Home Lajme Zbulohen efekte të reja të vajit të ullirit

Zbulohen efekte të reja të vajit të ullirit

Vaji i ullirit mund të jetë më i njohuri në botën shëndetësore për efektet positive që ka në zemër, për yndyrnat mbrojtëse kundër kancerit të gjirit, për shëndetin e trurit, për flokët, lëkurën dhe thonjtë.

Ndërsa tani, tek vaji i pastër i ullirit është zbuluar një tjetër efekt mjaft i rëndësishëm, si forcimi i kockave, ta paktën kështu sugjeron një studim i ri.olives-and-olive-oil

Një ekip studiuesish spanjoll morën për studim 127 burra mes moshave 55 dhe 80 vjeçare. Burrat të cilët hëngrën një dietë mesdhetare të pasuruar me vaj ulliri shfaqën nivele të larta të osteocalcin në gjakun e tyre, një tregues ky i eshtrave të forta dhe të shëndetshme.

“Marrja e vajit të ullirit u bë me qëllim parandalimin e osteoporosës. Ky është studimi i parë i këtij lloji që demonstron se vaj i ullirit ruan kockën”, deklaroi Dr Hosé Manuel Fernández.

Një studim i mëparshëm të publikuar në “The Independent”, thuhet se vaji i ullirit mund të mbrojë kundër osteoporozës, dhe sëmundja e kockave zakonisht është më e përhapur në vendet e Mesdheut në krahasim me pjesën tjetër të Evropës.

Megjithatë, pavarësisht rezultateve gota e qumështit në mëngjes nuk duhet të zëvendëohet me vajin e ullirit, pasi këtij të fundit i mungon kalciumi dhe vitamina D, të dyja forcuese të kockës./Start/

 

Previous articleÇaji nga hithi
Next articleMos e shkundni fëmijën, mund të jetë e dëmshme