Shenja nga ALLAHU që t’i kthehemi rrugës së Tij: Mungesa e...

Shenja nga ALLAHU që t’i kthehemi rrugës së Tij: Mungesa e borës e lë Kosovën në thatësirë (Foto)

mungesa-e-bor-euml-s-e-l-euml-kosov-euml-n-n-euml-that-euml-sir-euml-foto_hd

Viti 2013 solli shira dhe përmbytje të mëdha në Kosovë. 2012-ta, stuhi dhe borë të dendur. Tash, çuditërisht është thatësirë totale.

Kjo mund të bëjë që rreth 400 mijë qytetarë të Prishtinës me rrethinë mund të ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm, duke pasur parasysh rënien e ndjeshme të nivelit të ujit në dy liqenet artificiale Batllavës dhe Prishtinës.

Zëdhënësja e Ujësjellësit rajonal të Prishtinës, Arieta Mjeku, ka thënë reduktimi i ujit do të jetë i domosdoshëm nëse thatësira e këtij dimri do të vazhdoj edhe më tutje. Mjeku ka shtuar se disa zona tashmë kanë nisur të ballafaqohen me reduktimin e vazhdueshëm të ujit, shkruan “Zëri”.

Megjithatë, mesi i janarit mund të sjell borën aq shumë të nevojshme për Prishtinën mirëpo rënia e madhe e nivelit të ujit në dy këto liqene ka krijuar shumë tokë të tharë e cila ishte mbuluar me ujë.

2(10)