ali pasha bleu Pargen,suliotet iken se andejmi ne Korfuz dhe me vone u shperndane andej ketej.Ne revolucionin e fundit grek,kryetaret me trima jane suliotet.Njehere kur Ali pasha rrethoi Sulin,ne te gjendeshin vetem grate,te cilat per nje kohe benin qendrese,por duke kuptuar se do te detyroheshin te dorezoheshin,te kercenuara nga Tepelenasi,me guxim te madh pranuan te veteflijoheshin.Duk e vallezuar ne nje shesh qe gjendej mbi nje shkemb te larte,te kapura dore me dore,u hodhen se bashku ne humnere dhe vdiqen.
Faqet 329-330

Fjalorth
Kaza: Njesi administrative ku shtrihej pushteti i kajmekamit ne kohen e sundimit osman;qendra e kesaj njesie.
Nahije: Nenndarje administrative me e vogel se sanxhaku;komune
Sanxhak: Njesi administrative me e madhe se kazaja,me shtrirje tokesore te ndryshme sipas periudhave historike dhe me nje sanxhakbej a me nje mytesarif ne krye.
Vilajet: Ndarje e madhe administrative qe kishte ne krye nje vali.

Ne ramazan… filloj udhëtimin e ndryshimit

0

(1)

رمضان كريم

Ne ramazan… filloj udhëtimin e ndryshimit

إن الله لا يغير ما بقوم حتى يغيروا ما بأنفسهم

“Allahu nuk ndërron gjendjen e një popullit derisa ata të ndryshojnë vetveten”.

(2)

Ke dhanë një provim, por nuk je i kënaqur me rezultatin…

Ke disa ndjenja që dëshiron t’i braktisësh, siç janë hidhërimi, frika, stresi, mërzia….

Ke synim, por nuk di si ta realizosh.

Përcakto… çka dëshiron të ndryshosh:

Sjelljen…shkathtësinë…ndjenjat negative….mendimet.

(3)

Kujto se…

Ndryshohemi për të zgjidhur problemet në mënyrë më të mirë, domethënë të jetojmë jetë më të mirë.

Nuk mjafton vetëm vullneti për të ndryshuar…

Vullneti i ngjan një armës, të cilën duhet të dijë ta përdorë.

Ndryshimi është një proces që kërkon ta njohim shumë mirë vetveten.

(4)

Ndryshimi kushtëzohet me bindjen tënde se është i mundshëm, andaj binde veten se mund ta bësh ndryshimin dhe se me lejen e Allahut ashtu do të ndodh.

Fillo me gjëra të vogla… hap pas hapi

Duro sepse… fryti i ndryshimit do të vjen më vonë

Bindu se…

“All-llahu nuk humb shpërblimin e atij që e bën punën mirë”.

Ramazani është muaj i vetëdijes se Allahu e mbikëqyrë

0

Mësimet e Ramazanit nuk përfundojnë, bereqetet e tija nuk kanë skaj, kurse sekretet nuk ndalen në ndonjë përkufizim.

Prej mësimeve më të mëdha që i merr besimtari gjatë këtij muajit dhe gjatë agjërimit është vetëdija se Allahu e mbikëqyre në çdo hap dhe çdo kohë.

Si ndodhë kjo?

Agjëruesi ndalet nga ushqimi gjatë tërë ditës, e kontrollon vetveten, e mbikëqyrë në çdo gjë të vogël dhe të madhe, e paramendon Madhërinë e Allahut, mbikëqyrjen e Tij dhe praninë e Tij në formën më të plotë, andaj as që i flet shpirti i tij për të përdorur elementet ushqimore që ia prishin agjërimin, as që i bjer ndërmend për ta rrënuar agjërimin e tij edhe poqë se fshihet prej syve të njerëzve. Në këtë mënyrë arrin gradën e ihsanit- mirësisë, që ta adhuron Allahun ashtu sikurse ta sheh Atë.

Mu për këtë Allahu [subhanehu ve teala] e ka veçuar agjërimin nga veprat e mira tjera, duke e veçuar për Vetvete dhe duke e shpërblyer Ai në mënyrën e veçantë të Tij.

