Rrëfimi special për shqiptarët e vrarë në Siri nga familjarët e tyre

0
278

foto (1)

Hetem Dema (1974) dhe Kjani Mjaku (1979) ishin vullnetarët shqiptarët nga Kaçaniku të cilët pak ditë më parë ishin vrarë në Siri.

Në muajin tetor-2013, kosovarët ishin nisur për në shtetin e Sirisë në luftën kundër Bashar Al Asadit.

Indeksonline ka shkuar në familjen e të ndjerit Hetem Dema, të cilët të pamën për të e kanë hapur në fshatin Bob, si dhe në familjen e të ndjerit Kjani Mjakut, në qytetin e Kaçanikut.

Të afërmit e të vrarëve, kanë treguar arsyet se pse ata kanë shkuar në shtetin e Sirisë.

Faruk Dema, tregoi disa detaje për vëllaun e tij të ndjerë, (Hetemin), për të cilin tha se ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, djalin Harifin si dhe vajzën, Ebrari.

Në rrëfimin për Indeksonline, ai ka shpeguar edhe për shkuarjen e Hetemit në Siri.

“Vëllau me pëlqimin e familjes u nis të shkojë për Siri, për në Xhihad, kundër Bashar al Asadit. Vëllau shkoi më 5 tetor, kurse lajmin e morëm që ka vdekur më 6 janar” u shpreh ai.

Gjithashtu, Faruku tregon se (Hetemi) ishte edhe pjesar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku u shpallë në komunën e Kaçanikut si ushtari i dalluar dhe më i disiplinuar.

“Ai ndërroi jetë, ra shehid dhe mburremi me të. Ishim krenar për të, kishim një vëlla shumë të sinqertë dhe shumë të qetë, ishe një njeri shumë besnik.

Allahu deshti që ai dha jetën në Siri, dhe ne duhet me u mburrë me këtë vëlla që kishim dhe tani më nuk është, dhe Allahu shpresojmë ta shpërblejë me Xhehnet.

Në komunën e Kaçanikut njihej edhe si futbolliti i KF.Lepencit, me nofkën “Haxhia”, shprehet Faruku.

Kurse i ndjeri, Kjani (Emin) Mjaku, ishte fëmija më i madh në familjen e tij.

Vëllau i tij, Kenani, ka treguar se ai ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë.

“Kemi pasur kontake me të me anë të internetit, ndërsa lajmin që ka ndërruar jetë e kemi marrë vesh nga disa miq të tij”, ka theksuar Kenani.

Vlen të thuhet se numër i madh, jo vetëm nga Kaçaniku por nga shumë qytete tjera shqiptare, kanë vizituar këto dy familje gjatë ditës së sotme.

1238102_799766890037188_842548077_n

1176168_10151800909191930_1185985252_n

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here