Rrëziku i shuajres Kombëtare

0
271

OpinionMacedonia Protest nga: Arian Xhezairi

Nuk do të duhej shumë mend që me lehtësi të kuptohet se nuk ekziston vetëm një kërcënim i izoluar për Kosovën, ngaqë po të ishte ashtu, do të mund të përqendronim të gjithë potencialin tonë për ta lokalizuar dhe neutralizuar atë pastaj. Në fakt, e vërteta e hidhur është që Kosova jonë po thuaj se është shndërruar në një pre të stërlodhur, mbi të cilën hidhet çdo grabitqarë, i afrohet dhe shkëput një copë prej saj.

Fatmirësisht, shumë nga problemet dhe rrëziqet që na kanosen janë mbi sipërfaqe dhe lehtë të dallueshme; gjithë çfarë na duhet është të kemi gatishmëri, intelekt dhe organizim të mirëfilltë si një trup i bashkuar në mënyrë që t’i luftojmë ato. Në anën tjetër, kërcënimi kryesorë që na është kanosur është ai i kamufluari, ai më i pavërejturi në përditshmërinë shoqërore. Fatkeqësisht ky është kërcënimi i jashtëm i cili karakterizohet me një përvojë të thellë e të dëshmuar dhe më keq se kaq, ka të rekrutuar njerëz të brendshëm nga brumi ynë.

Dora e ‘msheftë’ ka plane të provuara për deklasimin e një populli dhe metoda për të realizuar qëllimet e tyre për instalim të kontrollit.

  • Së pari synojnë dëmtimin e imazhit të një elementi kyç (siç bënë me akuzat ndaj UÇK-së) për të zbehur identitetin dhe ndjenjën kombëtare.
  • Tani bëjnë që të humbet besimi i popullit në elitën politike duke i përfshirë ata në afera korruptive dhe punë kundër interesit kombëtarë.
  • Së fundi provojnë të njollosin edhe shtresën më të besuar tek masa, atë të prijësve fetarë respektivisht hoxhallarëve në rastin tonë.

Kështu shuajnë të gjitha shpresat e një populli duke orientuar vëmendjen dhe duke mbjellë bindjen në ta kinse i vetmi faktorë shpëtimi është faktori i huaj ndërkombëtarë.

Një populli që lejon realizmin e planeve të këtilla, mund t’i mveshet identitet dhe t’i diktohet rruga që duhet ndjekur në pajtim me interesat e kontrolluesit më pastaj. Kësisoji ekziston rrëziku serioz se do të jenë vetëm librat e historisë ku do të mund të haset diçka mbi ekzistencën e tyre në një epokë të caktuar kohore.

Syçelësi, të lutem!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here