“Një transeksual që shpjegon para të miturve kënaqësinë e eksperiencës së saj/tij biseksuale.. është ngacmim seksual ndaj të miturve”- thotë një ish-diplomat që i ka shërbyer Shqipërisë në SHBA. Shkurt përbën vepër penale, nëse ky shpjegim, apo leksion “edukativ” siç e quan Qeveria, i këtij transeksuali është bërë pa miratimin e prindërve të këtyre të miturve.
Ajo që ka ndodhur me gjimnazistët e Tiranës nuk është as më shumë e as më pak se një sulm kimik ndaj popullatës së pambrojtur nëse do i referohemi ligjeve ndërkombëtare të Luftës. Ky është kontaminim i qëllimshëm i brezit të ri ku në shënjestër është FAMILJA, si i vetmi institucion që ka në dorë pavarësinë e edukimit të një fëmije. Dhe ashtu si të gjithë ata/o prindër që besoj tek institucioni i familjes, askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në mënyrën e edukimit ndaj fëmijës tim.
Nëse do më duhet t’i flas ndonjëherë për këta LGBT-istat, do e di unë ç’t’i them, askush tjetër nuk duhet t’i flasë për ta pa praninë time. Një pyetje kam për ministren e Arsimit dhe të gjithë ata/o deputetë dhe shtetarë prindër, shumica e të cilëve i kanë shkolluar fëmijët e tyre jashtë shtetit dhe që sot po mbrojnë LGBT-istat: Sa herë fëmijët e tyre kanë ndjekur leksione të tilla? Nëse i kanë ndjekur, sa herë janë njoftuar nga institucioni arsimor përkatës? Sa herë fëmijët e tyre kanë ndjekur të tilla leksione pa miratimin e tyre?
Pra në vend që të shpjegojë se ky është aplikim i një programi të huaj, Ministria e Arsimit të sqarojë a janë pyetur prindërit e atyre adoleshentëve për këtë program? Nëse po, të zbardhë diskutimet e bëra me ta dhe të na thotë emrat e të gjithë prindërve! Nëse jo, atëherë gjithkush që ka ndërmarrë një nismë të tillë duhet të japë shpjegime ligjore. Personalisht, nuk dua t’i hyj çështjes moralisht, pasi jam i sigurt që një mesazh i njerëzve të tillë, që gjithmonë na shiten si viktima të padhunuar asnjëherë, nuk vlen!