Lubonja: Kosova persekuton MUSLIMANËT në interes të AMERIKANËVE

0
229

luboLubonja: Kosova po ushtron terror ndaj komunitetit mysliman në interes të amerikanëve

Analisti Fatos Lubonja e cilëson të ekzagjeruar operacionin e pak ditëve më parë në Kosovë ku u arrestuan 40 persona. Në një intervistë për Express, Lubnja shprehet se aksioni ishte njëjtë i ekzagjeruar ashtu qysh kishte ndodhur në Shqipëri kohë më parë.
“Më ngjason me një version të ekzagjeruar të atij që u krye në Shqipëri para disa kohësh ku akuza ndaj të arrestuarve pak a shumë ishte përrekrutim njerëzish për të shkuar në Irak. Mirëpo nuk di se sa mund të jetë përgjegjës ligjërisht dikush për atë se i mbush mendjen një të rrituri që të shkojë në Siri të luftojë kundër Asadit. Mua kjo më kujton nenin e Agjitacionit dhe Propagandës në kohën e regjimit diktatorial”, thotë ai.
Por, Lubonja është kundër përfshirjes së shqiptarëve në luftëra të tilla.
“Pa dyshim jam krejtësisht kundër që qytetarë të çdo vendi -jo më shqiptarë – të shkojnë të përfshihen në një luftë e të vrasin njerëz apo të vriten ata vetë. E shoh këtë me trishtim dhe dhimbje” vijon me tej Lubonja.
Sipas tij Shteti i Kosovës po ushtron terror ndaj komunitetit mysliman në interes të amerikanëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here