60 dështime e skandale në 6 vjet qeverisje, pastaj i akuzojnë mjekrrat që të terhekin vëmendjen

0
197

ImageProxy

Këtë të enjte, kryeministri ka mbushur plot gjashtë vjet, prej kur është vënë në krye të ekzekutivit. Kishte dhënë premtime të mëdha para se ta merrte pushtetin.Prej shtrirjes së sovranitetit shtetëror në gjithë territorin deri të shndërrimit të Kosovës në “Luginë Silikoni”.

 Kishte premtuar katër autostrada, flakjen e reduktimeve të energjisë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe zbutjen e papunësisë, shëndetësi e arsim të nivelit evropian. Koha ia ka dëshmuar të kundërtën.

Në këtë 6 vjetor të qeverisjes, kryeministri nuk ka përmendur jetesën në mjerim të kosovarëve, as ikjen masive ilegale për në Evropë, as korrupsionin në rritje, as papunësinë, as moskontrollin në një pjesë të territorit, as amnistinë e krimit në veri.

Nuk ka përmendur as aferat. Nga më të mëdhatë është “Afera printo” e cila demaskoi logjikem qeverisëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here