I uroj të gjithë muslimanët për vitin e ri vendimin e tyre të fortë se nuk do ta festojnë “natën më të çmendur” të vitit.
Urime çdo të riu të mençur dhe çdo vajze që mendojnë për këtë natë, natën e mundimit dhe dhimbjeve të kokës, kështu që të vendosin që mos ti përgjigjen ftesës të miqve për ta festuar këtë natë. Unë i përgëzoj që do ta refuzojnë nxitjen në të cilën thonë se do të argëtohen mirë në qoftë se tërë natën e kalojnë duke ulëritur, duke mos ditur as vet pse ose të paktën pse të gjithë ulërijnë.
I uroj çdo prindi që fëmijëve të tyre nuk u lejojnë që në këtë natë të “ulërijnë” dhe i cili ka qëndruar në shtëpinë e tij duke e ruajtur traditën e tyre të dinit islam.
Të gjithë ata që me mall e presin këtë natë të paktën për një moment të ndalen e të mendojnë për këtë natë, ta pyesin veten se çfarë ka kjo natë të përbashkët me ne muslimanët, çfarë lidhje ka me ne një figurë e “rëndësishme” në këtë natë i cili është gjithmonë është i qeshur dhe i cili u jep dhurata fëmijëve të cilat paguhen nga prindërit e tyre?
Ndërsa me rastin e festimeve të festave të krishterëve, i njohuri hafiz imam Dhehebiu iu është përgjigj atyre të cilët thonë se këtë e festojnë vetëm për shkak të grave dhe fëmijëve të tyre në mënyrë që ti bëjnë të gëzuar:
“Gjendja më e keqe është e atyre njerëzve që familjet dhe fëmijët e tyre ua ekspozojnë hidhërimit të Allahut.”
Gjithashtu imam Dhehebiu transmeton një transmetim nga Abdullah b. Amri, radijAllahu anhu, në të cilin thuhet se ai ka thënë:
“Ai i cili në ditët e festave të krishterëve i dekoron shtëpitë dhe rrugët dhe ai që i imiton ata në atë, dhe pastaj i vije vdekja dhe ai nuk pendohet prej kësaj, do të ringjallet me ta në Ditën e Ringjalljes.”
(Transmeton imam Bejhekiu, dhe shejhu i islamit Ibn Tejmija e ka vlerësuar autentik)
Ne muslimanët i kemi ditët tona në të cilat gëzohemi dhe festojmë ashtu si i ka hije çdo njeriu të zgjuar dhe të pajisur me arsye, se ne i kemi festat tona, dy bajramet, dhe të cilat na mjaftojnë dhe për këtë arsye largojuni kësaj “nate të çmendur” në mënyrë që mos t’iu bëjë të çmendur tërësisht!
I lutem Allahut secilit ti jap forcë dhe pasqyrim për ta parë të vërtetën të vërtet dhe ta pasoj, dhe ta shoh të pavërtetën ashtu si është dhe të largohet nga rruga e saj! Amin!