Kthehuni në rrugën e ALLAHUT o shqiptarë, se po sprovohemi pa ujë për shkak të mëkateve tona

0
232

ImageProxy

Lajmi për tharjen e liqeneve akumuluese, Batllava dhe Badovci ka tërhequr vëmendjen edhe të medieve botërore të cilat kanë transmetuar lajmin për gjendjen e vështirë dhe mundësinë që Kosova të mbetet pa ujë të mjaftueshëm në muajt në vijim

130 medie botërore kanë dhënë informacion rreth gjendjes me të cilën po ballafaqohet Kosova sai përket ujit të pijes.

Asociated Press, Washington Post, Euronews, e shumë medie të tjera elektronike dhe të shkruara, i kanë dhënë hapësirë zvogëlimit të nivelit të ujit në liqenin e Batllavës, me datën 8 dhe 9 janar 2014.

Ndërkaq, zyrtarë të ujësjellësit rajonal “Prishtina”, i kanë thënë publiku.net se gjendja vazhdon të mbetet alarmante.

Arjeta Mjeku, zëdhënëse në Ujësjellësin Rajonal “Prishtina” ka thënë për publiku.net se reduktimet janë ashpërsuar si pasojë e tharjes në këto dy liqene.

“Niveli i ujit në liqenin e Batllavës ka rënë dukshëm, -12 metra nën nivel maksimal në të cilën rënie kanë ndikuar 2 faktorë, mungesa e reshjeve atmosferike si dhe faktori njeri kur dihet se verën e 2013-ës uji është keqpërdorur në masë jashtëzakonisht të madhe. Në liqenin e Badovcit kemi pozitë më jolakmuese dhe është, -13 metra nën nivel maksimal.” ka thënë Mjeku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here