Gratë në Siri po dhunohen në burg, po përdoren si mburoja njerëzore gjatë operacioneve ushtarake dhe po kidnapohen me qëllim që të kryejnë presion dhe poshtërim mbi anëtarët e familjes, tregoi raport i ri të hënën.
“Keqpërdorimi i grave (përdoret si) taktik mentale për ta mundur palën tjetër në perspektivën simbolike dhe psikologjike, duke e bërë gruan shënjestër të dëshiruar derisa konflikti të vazhdoj”, thuhet në raportin të publikuar nga rrjeti Euro-mesdhetar për të drejtat e njeriut.
E botuar në ditën ndërkombëtare për ta ndalur dhunën ndaj grave, raporti thotë se lufta sirian brutale e “krijoi një terren të përshtatshëm për dhunën ndaj grave, duke përfshirë edhe dhunën seksuale.”
Raporti thotë se përdhunimi është i dokumentuar në shtatë provinca, duke përfshirë Damaskun, kryesisht “gjatë bastisjeve të qeverisë, në pikat e kontrollit dhe në vendet e mbyllura (në burg).”
Raporti citon gruan me emrin Aida, një 19- vjeçare nga Tartusi në bregdetin sirian, familja e të cilës është e afërt me lëvizjen anti-regjimit, Vëllazërinë Muslimane.
Ajo u arrestua në mes të tetorit të vitit 2012-2013 dhe gjatë kësaj kohe ajo ishte dhunuar në dy raste, duke përfshirë edhe përdhunimin nga tre ushtarë një ditë para seancës gjyqësore.
“Hetuesi më la në dhomë dhe u kthye me tre anëtarë të personelit të cilët më dhunuan me radhe. Ashpër e rezistova të parin por kur filloi i dyti, unë u bëra tmerruese dhe nuk mund të rezistoja,” tha ajo.
“Kur filloi i treti, unë u rrezova tërësisht. Gjakderdhja gjatë gjithë kohës. Derisa i treti e përfundoi, rashë përtokë. Dhjetë minuta më vonë, mjeku i burgut erdhi dhe më dërgoi mua në banjo ku më dha një injeksion për të mundur të qëndroj para një gjyqtari,” tha ajo.
Raporti thotë se dhunimi përdoret shpesh nga forcat e regjimit si armë gjatë operacioneve ushtarake.
Shtohet rasti në krahinën qendrore të Homsit, ku forcat e regjimit e dhunuan 9–vjeçaren para syve të familjes së saj në zonën Baba Amr në mars të vitit 2012.
Raporti paralajmëron për vështirësitë e dokumentimit të dhunimit për shkak të turpit të lidhur me dhunën seksuale.
“Shumë viktima të dhunës seksuale – nëse jo shumica e tyre – kanë zgjedhur ose janë detyruar ta lënë vendin e tyre, duke bartë me vete plagët fizike dhe (psikologjike) në vendin ku marrin azil,” tha ajo.
Grupi i monitorimit gjithashtu dokumenton përdorimin e grave si mburoja njerëzore dhe fenomen në rritje të rrëmbimit të grave nga ana e regjimit dhe forcave opozitare.
Është vërejtur se gratë shpesh janë rrëmbyer për shkak të shkëmbimit të burgosurve, ose “ose për të bërë presion në të afërmit e saj meshkuj të dorëzohen,” tha grupi.
Raporti citon rrjetin sirian për të drejtat e njeriut siç thonë që në mesin e dhjetorit 2011 dhe në maj të vitit 2012 janë dokumentuar 125 raste të rrëmbimit të grave dhe dy raste të rrëmbimit të fëmijëve.
Në luftën në Siri deri tani janë vrarë më shumë se 120 000 njerëz dhe miliona të tjerë janë të detyruar të largohen nga vendi. Nga ata që u bënë refugjatë, tri të katërtat janë gra dhe fëmijë, tha OKB-ja. /Agjencionet