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(( كل عمل ابن آدم له ، الحسنة بعشرة أمثالها إلى سبعمائة ضعف (( قال الله عز وجل في الحديث : )) إلا الصيام فإنه لي وأنا أجزي به ؛ إنه ترك شهوته وطعامه وشرابه من أجلي ))

“Secila punë e birit të Ademit është për te. Një e mirë shpërblehet dhjetëfish deri në shtatëqind fish. Allahu thotë: “Përveç agjërimit, i cili është i Imi dhe unë e shpërblej për te. E le epshin, ushqimin dhe pijen për Mua”. (Buhariu dhe Muslimi).

Dijetarët kanë përmendur disa sqarime rreth kësaj fjale: “Përveç agjërimit, i cili është i Imi dhe unë e shpërblej për te”. Mirëpo dy mendime dhe sqarime janë më të mira:

E para: Agjërimi është thjeshtë braktisje e ëndjeve personale dhe epsheve burimore, nga të cilat sipas natyrës anon kah to. E kjo nuk gjendet në asnjë adhurim tjetër përveç se në agjërim. Sepse me ihram lihen marrëdhëniet intime dhe elementet joshëse që kanë të bëjnë me te, mirëpo jo edhe ushqimi dhe pija. Edhe me itikafin ndodh e njëjta gjë, edhe pse ai është shoqërues i agjërimit.

Kurse namazi, edhe pse namazliu i le të gjitha epshet e tija gjatë namazit, mirëpo koha është aq e shkurtë saqë namazliu nuk e ndien këtë edhe aq shumë. Madje edhe është ndaluar të falet në prani të ushqimit gjersa të ha aq sa e qetëson urinë. Andaj është urdhëruar t’i jep përparësi darkës para namazit të jacisë.

Për dallim nga agjërimi i cili e kaplon tërë ditën, ku agjëruesi e ndien mënjanimin nga këto epshe, dhe i mallëzohet shpirti për këto gjëra, sidomos gjatë ditës së verës, e cila është shumë e gjatë dhe shumë e nxehtë.

Nëse mallëngjehet shpirti për gjëra të cilat i dëshiron, në një kohë kur ka mundësi ti realizon, e pastaj i le për hir të Allahut, në vend ku nuk e sheh askush përveç Allahut, kjo është argument se ky njeri ka besim të shëndoshë.

Agjëruesi e di se ka Zot, i Cili e sheh kur është në vetmi, e i janë ndaluar epshet nga të cilat për nga natyra anon, edhe e respekton Allahun, e zbaton urdhrin e Tij, largohet nga ndalesat e Tija, frikohet nga dënimi dhe shpreson shpërblimin e Tij. E ndien mbikëqyrjen e Tij, andaj e falënderon për këtë gjë Allahun [subhanehu ve teala]. Për këtë edhe Allahu e ka veçuar këtë punë nga punët tjera. Për këtë në fund thotë:

(( إنه ترك شهوته وطعامه وشرابه من أجلي )).

“E le epshin, ushqimin dhe pijen për Mua”. (Buhariu dhe Muslimi).

Aspekti i dytë: Agjërimi është sekret mes robit dhe Zotit të vet, askush nuk e sheh këtë adhurim. Ky adhurim përbëhet nga nijjeti i brendshëm, të cilin nuk e sheh askush përveç Allahut dhe lënien e përdorimit të epsheve, të cilat zakonisht i bën në fshehtësi. Andaj dijetarët kanë thënë se ky adhurim nuk ka syfaqësi në te.

Edhe ky aspekt është afër aspektit të parë. Ai që i le gjërat në të cilat e thërret epshi i tij në një vend ku nuk e sheh askush përveç Atij që e ka urdhëruar dhe ndaluar, kjo është argument se ka besim të shëndoshë. Allahu dëshiron nga robërit e Tij që të kenë raporte të fshehta mes tyre, sepse kështu i kanë raportet ata që duhen mes vete.

