E përdorë kripën në ushqime për shije shtesë? Pergjigja juaj eshte, Po. Por sa sasi e kripës është e mjaftueshme për trupin tonë? Pergjigja juaj me siguri është ‘Nuk e di’.
Kripa nuk është ushqim! Andaj nuk duhet menduar se deri sa ka Natrium, apo Klor e gjëra të tilla, ejani tani ta marrim pa kontrollë.
Kripa nuk ka vlera ushqimore. S’ka vitamina, s’ka minerale organike, s’ka asnjë lloj vlere ushqimore. Përkundrazi është i rrezikshëm dhe shkakton probleme në veshka, fshikëz urinare, zemër, arterie dhe vena.
Po pse përdoret kaq shumë? Shumica kryesisht e kanë bërë shprehi me kalimin e viteve. Por shprehi e bazuar në keqkuptimin se për trupin është e nevojshme.
Kripa është e dëmshme për veshkët dhe zemrën. Bile në disa gjendje të semundjes së zemrës kripa edhe në sasi të vogla është shume e rrezikshme.
Kripa ndikon në rritjen e shtypjes së gjakut, gjendje e cila prek miliona njerëz sot. Statistikat tregojnë që Japonezët konsumojnë shumë kripë si pasoj dhe kanë probleme te shumta me hipertensionin.
Sa sasi kripe duhet kosnumuar?
Shoqata Amerikane e Kardiologëve rekomandon që të rriturit e shendoshë mund të konsumojnë deri 2400 miligram kripë në ditë . Ndërsa kërkesat e trupit për nevoja fiziologjike për Natrium është 500 mg në ditë.
Fatkeqësisht neve konsumojmë 2 deri 5 herë më shumë se sa që është e nevojshme.
Ky shtim i kripës është vërejtur përshkak të konsumit të ‘kripës se fshehtë’ e cila ndodhet nëpër ushqimet komerciale që ne i hajmë, si chipsi, fast food etj.
Andaj si konkluzion themi se agjërimi të shton me plot të drejtë dhe në formë indirekte mundëson kujdesin e duhur ndaj kripës.
Agjëro për një jetë me konsum normal të kripës, që ti evitosh shumë sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut të ardhura nga konsumi i tepërt i kripës.
Dr. Nazmi Z. Mehmeti – profesor në shmt Presheva – profili mjekësi
Edona Rexhepi – nxënëse e klasës 3/8 në Shmt Presheva – profili mjekësi
Elma Zejnullahu – nxënëse e klasës 3/8 në Shmt Presheva – profili mjekësi