Home Lajme Vëllezëritë tanë turq, aleatë të fortë edhe në basketboll

Vëllezëritë tanë turq, aleatë të fortë edhe në basketboll

foto

Istambolli ka qenë nikoqiri i radhës së delegacionit kosovar që u prit në takim të gjatë dhe të përzemërt nga kryetari i Federatës turke të basketbollit, Turgay Demirel dhe drejtori për marrëdhënie ndërkombëtare në Federatë, Emir Turan.

Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, dhe anëtari i bordit të FBK-së, përgjegjës për zhvillimin e gjeneratave të reja, Valton Bilalli, i njoftuan nikoqirët me zhvillimet më të reja në basketbollin kosovar, punën dhe procesin e ndërkombëtarizimit.

Gjithashtu gjatë takimit u shkëmbyen përvoja të dyanshme me qëllim të ngritjes së nivelit të këtij sporti në vendet tona.

Federata turke ofroi mbështetjen e saj në kuadro për klinika të referëve e trajnerëve, si dhe ndihmë në paisje për gjenerata të reja. Kjo u arrit pasi që të dy Federatat ranë në përfundim se rruga më e mirë për zhvillim dhe ndërkombëtarizim të basketbollit kosovar është puna me të rinjë.

Turqit janë zotuar që të ftojnë përfaqësueset tona për ndeshje dhe turne atje, sikurse edhe të ftojnë referët dhe trajnerët në seminare të FIBA-së, që zhvillohen në Turqi.

FBK është njoftuar edhe me disa projekte të suksesshme që janë në zbatim nga Federata turke, të cilat pritet që të aplikohen edhe në Kosovë.

Kryetari i Federatës turke, Demirel, pritet të jetë kandidati më serioz për postin e të parit të FIBA Europës në zgjedhjet që do të mbahen në muajin maj.

Previous articlePolicia i përgenjeshtron islamofobat dhe kaurët e Kosovës si Lama,Haradinaj, Teuta Sahatçiu, familja Surroi etj.: “Nuk ka ekstremizëm fetar në Kosovë” Kosova rrezikohet nga korrupsioni
Next articleNisen nga Kosova ndihmat për popullin sirian