Home Të tjera Zgjodhem per ju Ushqimet që mund t’i zëvendësojnë lehtë vezët

Ushqimet që mund t’i zëvendësojnë lehtë vezët

Nëse për ndonjë arsye nuk mundeni ose nuk dëshironi të hani vezë, mos u brengosni, sepse ka zëvendësime adekuate.

Një nga zëvendësuesit e vezëve është tofu, të cilin mund ta thërrmoni dhe t’i shtoni piper dhe origano, transmeton Koha.net. Zëvendësimi juaj i shëndetshëm i vezëve është i gatshëm për ta ngrënë.

Kungulli është gjithashtu një zëvendësues i shkëlqyeshëm për vezët”>vezët, ndërsa përgatitet si tofu. Kungulli i lidh përbërësit dhe i jep lagështi të mjaftueshme çdo ushqimi. Mund ta përdorni një të tretën e një filxhani çaji të puresë së gatuar të kungullit për t’i zëvendësuar vezët”>vezët në ushqimet tuaja.

Patatja është mbreti i perimeve dhe një zëvendësues i shkëlqyeshëm për vezët”>vezët. Në çdo ushqim mund t’i zëvendësoni vezët”>vezët me purenë e patateve. Një çerek i filxhanit me pure të patates është i barabartë me një vezë.

Kur bëni ëmbëlsira, vezët”>vezët mund t’i zëvendësoni me vaj ulliri, apo një të katërtën e një filxhani me vaj ulliri ekstra të virgjër. Kjo do t’i përmbushë kërkesat e mysafirëve të cilët janë vegjetarianë.

Një lugë e madhe me fara të lirit është e barabartë me një vezë dhe mund të përdoret për të gjitha ushqimet e pjekura. Farat e lirit e ofrojnë të njëjtën vlerë ushqyese, ndërsa ushqimi e fiton një teksturë paksa më krokante.

Në vend të vezës mund të përdoret edhe mielli i misrit, i cili është një agjent i shkëlqyeshëm lidhës, përcjell Koha.net. Katër lugë të mëdha të miellit të misrit të përziera me katër lugë me ujë i zëvendësojnë me sukses dy vezë.

Banania e shtypur mund të lidhet dhe të sigurojë lagështi në çdo ushqim. Ekspertët rekomandojnë që ta përdorni një të katërtën e filxhanit të bananes së shtypur, e cila e zëvendëson një vezë. /albeu.com/

Previous articleNËSE NUK MË SHIHNI NË XHENET, PYETNI PËR MUA!
Next article9 vjeqari u bë shkak që një i rritur ta lë duhanin