Haradinaj e fut në parti të dyshuarin për humbjen e çekut 16-milionësh

0
233

f1_12-antohar-balline-11357979269Prishtinë, 12 janar – Ramush Haradinaj i ka bërë vend në parti ish-shefit të  dikurshëm të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, Anton Berisha, njeriut i cili ende nuk ka dhënë llogari për humbjen e një çeku prej  16 milionë eurosh. I ka organizuar pritje të veçantë në seli të partisë dhe ka folur fjalë miradije për të. Ka thënë se është nder për AAK-në që brenda saj ta ketë një “veprimtar të hershëm”, që ka kontribuar në proceset e shtetndërtimit. E ka lavdëruar edhe për profesionalizëm.

Ish-ambasadori i parë i Kosovës në Slloveni, megjithatë, nuk njihet në publik me epitetet e marra nga Haradinaj. Më shumë se veprimtar politik, ai njihet si një ndër personat më të përfolur në dekadën e parë të pasluftës. Berisha ka qenë cak i dy sulmeve gjatë kohës sa ka qenë në krye të ART-së. Bile, sulmi i dytë, i bërë në fshatin Balincë të Malishevës, ka qenë duke i kushtuar me jetë një pjesëtari të policisë, i cili ka qenë në eskortë gjatë një rruge që Berisha e kishte bërë në drejtim të Pejës . Nën dyshimin për pjesëmarrje dhe organizim të “atentatit”, policia asokohe pati arrestuar tre persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here