Mentalilteti abuziv i të festuarit Shkruan: Dr. Shefqet KRASNIQI

0
245

adsdaHyra sot në një supermarket për të blerë disa gjëra elementare dhe i habitur shikoja përgatitjet për festimin e Vitit të Ri. Të shpenzohen gjithë ato para për dekorime idhujtare të qytetit për një festë, sfondi pagan i së cilës nuk mund të mohohet nga askush, është shumë e dhimbshme!

Sikur ato para të destinoheshin për qëllime fisnike e dobiprurëse si për ndërtimin e ndonjë shtëpie për të varfrit, apo për financimin e ndonjë projekti, apo për mbulimin e shpenzimeve të ndonjë studenti, do të ishte shumë më mirë.

Por ja që politika nuk mendon kështu. Dekorimi, sipas tyre, është më me vend. Viti i Ri, sipas ligjeve të Republikës, është festa më e rëndësishme. Është e vetmja festë, për të cilën janë paraparë dy ditë pushim. Ndoshta për shkak se kthjellja nga dehja është e vështirë, andaj dhe duhen dy ditë.

Mediat i janë përkushtuar tërësisht festimit, duke harruar, qoftë edhe debatin më të vogël përkitazi me atë se a meriton apo jo të festohet kjo ditë? Ka disa ditë që reklamojnë programet e tyre ekskluzive për natën e kësaj feste. Siç mund të kuptohet nga vitet e kaluara, elementi më i theksuar i këtyre programeve mbetet performimi provokues i këngëtareve.

Mediat, asnjë feste nuk i kushtojnë rëndësinë që i kushtojnë Vitit të Ri. Madje, për të mos thënë se ato në festa tjera, sidomos në ato fetare, dinë edhe të thumbojnë.

Më e dhembshme se çdo gjë tjetër është gjendja e popullit, i cili, ndonëse është viktimë, për çudi në këtë festë akuzon qeverinë për keqpëdorime. Shumë prej tyre madje i sheh tek akuzojnë qeverinë se nuk kanë dekoruar qytetet, ndërsa harrojnë se barra e shpenzimeve të atyre dekorimeve rëndon drejtpërdrejt mbi supet e tyre. Edhe më keq, janë vet ata që vërshojnë qendrat tregtare për të shpenzuar shuma të mëdha të hollash për festimin e kësaj nate, duke mos zgjedhur se me çfarë festojnë, për të mos thënë se parapëlqejnë birrat dhe verën.

Të dashur vëllezër dhe motra!

Festa e Vitit të Ri është mëkat të festohet. Kjo është për shkak të botëkuptimeve të saj. Ajo festë është me origjinë pagane dhe idhujtare. Muslimanit më së paku i duhet ta festojë atë, ose thënë me fjalë tjera: I ndalohet ta festojë atë!!!

Mos harroni, ju mund të shpenzoni para, por në vend të kënaqësisë do të fitoni hidhërimin e Zotit tuaj. Nuk është e rëndësishme dhe nuk ia vlenë të jenë njerëzit të kënaqur me ty nëse Allahu është i hidhëruar me ty, sikur që nuk të bën dobi të hidhërosh Allahun për të kënaqur njerëzit. Po e them këtë, sepse jo të gjithë pajtohen me këtë vlerësim timin, bile kur të enjten në disa tv lokale kam bërë apel për t’u mos u festuar kjo festë pagane, disa të ashtuquajtur “intelektualë” kinse shumë iu paska penguar apeli im, andaj edhe nuk nguruan për ta shprehur haptazi. Por kjo, neve jo që nuk na ndalë dhe të mbetemi me kaq, por na nxit për të vazhduar më tutje dhe na shtyen edhe më shumë të përpiqemi ta vetëdijësojmë shoqërinë tonë që të mos jepen pas gjërave të kota, të mos shpenzojnë vend e pa vend, e në veçanti kur është në pyetje hidhërimi i Zotit.

Kjo festë, jam thellë i bindur se, do të vjen koha kur do t’i dalë “fala më” dhe nuk do jetë aspak interesante, ashtu siç nuk është tash interesante në SHBA, Kanada dhe në shumë vende skandinave  e gjetiu. Por, ja që duhet edhe pak kohë për këtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here