OKB MIRATON ME KONSENSUS REZOLUTËN E DELEGACIONIT SHQIPTAR

0
189

a3c6c347-2f2d-48ff-8e76-d7459158904f-444x333Rezoluta u bashkë-sponsorizua nga 45 vende anëtare të Këshillit të Evropës si dhe nga disa vende të tjera vëzhguese të Organizatës.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një ditë më parë me konsensus projekt rezolutën A/67/L14/Rev1, me titull “Bashkëpunimi midis Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Evropës”, e cila u paraqit për miratim nga delegacioni shqiptar, në cilësinë e Presidencës së radhës së Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Rezoluta e miratuar përbën një sukses të spikatur të diplomacisë shqiptare, një tregues të rolit aktiv të Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare.

Rezoluta sjell një gjuhë të përmirësuar në tërësi si dhe përfshin për herë të parë një sërë elementësh të rëndësishëm në fushën e të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor si referencat për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, lirinë e medias, të drejtën për jetës private dhe e mbrojtjes së të dhënave personale, etj., të cilat përbëjnë aspekte parësore të aktivitetit të Këshillit të Evropës si organizata pararojë në nxitjen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.

Rezoluta u bashkë-sponsorizua nga 45 vende anëtare të Këshillit të Evropës si dhe nga disa vende të tjera vëzhguese të Organizatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here