Vajzat me shami jashtë shkolle, Gjilani këtë herë me dhunë

0
293

Shkollat e Teksasit Kosovar atij të Gjilanit i janë kthyer trendit të mbrapsht, të largimit të vajzave me shami nga shkollat publike.

Siç raporton protali 2lonline duke cituar reagimin e kreut të PD-së në Gjilan Arianit Sllamniku , vajzave me shami iu është ndaluar vijimi i mësimit për me tepër situata ka eskaluar kur prindërit e vajzave kanë insistuar për të marrë shpjegime gjegjëse nga organet  e shkollës të cilat kësaj kërkese iu janë përgjigjur me intervenim të policisë.

Ndryshe Gjilani njihet si rajon i rrezikshëm ku grindjet në mes të grupeve kriminale të rinjve jo rrallë herë kanë përfunduar edhe fatalisht  për ta bërë atë Teksas Kosovar, përjashtimi i vajzave me shami në këtë mes del më qesharaku në univers.

“Ndryshe Arianit Sllamniku për 2online ka thënë : ‘’Si kryetar i PD-së  në Gjilan së pari u bëjë thirrje institucioneve komunale ta normalizojnë gjendjen dhe të mos e eskalojnë edhe më shumë atë gjegjësisht, t‘i kthejnë vajzat nëpër shkollat ku janë të thirrura të marrin dije siç ka ndodhur edhe vitin e kaluar”,.

Ai ka përkujtuar vitin e kaluar  ku nuk  pati asnjë telashe duke e marr parasysh suksesin në mësim të këtyre vajzave, nxënëse të shkollave fillore dhe të mesme dhe ka thënë që edhe vajzat e mbuluara, me shami në kokë, duhet të vazhdojnë  shkollimin, e drejtë  kjo në bazë të të gjitha normave dhe kartave të të drejtave të njeriut dhe lirive të saj.

Përndryshe, Sllamniku është shprehur i revoltuar edhe me bashkë partiakët e tij të nivelit qendror që nuk po e luajnë rolin e tyre dhe nuk po e arsyetojnë besimin e marrë nga elektorati.

“U bëjë thirrje deputetëve të PD-së që e kanë marr votën në emër të mbrojtjes së dinjitetit të këtyre vajzave – premtim paraelektoral i zgjedhjeve të fundit parlamentare, qe të dalin publikisht dhe të dëshmojnë paaftësinë e tyre për t’i përmbushur obligimet e votuesve të tyre, që kanë bërë të jenë aty ku janë dhe po qëndrojnë kot fare pa ndërmarrë as edhe një iniciativë në këtë drejtim. /2lonline

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here