Prishtinë, 24 tetor – Ipeshkvia e Kosovës ka reaguar sot lidhur me deklaratat e kryeministrit turk Recep Erdogan gjatë vizitës së djeshme në qytetin e Prizrenit, madje duke i quajtur ato ogurzi dhe provokuese.
“Ka një kohë prej kur autoritetet e ndryshme të Turqisë provokojnë me ide neootomane, të cilat më ngacmojnë mendësinë dhe më prekin sedrën e të qenunit shqiptar. Mirëpo, me fuqinë e arsyes dhe me pasurinë shpirtërore, gjithnjë gjeja forcën për të heshtur. Porse, fjalimi i djeshëm i z. Erdoganit në Prizren, me përmbajtje të shkapërcyem dhe fyes, me zâ padroni dhe me një performancë dalldisjeje politike, ishte ogurzi, në kundërshtim me të vërtetën historike, me realitetin e sotëm dhe pa një propozim pozitiv për të ardhmen”, thotë Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji.
Ai ka shtuar në reagimin e tij se duhet të harrohet e kaluara, por edhe vëllazëria duhet të ketë kufirin e vet.
“Popujt vëllazërohen dhe miqësohen, personat krijojnë vëllazëri dhe miqësi, por secili rri zot në shtëpi të vet. Ne mund të quhemi vëllezër, por kur vëllezërit e teprojnë, dinë t’i thonë njëri-tjetrit “ti n’shpi tane, unë n’shpi teme..Është e vërtetë që e ardhmja duhet të mësojë nga e kaluara, si “magistra vitae” (mësuese jete), që të mos përsëriten gabimet e së kaluarës. Në anën tjetër, është më se e vërtetë se popujt e qytetëruar, po edhe populli ynë në tërësi, e di fort mirë se askush s’ka arritur të ndërtojë të ardhme të ndritur, me të kaluarën. E sidomos kur e kaluara ka qenë e hidhur, e dhimbshme dhe e padrejtë. Kthimi i verbër në të kaluarën, nuk është gjë tjetër veç se fundi i ecjes drejtë së ardhmes”, vlerëson Gjergji
Deklarata e ministrisë se jashtme serbe:
Beograd, 24 tetor – “Çdokush në botë e di që fjala Kosovë është serbe dhe se është territor serb, madje edhe ata që e kanë njohur këtë kuazi shtet”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, lidhur me deklaratën e kryeministrit të Turqisë Recep Erdogan dje në Prizren.
Duke reaguar në deklaratat e Erdoganit se Turqia është Kosovë dhe Kosova Turqi, si dhe atë që Kosova është vendi i tij i dytë, MPJ-ja serbe thekson se në “Republikpn e Serbisë deklaratat e tilla kurrsesi nuk mund të pranohen si miqësore”.
“Ato (deklarata) devijojnë nga bindjet që marrin përmes kontakteve me zyrtarët më të lartë të Turqisë”, thuhet në këtë komunikatë dhe vlerësohet se “qyteti i Dushanit (Prizreni) është vendi më i pavend për deklarata të tilla”.
Kryeministri i Turqisë të mërkurën qëndroi për vizitë në Kosovë, ku mori pjesë në hapjen e terminalit të ri në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës, kurse bashkë me kryeministrat Thaçi dhe Edi Rama vizitoi edhe Prizrenin
Mos të harojmë edhe deklaraten e priftit çetnik Anton Kçires, deklaraten naci-fashiste kundër muslimanëve të Bosnjes dhe Kosoves, ku kishte qenë deshira e tij e flakët qe te vriteshit edhe mbi 1.300.000 “qej me bishta”, e që ju referohej muslimanëve në tërësi.