Shkolla Verore e Turqishtes, bashkon studente nga vende të ndryshme

Shkolla Verore e Turqishtes, bashkon studente nga vende të ndryshme

“Këtu çdo gjë është e bukur dhe e qetë. Turqishtja është një gjuhë shumë e bukur dhe tingëllon shumë bukur, unë e dua shumë”.

Studentë nga vende të ndryshme kan vizituar Turqinë në kuadër të projektit “Shkolla verore e Turqishtes 2015″ e organizuar me bashkëpunim me Institutin “Yunus Emre”, Universiteti Osmangazi në Eskişehir (ESOGÜ) dhe Qendra e Mësimit dhe Praktikës së Turqishtes (TÖMER) flasin Turqishten si gjuhën e tyre raporton Anadolu Agency.

33 studentë të ardhur nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Rumania, Gjermania, Franca, Egjipti, Irani, Kazakistani, Afganistani, Azerbajxhani dhe Japonia në kuadër të projektit të shkollës verore 2015 të Turqishtes, duke vizituar qytete të ndryshme të Turqisë ata edhe zhvillojnë turqishten e tyre, por edhe mësojnë historinë e saj.

Nazanin Movafag i cili ka ardhur nga Teherani i Iranit duke vënë në dukje se është shumë e gëzuar që ndodhet në Turqi tha se: “Këtu çdo gjë është e bukur dhe e qetë. Turqishtja është një gjuhë shumë e bukur dhe tingëllon shumë bukur, unë e dua shumë”.

Ndërsa Majid Piri duke u shprehur se turqishtja është një gjuhë e shkëlqyer, thekson se turqishten e flasin me shumë dëshirë dhe se kur flasin ndihen sikur flasin gjuhën e tyre.