Xhandarmëria serbe futet në territorin e Kosovës

0
253

serbetPjesëtarë të xhandarmërisë serbe kanë kaluar të enjten Portën numër 1 të kufirit Kosovë-Serbi dhe kanë hyrë qindra metra në brendi të territorit kosovar.

Dëshmitarë të rastit i kanë thënë gazetës “Koha Ditore” se ata kanë qëndruar për disa orë në territorin e Kosovës. Gjatë kohës sa ky njësit elitë i policisë serbe ka qëndruar në territorin e Kosovës, në fshatin Rudar, që gjendet afër Mitrovicës, një grup biznesmenësh serbë kanë bllokuar rrugën magjistrale dhe kanë kërcënuar se do të rrënojnë Portën 1, për shkak të marrëveshjes së dy kryeministrave që të paguhen taksa doganore edhe për mallrat që hyjnë nga portat kufitare që lidhin veriun e Kosovës me Serbinë.

Porta kufitare numër 1, deri para aranzhimit të fundit të pajtuar mes kryeministrave, ka qenë e vendosur në Jarinjë, por për shkak të marrëveshjes është zhvendosur afër portës serbe në fshatin Rudnicë. Megjithatë, sipas dëshmitarëve, të enjten, xhandarmëria pos që ka kaluar portën kosovare, ku kanë qenë të vendosur zyrtarë të institucioneve të Kosovës, ata kanë hyrë thellë në territorin kosovar me justifikimin se po marrin masa që të mbrojnë portën kufitare dhe zyrtarët që kanë qenë aty.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here