BEOGRADI MERR MBËSHTETJEN E PARLAMENTIT PËR AUTONOMINË E SERBËVE TË KOSOVËS

0
181

e12b7f2a-be14-4edb-9ab9-49065b5aea64-444x333Parlamenti i Serbisë miratoi sot, pas një debati të gjatë, dy ligje në mbështetje të ”autonomisë” së minoritetit serb të Kosovës.

Parlamenti i Serbisë miratoi sot, pas një debati të gjatë, dy ligje në mbështetje të ”autonomisë” së minoritetit serb të Kosovës që do të shërbejnë si bazë në bisedimet e ndërmarra nga Bashkimi Evropian.

“Sovraniteti i Serbisë në Kosovë ështe pothuajse inekzistent”, shprehu me keqardhje kryeminsitri socialist, Ivica Dacic duke u kërkuar deputetëve të pranojnë realitetin për Kosovën.

“Ne duhet të marrim në konsideratë realitetin për Kosovën që ka shpalluar njëanshmërisht pavarësinë në vitin 2008”, deklaroi Dacic.

Me pjesëmarrjen e presidentit serb, Tomislav Nikolic, Dacic dhe qeverisë së tij nacionaliste, 175 deputetë votuan në mbështetje të këtyre ligjeve dhe 19 kundër, në mungesë të 56 deputetëve nga 250 vende në Parlament.

Votimi u krye në përfundim të një debati që zgjati më shumë se 12 orë, disa ditë pas miratimit nga qeveria Dacic të projektrezolutës që do të shërbejë si bazë për bisedimet me Prishtinën që do të rifillojnë më 17 janar në Bruksel.

”Rezoluta kërkon më shumë autonomi për minoritetin serb në Kosovë, veçanërisht në nivel të pushtetit lokal, gjyqësor dhe në nivel të financave lokale, të policisë dhe arsimit në raport me autoritetin e Prishtinës”, deklaroi Dacic.

Progrese në normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit janë kusht i vendosur në kuadër të dhënies nga Brukseli të një date për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here