Si sillej Muhamedi alejhi selam në shtëpinë e tij

0
276

 

Familja e Pejgamberit a.s. më shumë se çdo kush tjetër kanë patur rastin të jenë dëshmitarë të moralit dhe sjelljes së bukur së tij ndaj të tjerëve.

Kur Aishen r.a. e pyetën se çfarë bënte i Dërguari i Allahut në shtëpi, ai u përgjigj: “Merrej me punët e shtëpisë”, pra, ishte në shërbim të familjes së tij, ndërsa kur vinte koha e namazit shkonte në xhami.” (Buhariu).

Gjithashtu, ajo tha: “Ishte njeri modest, milte delet dhe vet shërbehej’’.

Njerëzve u thoshte: “Më i miri prej jush është ai që sillet mirë me bashkëshorten e tij, e unë jam më i miri prej jush pasi, sillem mirë me familjen time”.

Gjithashtu sahabët e tij i mësonte me metodat më të mira që kishin për qëllim forcimin e martesës dhe raportet e mira brenda familjes. Njërit prej sahabëve të tij i tha: Kur të ndash sadaka dhe ke për qëllim të fitosh kënaqësinë e Allahut, Allahu do të shpërblej, qoftë edhe për kafshatën që e vendos në gojën e gruas tënde.” (Buhariu).

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here