Rrëzohet avioni izraelit në Gaza?

0
201

Brigadat Izzedin al Qassam në Gaza deklarojnë se kanë rrëzuar një avion luftarak izraelit me anë të një rakete tokë-ajër. Militantët e kanë komunikuar lajmin përmes faqes së tyre në Twitter.

Ndërkohë, televizioni privat izraelit Channel 2 ka raportuar se një raketë ka rënë në Jerusalem, në një zonë të hapur, por shpërthimi i saj nuk ka shkaktuar viktima.

Në qytetin izraelit janë rihapur strehimoret publike, për herë të parë pas 21 vjetësh. Hera e fundit ishte në vitin 1991, kur Tel Avivi u qëllua nga raketat irakene “Scud”.

Vazhdojnë ndërkohë pa ndërprerje sulmet e aviacionit izraelit në Rripin e Gazës, ndërsa ushtria hebreje është gati të thërrasë 16 mijë rezervistë. “Një operacion nga toka në Gaza po afron”, ka deklaruar mëngjesin e sotëm radioja ushtarake.

Presidenti egjiptian Morsi ka dalë kundër sulmeve duke i cilësuar ato si “një agresion kundër njerëzimit”. Mëngjesin e sotëm kryeministri i tij, Hisham Kandil ka vizituar për rreth tre orë Rripin e Gazës, ku shkoi për t’u shprehur solidaritetin e tij banorëve.

Megjithatë, synim i vizitës ishte edhe insistimi për arritjen e një armëpushimi mes grupeve militante palestineze dhe Izraelit. Gjatë vizitës në fjalë, Izraeli deklaroi se kishte ndërprerë me kërkesë të Egjiptit çdo operacion ushtarak në Gaza, me kusht që nga Rripi të mos qëlloheshin raketa, transmeton TCH.

Gjithsesi, në orët e fundit nga Gaza janë qëlluar drejt Izraelit rreth 60 raketa. Bilanci i “Kolonës së Resë” për momentin rezulton të jetë 20 të vdekur nga pjesa palestineze dhe tre nga ajo izraelite. Nga e Gjithë bota po vijnë thirrje për përmbajtje dhe shqetësim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here