Kur agjëruesi e ka parasysh këtë domethënie të madhe, lind te ai vetëdija për mbikëqyrjen e Allahut që ka mbi ten ë të gjitha çështjet, sepse ai që e mbikëqyr gjatë agjërimit të tij e mbikëqyr në çdo rast.

Kjo është një e fshehtë e çuditshme, është mësim i madh që i bën dobi mbarë ummetit në përgjithësi dhe individëve në veçanti. Andaj përmirësuesit dhe udhëheqësit e ummetit duhet ta kenë parasysh këtë fakt dhe duhet të kujdesen që ta përhapin në mesin e muslimanëve. Sepse elementi fetar dhe vetëdija për mbikëqyrjen e Zotit ndikon aq shumë te njerëzit sa nuk mundet të ndikojë elementi i forcës dhe pushtetit. Nëse një njeriut i bëhet shprehi vetëdija se Allahu e kontrollon dhe vazhdimisht e ka parasysh se Allahu e sheh dhe është i pranishëm, shoqëria rehatohet nga të këqijat dhe dëmet e tija.

E nëse mbështeten vetëm në elementin e forcës dhe pushtetit, në rrojën e ligjit, le ta dijë se forca mundet të dobësohet kurse rroja të jetë i shkujdesur, e ligji mundet të komentohet në shumë mënyra, ashtu që nuk është edhe shumë rëndë t’i iket ligjit.

Për këtë shtohen fatkeqësitë dhe krimet nëse nuk është evidente edukata fetare në një shoqëri. Nëse e përhapin këtë domethënie në mesin e njerëzve, e i edukojmë me metoda fetare dhe vlera të larta, do të rehatohemi dhe do t’i rehatojmë të tjerët. Do të deponojmë shumë energji të cilat ndoshta janë harxhuar pa dobi.

Pra, vetëdija për kontroll të Zotit është ruajtës i mirë dhe i fuqishëm që e ndalon njeriun nga mendimi për të keqe dhe për krim.

Nëse një njeri e ka parasysh kontrollin e Allahut dhe e respekton dhe nderon Atë kur është në vetmi, Allahu [subhanehu ve teala] e shpalos vlerën e këtij njeriut, sepse sipas vlerës vjen edhe shpërblimi, e kush bën keq ashtu shpërblehet.

Ebu Hazimi [rahimehull-llah] thotë:

(( لا يُحسن عبدٌ فيما بينه وبين الله سبحانه وتعالى إلا أحسن الله فيما بينه وبين الناس ، ولا يعِّور فيما بينه وبين الله سبحانه وتعالى إلا عوَّر الله فيما بينه وبين العباد ، ولَمُصَانعةُ وجهٍ واحدٍ أيسرُ من مصانعة الوجوه كلها ؛ إنك إذا صانّعت الله مالت الوجوه كلُها إليك ، وإذا أفسدت ما بينك وبين الله شنأتك الوجوه كلها )).

“Nëse njeriu e përmirëson gjendjen me Allahun, Allahu ia përmirëson gjendjen e tij me njerëzit, e nëse i prish marrëdhëniet me Allahun, Allahu ia prish marrëdhëniet me njerëzit. Të kujdesesh që të jesh i mirë më një Fytyrë është më lehtë se të kujdesesh të bëhesh i mirë me krejt njerëzit. Nëse kujdesesh me qenë i mirë me Allahun, të gjitha fytyrat anojnë kah ty, e nëse e prish raportin mes teje dhe Allahut, të gjitha fytyrat të qortojnë”.

Mutemer ibën Sulejmani thotë:

(إن الرجل يصيب الذنب في السر ّ ، فيصبح وعليه مذلته).

“Njeriu e bën mëkatin fshehurazi, mirëpo kur gdhinë Allahu ia lëshon mbi te hijen e mëkatit”.

