Vdes ‘Kasapi i Bejrutit’ kryekrimineli jehud Ariel Sharon

0
560

(u130u)sharon

Ariel Sharon, ish kryeministri izraelit i cili ishte në gjendje kome për tetë vjet, vdiq sot në moshën 85 vjeçare. Lajmi u konfirmua nga radioja e ushtrisë izraelite, duke cituar një të afërm të familjes së tij. Sharon kishte pësuar një sulm në tru në dhjetor të vitit 2005, dhe më pas kishte pasur një hemoragji të rëndë të trurit më 4 janar, 2006. Pasi kaloi disa muaj në spitalin e Jerusalemit ku ai ishte trajtuar fillimisht, Sharon është transferuar në institucionin e kujdesit afatgjatë në Spitalin Tel Hashomer.

Sharon do të mbahet mend si lideri izraelit i cili inicoi vrasjet e mijëra refugjatëve palestinez gjatë luftës së vitit 1982 në Liban. Aso kohe Sharon ishte ministër i Mbrojtjes. Mbi 3,500 civilë palestinezë që u masakruan në kampet e refugjatëve Sabra dhe Shatila. Në këtë masakër rol të madh kanë luajtur forcat izraelite të udhëhequra nga Sharon, të cilat kanë rrethuar kampet, duke bllokuar daljet e tij. Kjo masakër bëri që Sharon të njihej ndryshe me nofkën “Kasapi i Bejrutit”