Garancia prej Allahut – namazi i sabahut

0
238

Abdullah ibën Omeri, radijallahu anhuma, na tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:
“Ai që fal namazin e sabahut është nën garancinë e Allahut, të Bekuar dhe Lartësuar, andaj mos e dëmtoni këtë garanci të Allahut, të Bekuar dhe Lartësuar, sepse ai që e dëmton garancinë e Allahut, e kërkon Allahu deri sa ta hedh me fytyrë ne zjarr”. (Sahih, Ahmedi, Bezari dhe Taberaniu).

Në fillim të transmetimit të këtij hadithi ka një tregim interesant, të cilin e përmend Ibën Haxheri.Haxhaxhi kishte urdhëruar Salimin, të birin e Abdullah ibën Omerit për të vrarë një njeri.Salimi e pyeti këtë njeri: e ke falë namazin e sabahut?U përgjigj: po.I tha: ec dhe shko.Haxhaxhi i tha: pse nuk e vrave?U përgjigj: më ka treguar babai se ka dëgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thënë:“Ai që fal namazin e sabahut atë ditë është nën përkujdesin e Allahut”. Andaj nuk dëshirova të vras atë që Allahu e ka nën kujdesin e Tij.Haxhaxhi i tha Ibën Omerit: vërtetë e ke dëgjuar këtë nga Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem?Ibën Omeri i tha: po.

nga Bekir Halimi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here