(Video/Foto) JA PROVA PERFUNDIMTARE: “Në Kosovë muslimanët po i konvertojne në shkollat publike!!!”

kristinaDhuratat kristiane ne shkollat publikeNjë video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon qartë se si në shkollat publike të Kosovës fëmijët detyrohen me dhunë që të marrin dhurata fetare nga organizata kristiane amerikane.

“Unë quhem Sara. Dhe ne kemi sjellë disa dhurata për ju. Këto dhurata janë nga njerëz në Amerikë. Ata janë kristianë që dëshirojnë të japin dhurata për kosovarët. Ne festojmë Krishtlindjet dhe festojmë lindjen e Jezusit. Dhe ne i japim dhurata njëri-tjetrit për të festuar Krishtlindjet. Këto dhurata janë nga njerëzit e Amerikës për ju.”

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë në datën 19 dhjetor.

Mbi dhurata shihet e shkruar qartë “Operacioni Fëmija i Krishtlindjeve”. Ato mbajnë kryqe të krishtere dhe emrin e organizatës Samaritan’s Purse.

Samaritan statement of faithNë websitin e kësaj organizate lexohet edhe deklarate e tyre e besimit në fenë kristiane ku ata deklarojnë se Bibla është fjala e pandryshueshme e Zotit, se Zoti është një person i përbërë nga tre persona, Zoti, Jezusi dhe Shpirti i Shenjtë dhe se që njerëzit të shkojnë në parajsë ata më parë duhet të pendohen dhe të besojnë Jezusin.

Kjo organizatë drejtohet nga Franklin Graham i cili e ka quajtur fenë muslimane si një fe false dhe një fe terroriste duke akuzuar muslimanët mbarë se ata nuk ngrihen të shprehen kundër këtyre akteve.

Një organizatë misionarësh të Krishterë amerikanë kanë hyrë në shkollën fillore që nga qeveria kosovare paraqitet si laike.

Në video shihet qartë edhe mësuesja e fëmijëve të vegjël e cila është në shkelje të hapur të ligjit për laicizmin e shkollave dhe duhet të arrestohet. Po ashtu, edhe drejtori i shkollës që ka lejuar këtë aktivitet duhet të pushohet nga puna, arrestohet dhe dënohet për shkelje të ligjit.

Në video shihet qartë që femra kristiane nga amerika i urdhëron fëmijët që të mbyllin gojën e të qëndrojnë urtë dhe të dëgjojnë fjalën e saj.kristina 1

Qeveria kosovare ka mbajtur qëndrim shumë të ashpër ndaj komunitetit kryesor në Kosovë, atij musliman, duke ndaluar madje edhe pjesëmarrjen e vajzave me shami në shkollat publike, gjoja në emër të laicizmit megjithëse këto vajza janë qytetare të lindura në Kosovë dhe taksapaguese të atij vendi.

Ndërkohë që nxënëset kosovare mbahen me dhunë larg shkollave, organizata të krishtere lejohen të hyjnë në shkolla publike, të heqin fëmijët nga mësimi dhe të detyrojnë ata që të marrin dhurata fetare dhe të dëgjojnë fjalime për fenë kristiane.

Ndërkohë në mediat sociale nga shumë kosovarë po protestohet fuqishëm kjo ngjarje. Shumë prej tyre kanë kërkuar nga kryetari i komunës së Prishtinës që të japë llogari për ngjarjen dhe të arrestojë përgjegjësit që kanë lejuar dicka të tillë.

Videon e paraqesim më poshtë. Cdo shqiptar mund ta kuptojë pasi femra kristiane që u mëson fëmijëve të vegjël për Krishtin dhe Krishtlindjet shoqërohet edhe nga një përkthyes shqiptar.