Ibën Xhevziu [rahimehull-llah] thotë:

(( نظرت في الأدلة على الحق سبحانه وتعالى فوجدتها أكثر من الرمل، ورأيت من أعجبها ؛ أن الإنسان قد يخفي ما لا يرضاه الله عز وجل فيظهره الله سبحانه وتعالى عليه ولو بعد حين، وينطق الألسنة به ، وإن لم يشاهده الناس ، وربما أوقع صاحبه في آفة يفضحه بها بين الخلق ؛ فيكون جواباً لكل ما أخفى من الذنوب ، وذلك ليعلم الناس أن هنالك من يجازي على الزلل ، ولا ينفع من قدرِه وقدرتِهِ حجابٌ ولا استتارٌ ، ولا يضاع لديه عمل)) .

“Shikova në argumentet mbi Allahun e i gjeta ma shumë se sa rëra. Prej më të çuditshmeve e gjeta këtë: njeriu mundet t’i fsheh disa gjëra të cilat nuk e kënaqin Allahun, kurse Allahu ia shpalos këto gjëra pas një kohe. Atë mëkat e flasin njerëzit edhe pse nuk e kanë parë. Ndoshta e shpien në ndonjë të metë me të cilën e turpëron në mesin e njerëzve, e kështu bëhet përgjigje për mëkatet që i ka fshehur. Krejt kjo që të kuptohet se ka kush dënon edhe për rrëshqitjet dhe se nuk bën dobi para caktimit dhe mundësisë së Allahut as mbulesë e as pengesë, se te Allahu asnjë punë nuk humbë.

Edhe nëse njeriu i fsheh punët e mira, Allahu [subhanehu ve teala] ia shpalos, e njerëzit i bisedojnë, madje edhe ma shumë se sa janë ato në të vërtetë, saqë mendojnë se ai nuk ka asnjë mëkat, vetëm të mirat ia kujtojnë, që të dihet se ka Zot që nuk ja humbë askujt punët që i ka bërë.

Zemrat e njerëzve e njohin gjendjen e një personi, e duan dhe e refuzojnë, e lavdërojnë ose e qortojnë, në përputhshmëri me atë që është mes tij dhe Allahut [subhanehu ve teala], sepse Ai i mjafton nga çdo brengë dhe largon nga ai çdo të keqe.

Nëse njeriu mundohet të përmirëson raportin me njerëzit, duke mos shikuar raportin e tij me Allahun, i ndodh e kundërta e asaj që e ka qëllim dhe në vend se të lavdërohet qortohet”.

Gjithashtu thotë:

(( إن للخلوة تأثيراتٍ تَبِيَّنُ في الجلوة ؛ كم من مؤمن بالله عز وجل يحترمه عند الخلوات ، فيترك ما يشتهي ، حذراً من عقابه ، أو رجاء لثوابه ، أو إجلالاً له ، فيكون بذلك الفعل كأنه طرح عوداً هندياً على مجمر ، فيفوح طيبه ، فيستنشقه الخلائق ، ولا يدرون أين هو )).

“Vetmia ka ndikime të cilat shfaqen në publikë. Sa besimtarë të devotshëm e respektojnë Allahun në vetmi, i le gjërat e këndshme nga frika e dënimit ose nga shpresa e shpërblimit të Tij, ose në shenjë madhërimit të Tij. Kjo i ngjan sikurse njeriut i cili e ka hedhur një dru aromatik në zjarr, nga i cili derë aroma e këndshme, mirëpo askush nuk e di sa nga vjen kjo aromë.

Aq sa përpiqet njeriu për të lërë gjërat e këndshme, aq forcohet dashuria ndaj tij, aq sa i refuzojmë ato gjëra të këndshme dhe të mira aq ma shumë shtohet aroma.

Në këtë rast do të vërejmë se sytë e njerëzve e madhërojnë këtë person, gjuhët e tyre e lavdërojnë, nuk e dinë pse as nuk munden ta përshkruajnë këtë gjë.

Këto aroma mundet të vazhdojnë edhe pas vdekjes, aq sa ka bërë mirë kur ka qenë gjallë. Disa përmenden një kohë e pastaj harrohen, të tjerët përmenden njëqind vjet dhe harrohen, e disa përmenden përjetë.

