Myslimanët e Shkodrës, kundërpërgjigje filmit anti-islamik me dhurim gjaku

0
257

Besimtarët myslimanë të qarkut të Shkodrës i janë bashkuar thirrjes së myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.

Sipas myftiut Sytari kjo nismë është ndërmarrë për të kryer porosinë e profetit Muhamed ndaj personave në nevojë, në këtë rast për fëmijët që vuajnë nga talasemia, raporton Ora News.

Myftiu Sytari gjithashtu ka deklaruar se kjo është edhe një kundërpërgjigje ndaj atyre që mundohen të denigrojnë figurën e profetit.

Edhe gjatë shërbesave fetare myftiu Sytari ka bërë thirrje për ndjekjen e traditës së profetit Muhamed në jetën e përditshme të besimtarëve myslimanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here