Ambasadori i Serbisë në NATO, Branislav Milinkovic, ka vdekur tragjikisht, ka njoftuar ministria e jashtme e Serbisë.
Mediat serbe raportojnë se ai ka bërë vetëvrasje në aeroportin kryesor ndërkombëtar në Bruksel, duke kërcyer nga parkingu, para syve të ndihmës ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, Zoran Vujic, që e udhëheq sektorin për politikën e sigurisë.
Raportohet se i ndjeri Milinkovic ishte diplomat i respektuar dhe jurist.