E kundërta ndodh me ata që i frikohen krijesave, nuk e respekton vetminë me Allahun. Ky njeri aq sa i publikon mëkatet dhe aq sa bën mëkate aq prej tij del erë e keqe dhe e urrejnë zemrat”.

Vazhdon e thotë:

(( قال أبو الدرداء رضى الله عنه : إن العبد ليخلو بمعصية الله تعالى – فيلقي الله بغضه في قلوب المؤمنين من حيث لا يشعر )).

“Ebu Derdaja [radijAllahu anhu] ka thënë: Nëse njeriu kur vetmohet bën mëkate ndaj Allahut, Allahu e bën që besimtarët ta urrejnë atë, duke mos e ditur pse”.

Ibn Xhevziu thotë:

(( إنه بقدر إجلالكم لله ، عز وجل يجلكم ، وبمقدار تعظيم قدره واحترامه ؛ يعظم أقداركم وحرمتكم ))

“Aq sa e madhëroni Allahun, aq ju madhëron Allahu juve. Aq sa e madhëroni dhe e respektoni Atë madhëroheni dhe respektoheni ju”. (Sejdul-Hatir).

Në këtë mënyrë fitojmë në këtë muaj të bekuar të Ramazanit adhurimin e vetëdijes për kontroll të Allahut, e cila është diç prej fryteve të këtij adhurimi.

Për në fund do të përmendim disa ajete dhe hadithe që flasin mbi këtë temë.

Allahu [subhanehu ve teala] thotw:

{الذي يراك حين تقوم وتقلبك في الساجدين}.(الشعراء 219، 220)

“(Allahu) I cili të sheh ty kur ngrihesh për t’u falur dhe bie në sexhde bashkë me të tjerë”. (Esh-Shuara: 219-220).

{وهو معكم أينما كنتم}.(الحديد 4)

“Allahut nuk mund ti fshihet asgjë në tokë dhe as në qiell”. (Ali Imran: 5).

{يعلم خائنة الأعين وما تخفي الصدور}.(غافر 19)

“( Allahu ) I di ç’janë sytë tradhtues dhe ç’farë fshihet në krahërorë.” (El-Gafir: 19).

Kurse Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

((اتق اللَّه حيثما كنت، وأتبع السيئة الحسنة تمحها، وخالق الناس بخلق حسن )). رواه الْتِّرْمِذِيُّ وَقَالَ حَدِيثٌ حَسَنٌ.

“Kij frikë Allahun ( mos bëj të këqia ) kudo që të jesh. Të keqen pasoje me të mirë sepse kjo e fshin atë. Sjellu me njerëzit me moral të mirë”! (Tirmidhiu, hasen).

Enesi [radijAllahu anhu] thotë:

أنس رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ: إنكم لتعملون أعمالا هي أدق في أعينكم مِنْ الشعر كنا نعدها عَلَى عهد رَسُول اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّم مِنْ الموبقات رواه الْبُخَارِيُّ

“Është e vërtetë se ju i bëni disa punë që i konsideroni të vogla sa qimja e flokut, kurse ne në kohën e Profetit [salAllahu alejhi ve sel-lem] i konsideronim këto katastrofike. Transmeton Buhariu

Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotë:

(( الكيس من دان نفسه وعمل لما بعد الموت، والعاجز من أتبع نفسه هواها وتمنى عَلَى اللَّه))! رَوَاهُ الْتِّرْمِذِيُّ وَقَالَ حَدِيثٌ حَسَنٌ.

“Njeri i mençur është ai që kontrollon vetveten dhe punon për jetën e pasvdekjes. Kurse njeri i dobët është ai që ndjek dëshirat e epshit të vet dhe pa ndonjë meritë shpreson e mbështetet tek Allahu”. (Tirmidhiu, hasen).

E lusim Allahun që të na dhuron frikën prej Tij në jetën tonë të fshehtë dhe publike dhe të na bëjë udhëzues e të udhëzuar.

Amin.

Përgatiti: Bekir Halimi