Home ARTIKUJ BIK: Mos u manipuloni nga dashakëqinjt

BIK: Mos u manipuloni nga dashakëqinjt

ternavaSot është raportuar se para valës së dytë të arrestimeve të të dyshuarve për nxitje të terrorizmit dhe urrejtjes ndër-fetare, në mesin e të cilëve ka edhe udhëheqës xhamishë, Policia e Kosovës kishte marrë në pyetje edhe myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Kreu i fesë islame në Kosovë është thënë se në pyetje ishte marrë në ambientet e selisë së BIK-ut të cilën e udhëheq. Por, këto deklarime i mohon Tërnava.

Në emisionin “Zona e Debatit” të Klan Kosovës, ai ka thënë se kjo është një dezinformatë.

“Nuk mund të jetë imam as hoxhë ai i cili thotë të shkohet në Siri dhe të luftohet. Ai që thotë ashtu është ose i çmendur, ose i padijshme apo kundër Zotit”, ka thënë Tërnava.

Sipas tij, në Kosovë nuk ka islam radikal, por njerëz që për interesa të natyrave të ndryshme thirren në islam.

“Nuk ka islam radikal dhe jo radikal. Islami është një. Kosova është pjesë e Evropës dhe se Zoti e ka bërë pjesë të Evropës”, thotë Tërnava, i cili bëri thirrje që të mos dilet nesër në protestë, që ai e quajti “të thirrur nga disa dashakëqij”.

Previous articleKelmendi: Imamët u arrestuan padrejtësisht!
Next articleAvokati i dr. Shefqet Krasniqit: Vendimi për paraburgim prej 30 ditësh, jo demokratik dhe fetar