Guximi për promovimin e antivlerave dhe përkrahja e tyre si turp e mëkat Shkruan: Dr. Shefqet Krasniqi

0
247

asdaxxxxÇdo shoqëri ka vlerat e saj me të cilat krenohet dhe mburret me to, sikur që i kemi edhe ne, shqiptarët, me të cilat gjithmonë jemi krenuar. E ndër ato vlera ka qenë dhe vazhdon të jetë edhe morali, bile do të thosha edhe si simbol i tyre. Historia e popullit tonë është e mbushur me sundime e pushtete despotësh, ky vend dhe ky popull kanë përjetuar diktatura e luftëra, por moralisht kanë qenë të pathyer. Nderi, tek ne shqiptarët, ka qenë i shenjët dhe vazhdon të jetë ende i tillë tek të gjithë ata që e ndiejnë veten shqiptarë të vërtetë, nëpër damarët e të cilëve qarkullon gjak shqiptari e myslimani.

Kjo veçori e shqiptarëve duket sikur me çlirimin nga pushtetet është vënë para një beteje shumë të ashpër, kësaj radhe në emër të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Ndjenjat e xhelozisë për ta ruajtur nderin e shenjtë, në veçanti atë të familjes, sikur janë zbehur dhe jo vetëm kaq, por kohëve të fundit po flitet e po punohet me të madhe që në Kosovën tonë të pastër të përhapet edhe një dukuri me të cilën njeriu i devotshëm dhe i moralshëm nuk mund as ta shpreh para të tjerëve sepse i vije marre, turp, e lëre më të jetë pjesë e saj.

E ajo është martesa e gjinisë së njëjtë. Ne e dimë se edhe më herët ka patur njerëz të pazakonshëm, të shthurur, me orientime dhe prirje seksuale për gjininë e njëjtë, por kjo është bërë fshehtë dhe është mbajtur sekret, sepse është trajtuar si një sëmundje shpirtërore e shoqërore e cila ka nevojë të mjekohet, respektivisht të kundërshtohet nga të gjithë njerëzit e shëndoshë. Personat e tillë janë të cekur në librat e shenjta si njerëzit më të sëmurë dhe më të dëmshëm të shoqërisë.

Ata i kanë urryer të gjithë njerëzit e mençur dhe të shendoshë moralisht dhe atë të, të gjitha konfeksioneve fetare. Bile edhe të feve tokësore se lëre më të atyre qiellore. Madje, edhe ata vet, shumica e tyre e pranojnë se janë të sëmurë, por donë ndihmë për të dalë nga ajo rrugë.

Mua personalisht disa persona të tillë të dy gjinive më janë ankuar se vuajnë nga ajo sëmundje dhe duan ndihmë për të shpëtuar, përndryshe thonë e pati puna jonë. Andaj me ta duhet të punojë tërë shoqëria në mënyrë që ata të mjekohen e të shpëtojnë.

Krejt kjo nuk është e çuditshme, por me dal e me promovuar një sëmundje të tillë, një dukuri të tillë të cilën as shtaza nuk e bënë, se lëre më njeriu, me bërë promovimin e antivlerave, kjo është e pa pranueshme për mentalitetin tonë, për shoqërinë tonë.

Është në kundërshtim të plotë me vlerat tona morale, me traditat tona kombëtare me të cilat jemi krenuar para botës evropiane. Nuk mendoj asnjëherë se dikush nga qeveritarët tanë, nga intelektualët, bijtë e këtij populli të cilët donë ti ruajnë vlerat tona kombëtare, mund të pajtoj me një fenomen të tillë.Zoti mos e dhashtë. Imagjinoje me këtë dukuri nuk pajtojnë as sllavët serb e rusë, se lëre më të tjerët. Andaj u bëjë apel të gjithë njerëzve të shendosh psikikisht dhe shpirtërisht që të merren me këta njerëz të sëmur e t’i mjekojnë, se vërtetë këta kanë nevojë për mjekim. Allahu na ruajt moralin dhe vlerat tona.

Mos të harrojmë se kiameti nuk do bëhet derisa të pavlerat të bëhen vlera, andaj mos lejoni të përhapet një dukuri e tillë në një shoqëri siç jemi ne me vlera të larta, sepse këta njerëz ndoshta do vije koha kur do kërkojnë ta bëjnë legjitime martesën edhe me qenë, e me majmunë. Ne në Evropë nuk mundë të shkojmë duke ndryshuar fenë tonë, traditat tona, kulturën tonë. Sepse Evropa nuk kërkon një gjë të tillë dhe nuk është asnjëherë kusht për anëtarësim në Evropë një dukuri e tillë. Fundja fundjes në Evropë ka lloj-lloj popujsh e kulturash, secili i ruan me fanatizëm vlerat e veta, kulturën dhe traditën e vet. Allahu e ruajt këtë vend nga qëllimkëqijtë të cilët duan ta prishin e shkatërrojnë moralin tonë, nderin tonë. Allahu i shëroftë ata njerëz të goditur nga ajo sëmundje. Amin dhe deri javën e ardhme me një temë tjetër selam alejkum.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here