Mbreti Selman: Ankohuni edhe kundër fëmijëve të mi

0
272

salman

Ditëve të fundit në rrjetet sociale është përhapur një regjistrim zanor i mbretit të ri saudit, Selmanit, ku ai fton shtetasit e tij të shprehin pakënaqësitë dhe t’i dërgojnë ankesat e tyre për ndonjë padrejtësi që u ka ndodhur.

“U bëj thirrje të gjithë shtetasve të mi, të cilët janë trajtuar në mënyrë të padrejtë, që të paraqesin ankesa. Ata të cilët nuk mund t’i dorëzojnë personalisht, le t’i dërgojnë përmes postës, në llogarinë tonë”.
Ankesat nuk i ka kufizuar vetëm për zyrtarët e thjeshtë, por ai tha se ankesat mund të adresohen edhe kundër bijve dhe nipave të tij.

“Ata që i pranojnë ankesat duhet të na i dorëzojnë, qofshin ato edhe kundër bijve, nipave, mbesave dhe të anëtarëve tjerë të familjes sime. Le ta dinë të gjithë zyrtarët të cilët përpiqen t’i dekurajojë njerëzit nga dorëzimi i ankesave, pa marrë parasysh vlerën e tyre, do të dënohen. Nuk dua të dëgjoj për padrejtësinë dhe dhunën, as nuk dua që Allah t’më ngarkoj barrën për padrejtësinë që i është bërë tjetrit, apo t’më ndëshkoj pse nuk i kam ndihmuar të shtypurit. Allahu qoftë dëshmitari im.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here