Ne u themi atyre: “A do të na kthejë në kohën e Pejgamberit, alejhis-selam, apo në kohën e sahabëve?
Apo do të na kthejë në kohën e Omerit, kur sundonte Perandorinë Persiane dhe atë Romake?
Apo në kohën e umevitëve, të cilët ishin në Sham, ndërsa ushtria e tyre ishte në zemër të Spanjës?
Apo në kohën e abasitëve, të cilëve i përkulej Perëndimi?
Apo në kohën e Abdurrahman Ed-Dahilit, i cili rrethoi Francën dhe Italinë?
Apo në kohën e Abdurrahman El-Eusetit, i cili sundonte Spanjën, Portugalinë dhe jugun e Francës?
Apo në kohën e Kutzit, i cili shpëtoi njerëzimin nga mongolët?
Apo në kohën e ejubitëve, Zekiut dhe Salahudinit, të cilët shpartalluan ushtritë e kryqtarëve?
Apo në kohën e osmanlinjve, të cilët sundonin botën që nga Hungaria deri në Afrikë?
Ah, sikur të ktheheshim njëmijë vjet mbrapa!
Mbase do të na kthehej, sado pak, krenaria islame!!”