FRM: Prokuroria e Kosovës duhet të ngrejë akuzë penale për kanosje kundër Alma dhe Fisnik Lamës

0
189
1621732_742360122454660_419407883_nForumi i të rinjve muslimanë ka lëshuar një deklaratë për media ku kërkon që prokuroria të ngreh akuz ndaj Alma Lames për nxitje të urrejtjes fetare.
Lexoni deklaraten e plote nga FRM:

Prokuroria e Kosovës duhet të ngrejë akuzë penale për kanosje kundër Alma dhe Fisnik Lamës

Forumi i të Rinjve Muslimanë ka lexuar në faqen e gazetës Express aktakuzën që prokurore Fitore Sadikaj ka ngritur kundër veprimtarit të organizatës sonë Noli Zhita.

FRM kërkon të falenderoj gazetën Express për botimin e kësaj aktakuze, pasi deri më tani, kur është thërritur e kërcënuar në stacionet e policisë dhe antiterrorit, qytetari Zhita nuk është vënë në dijeni në asnjë moment pse është marrë në pyetje dhe pse është kërcënuar.

Forumi i Të Rinjve Muslimanë nëpërmjet këtij prononcimi në shtyp proteston presionin policor që kallëzimi i Alma Lamës ka shkaktuar kundër veprimtarit tonë – gjë që është kundër ligjit.

Në të njëjtën kohë, FRM refuzon në mënyrë kategorike akuzën që është ngritur kundër Noli Zhitës, sipas të cilës ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të Ngacmimit sipas nenit 186 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Noli Zhita dhe Forumi i të Rinjve Muslimanë nuk kanë asnjë lidhje personale me Alma Lamën dhe nuk e kanë ngacmuar kurrë atë.

Duke qenë se jetojnë në një vend demokratik ku liria e fjalës dhe besimit mbrohet me ligj, Forumi i të Rinjve Muslimanë – ku bën pjesë edhe Noli Zhita – ka bërë dy deklarata për shtyp ku ka denoncuar ofendimet dhe ngacmimet që Alma Lama ka bërë kundër fesë Islame dhe hoxhë Irfan Salihut në mënyrë publike. Me fjalimet e saja publike Alma Lama ka nxitur urrejtje fetare e ka përdhosur imazhin e fesë Islame të popullit të Kosovës. Për këto sulme fetare, FRM ka propozuar në mënyrë publike, që duke ndjekur shembullin e qytetarit tjetër të Shqipërisë, Kastriot Duka, edhe Alma Lama të deportohet nga Kosova.

Reagimet publike të FRM-së nuk janë ngacmime, por janë një e drejtë që ne na e garanton ligji e Kushtetuta dhe Alma Lama nuk na e mbyll dot gojën as me shantazhe policore e as me aktakuza në prokurori!

Edhe pse Noli Zhita dhe FRM nuk e kanë kontaktuar dhe as ngacmuar asnjëherë personalisht Alma Lamën, në të kundërt, ajo dhe vëllai i saj e kanë ngacmuar e kërcënuar aktivistin Noli Zhita sa në privat aq edhe në publik.

Vëllai i Alma Lamës, Fisnik Lama me numër telefoni 045296778 e ka kërcënuar me përdhunime seksuale veprimtarin tonë dhe familjen e tij. Edhe pse Noli Zhita e ka kallëzuar në polici Fisnik Lamën në datë 10 qershor 2013 dhe ka kërkuar mbrojtjen e policies dhe procedim penal ndaj Fisnik Lamës, deri më tani as policia dhe as prokuroria e shtetit të Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë aksion për të mbrojtur qytetarin Zhita.

Për sa më lartë, FRM i apelon policisë së shtetit që qytetarin Zhita dhe familjen e tij ta marrë në mbrojtje e ta ruaj nga kërcënimet dhe përdhunimet që mund ti shkaktohen nga Fisnik dhe Alma Lama. FRM i apelon policisë dhe prokurorisë së shtetit të Kosovës që të ngrejnë padi ndaj Alma Lamës dhe vëllait të saj, Fisnik Lama, për kanosje sipas Nenit 185 të Kodit Penal.

Noli Zhita dhe FRM ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar kanosjen që Zhitës i është bërë për shkaqe frikësimi, për shkak të detyrës që ai ka si anëtar i Forumit të të Rinjve Muslimanë nga familjarët e Alma Lamës. Këto prova janë në posedim të policisë së shtetit.

FRM i apelon prokurores Fitore Sadikaj dhe prokurorisë së Kosovës që të mos na diskriminojnë pse jemi qytetarë të Kosovës dhe besimtarë muslimanë dhe pjesë e shoqërisë civile, e në anën tjetër të mbaj me hatër Alma Lamën e cila na kanos nëpërmjet vëllait të saj dhe antiterrorit. Ne besojmë në drejtësinë e ligjit, barazinë para ligjit dhe kërkojmë që prokuroria në mënyrë urgjente të ngrej aktakuzë kundër Alma dhe Fisnik Lamës – dhe policia e shtetit të marrë në mbrojtje z. Noli Zhita.

Me nderime,

Kryetari i FRM-së Behar Beqiri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here