Uthull molle për flokë të shëndetshme

Uthull molle për flokë të shëndetshme

Përdorimi i rregullt i uthullës së mollës në flokë do t’i largojë të gjitha bakteriet në lëkurën e kokës dhe do ta largojë zbokthin.

Gjithashtu, uthulla pastron flokët dhe ju jep më shumë volum ndërsa ndihmon edhe në reduktimin e rënies së flokëve.

Acidi alpha-hydroxy që gjendet në këtë lloj të uthullës ndihmon që të largohen të gjitha helmet ose toksinat që janë marrur nga përdorimi i produkteve të flokëvë duke i bërë kështu flokët më të shëndetshme, të ndritshme dhe të buta.

Gjithçka që ju duhet është një sasi e uthullës dhe ujë i vakët.

Si dhe sa herë duhet ta përdorim këtë tretman?

Për flokë kaçurela, të valëzuara, të gjata dhe të trasha – Gjysmë filxhani uthull molle me ¼ e filxhanit ujë të vakët

Përdoret një herë në çdo dy javë.

Për flokë të drejta, të shëndetshme, të holla dhe të shkurtëra – 1 lugë gjelle uthull molle me një filxhan ujë të vakëtsirce

Përdoret një herë në javë.

Flokë të ngjyrosura ose të drejtuara në mënyrë artificiale– Gjysmë filxhani uthull molle me 2 filxhana ujë të vakët

Përdoret një herë në muaj.

Për flokë të trasha dhe të thata – 1 filxhan uthull molle me 3 filxhana ujë të vakët.

Përdoret njëherë në 6 deri në 8 javë.