Si u bë Nikolla i Shenjtë (Sveti Nikolla) një ‘Babadimër’ ?

Si u bë Nikolla i Shenjtë (Sveti Nikolla) një ‘Babadimër’ ?

1

Karakteri i gjyshit të buzëqeshur, me kostume të kuqe, në fund të çdo viti futet në shtëpitë tona në mënyra të ndryshme. Megjithatë, shumë pak dihet se si u krijua Babadimri, e aq më pak se kush ishte pararendësi i tij.

Të dhënat e para për Nikollën e Shenjtë, një peshkop dhe humanist nga Azia e Vogël, datojnë nga shekulli i katër i erës sonë. I njohur për humanitetin dhe bujarinë e tij, Nikolla i Shenjt, ishte klerik për të cilin dalin shumë legjenda dhe rrëfime, shkruan “Dayli Mail”.

Ai ishte i dhënë tepër pas fëmijëve, ndërsa thuhet se ka ndihmuar tre vajza për t’i mbrojtur nga prostitucioni. Legjenda thotë se tre netë rresht ka kaluar pranë shtëpive të tyre dhe nga dritarja u hidhte çanta me para, që në këtë mënyrë mos jepen pas prostitucionit për shkak të varfërisë.

Vari i tij sot gjendet në Bari të Italisë dhe e vizitojnë mijëra njerëz nga e tërë bota. Në një fotografi shihet një ikonë ruse nga viti 1924 ku Nikolla tregohet si shenjtorë. Për dallim nga bota perëndimore, e cila në një pjesë të madhe e ka pranuar Babadimrin, të ndërtuar pikërisht nga tregimi për Nikollën, pjesa lindore e Evropës, kryesisht ajo popullatë që i takon ortodoksizmit, e nderon si një nga shenjtorët më të mëdhenj.

Në kishën ortodokse serbe Sveti Nikola festohet me 19 dhjetorë dhe ai konsiderohet si mbrojtës i detarëve, fëmijëve dhe studentët.
Nëse shkojmë disa shekuj më pas tek Britania e vitit 1686, këtë njeri fisnik do ta gjeni në karakterin e “Babait të Pashkëve” (Fadher Christmas),  i cili gjatë shekullit të shtatëmbëdhjetë u bë pjesë e folklorit britanik që lidhet me traditën e dhuratave festive.

Rrënjët e termit anglosanksosn, me të cilin shënohet “Baba Dimri” (Santa Claus), mund të gjendet edhe në traditën e emigrantëve holandez që u vendosën në pjesën veriore të Amerikës, duke e marrë me vete edhe “Sinterklassin”.

Madje, edhe Amsterdami i ri dhe Njujorku i sotëm, në vitin 1804, si mbrojtës të tyre zgjodhën mu Nikollën e Shenjtë. Pikërisht në këtë periudhë Nikolla i Shenjtë u “Transformua” në Babadimër”, ndërsa një nga “fajtorët” kryesor për këtë përmendet Aleksandër Anderson.

Pikërisht ai u lut ta vizatojë Nikollën e Shenjtë në natën e parë të festuar në nderë të atij shenjtori në Njujrok në vitin 1810.

Që atëherë mjekra e bardhë dhe haloja përreth kokës u bë një shenjë dallimi për shenjtorin. Mantelin e leshtë e morri në pjesën e dytë të shekullit njëzet kur karakteri i tij filloi të paraqitet në këngë të ndryshme, ndërsa ngjyrën e atëhershme të verdhë e ndërroi me ngjyrën e kuqe.

Në fillim të shekullit të njëzet, Babadimri u bë vizitori i përhershëm i “librave”, revistave dhe reklamave të shumta, kështu duke e përgatitur për pamjen që sot e njohim.

Rol vendimtarë në këtë ka luajtur kompania “Coca Cola”, e cila gjatë viteve të tridhjeta të shekullit të kaluar paramendoi reklamat festive të kompanisë, heroi kryesor i të cilave ishte plaku me mjekër të bardhë dhe mantel të kuq.

Më vonë Babadimri në reklama filloi të pijë coca cola, ndërsa me ndihmën e artistit Hadon Sendblom morri thasët me plot lojëra duke i vizituar fëmijët të cilët e pritnin të gëzuar.

Karakteri i tij me shpejtësi u pranua nga të gjithë sa që sot nuk ka fëmijë që nuk e njeh plakun mjekër-bardhë, i veshur me mantel të kuq. Të gjithë e njohin por pak e dijnë se ai ishte prift (pop), dhe padituria e muslimanëve ka bërë që shumë prej tyre ta festojnë festën e huaj.

babadimri

babadimri1

boz-bat

nikolla-i-shenjte1

nikolla-i-shenjte2

nikolla-i-shenjte3

coca-cola

/Islamipress/