Vazhdon persekutimi i muslimanëve, mbi 100 persona do të arrestohen

0
225

bajramovskiVazhdon terrori shtetror ndaj muslimanëve Kosovarë. Gjuetia e shtrigave thotë se do të arrestojë 100 muslimanë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, e ka konfirmuar se ende Kosova nuk është vendi i sigurt nga grupet radikale me tendenca ekstremiste fetare, por thotë se nën hetime po vazhdojnë të mbesin një numër i madh i personave që dyshojnë të kenë lidhje me këto rryma, dhe se aksionet kundër tyre ende nuk kanë përfunduar.

Në pyetjen nëse Kosova është Kosova vend i rrezikuar nga këto rryma, përkatësisht nëse një situatë e tillë është nën kontroll, Rexhepi ka thënë se askush nuk mund të thotë se 100 për qind jemi të sigurt.

“Realisht askush nuk mund të thotë 100{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} jemi të sigurt nga ky fenomen i terrorizmit, apo i paprekshëm, apo imun ndaj këtij fenomeni. Por realisht me kapacitetet që i kemi ngritur në Kosovë si një vend i vogël dhe me një bashkëpunim të ngushtë që e kemi edhe me SHBA-të dhe me vendet evropiane e vendet në rajon e sidomos kohëve të fundit edhe me Turqinë”, ka thënë Rexhepi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here