Vlora A. Mehmeti, Postimi i plotë: Vëmendje ju lutem: Afro 30 minuta më parë mora një copë suxhuku për ta ngrënë. Ajo që ma tërhoqi vëmendjen ishte ngjyra e zezë që ishte në të sepse dallohej shumë. Këtë lloj produkti apo si t’i them që është shitur për suxhuk por në fakt përbërësit e tij nuk janë nga mishi por nga minjtë është blerë në qendrën tregtare ETC në Podujevë.
A mund ta merni me mend se si u shokova kur pashë një copë miu me qime të zeza në të ? A mund ta merni me mend popull I dashur se çfarë po hamë ne, e për përbërësit skemi dijeni ?
A mund të më thoni popull I dashur se ku do përfundoja unë nëse e kisha ngrënë pa e vërejtur e dalluar atë gjë tmerruese në të ?
A jeni në dijeni se çka jemi duke ngrënë nga këto qendra tregtare të cilat janë perhapur në çdo cep duke prodhuar produkte të tilla pa kurfarë kontrolle ?
Të gjithë këta të rinjë e të reja të cilët po I shohim çdo ditë në rrjetet sociale duke kërkuar ndihmë për shërim nga sëmundje të ndryshme, si kanceri e shumë e shumë tjera a thua nga çfarë po vijnë këto sëmundje ?
Krejt këto janë pasojë e këtyre produkteve pa asnjë kontrollë që rrinë në dysheme e ne I marim për të freskëta.
A thua a ka ligj ?
A ka shtet ?
A ka gjygj që i gjykon këta njerëz ?
A kan faj populli që ikën ?
A nuk është kjo një arsye pë të ikur nga këtu ?
A ka inspeksion n’këtë shtet a veq rrinë në zyre?
Deri kur kemi me ngrënë këso lloj produktesh që nuk ia dimë as prejardhjen e gjedheve, as kur është pregaditur ai produkt të cilin e blejmë ne?
Popull i dashur
Në kohët e mëhershme të parët tanë ishin të shëndetshëm, të fortë, dhe asnjëherë të sëmurë siç kemi ne tash lloj lloj sëmundjesh në këtë kohë.Në atë kohë nuk I kishin kushtet si ne por ushqimi ka qenë gjithmonë I freskët dhe I shëndetshëm.Por tash ushqimi I gatshëm për ne po na duket se po na e bën më të lehtë jetën e gatimin, por nuk po I dimë dëmet nga këto ushqime që na vijnë pas në organizmin tonë.
Ju lutem konsumoni ushqim të shëndetshëm ashtu siç bënin të parët tanë të cilët kishin jetë të gjatë dhe plot shëndet, kurse sot nuk mund të mbërrijmë dot as të 50- tat. Ju bëj apel mos bleni këto produkte sepse jam e sigurt që këto produkte të përziera me mish të minjve e sigurisht të qenve po marin jetë njerëzish./Q.K, standardi.eu