Ku janë Terroristet ?

0
192

imagesJa ku janë :

Terroristet janë në veri te Mitrovices !
aty ku kemba e shtetit nuk guxon me shkelë !
aty ku janë vrasesit e vëllaut ton policit Enver Zymberi !
aty ku sulmohet me bombë zyra e PDK-së !
aty ku shqiptaret nuk guxojn me dal as ne oborrin e shtëpisë !
aty ku shkatërrohen pikat kufitare !
aty ku vriten pjestarët e Eulex-it!
aty ku rruga e doganierve eshte vetem nga ajri !
aty ku Kosova është Serbi !!!

Shkoni sa ma shpejt sepse aty keni Terrorist me shumicë, nuk dështoni cilndo që e arrestoni.

A e harruat luften a ?
A e harruat gjenocidin a ?
A e harruat perdhunimin e grave a ?

Ne Mitrovicë janë autoret, shpejtoni o ” burra”.

Terroristet po hynë ne Kosovë edhe nga pjesa tjeter, ne Karaçevë të Kamenicës, po sillen si ne bahçe të babes, shpejtoni se atje po frikësohen femijët nga njerëzit me maska, shqiptaret po kerkojn ndihmë o Islamofoba, shpejtoni arrestoni terroristet.

Ja edhe nji vend tjeter ku janë terroristet :

Në Luginën e Presheves , atje ku rrenohet Lapidari i UÇPMB-së, atje ku malltretohen vëllezerit tan, eyy atje edhe fëmijeve në shkolla ia kan marrë Abetaren , shpejtoni ndihmoni vëllezërit tan.

Ju bëjë thirrje si nje vëlla shqiptar i juaji, mos i armiqësoni policinë e shtetit me shqiptarët te cilet falen 5 her ne dite, mosni se te gjithë jemi shqiptar, asgjë nuk fiton shteti nese synimi i juaji behet arrestimi i shqiptarëve, iu drejtohem: mediave te shkruara dhe elektronike si dhe disa pjestarëve te AKI-së.

Po ashtu iu bëjë thirrje edhe asaj organizatës fantome me emrin Xhihadi i Teuhidit, që besoj dhe jam i bindur se ata nuk janë fare musliman , ata nuk ia dojnë te mirën personave të arrestuar, ata nuk erë të muslimanit, sepse mision i muslimanit është qetësia, paqja , e jo terrori dhe kercënimet dashakeqe, muslimani e rrespekton shtetin e tij, muslimani urdhnon për të mirë dhe ndalon nga e keqja.

Policia e kosovës janë vëllezërit tanë.
Secili le të gjykohet dhe le të denohet per gabimet dhe veprat e tijë te ulëta , por mos të behen paragjykime e akuza të cilat nuk ekzistojn fare.

Me respekt,
Behlul Shala

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here