Ndalohet predikimi i fesë nga dijetarët e vertetë në Egjipt si të Imam Ebu Is’hak el-Huvejnit dhe të tjerëve

0
247

                                                                                                                                    (u130u)20131216_EgyptBansSalafiScholars

Edhe një sulm i rradhës nga ushtria faraonase ne Egjipt kundër fesë Islame. Deshirojnë ta ndalojnë thirrjen e vërtetë Islame, me të cilën ka ardhë Pejgamberi alejhisselam

Ministria e Wakfit ka njoftuar se  ndalohet predikimi i dijetarëve të shquar Selefist në xhami, përveç nëse ata marrin leje paraprake.

Ndalimi përfshin Shejkh Ebu Is’hak el-Huvejnii, Shejkh Muhamed Hassan dhe Shejkh Muahmed Hussein Jakub. Të tre këta janë anëtarë të Këshillit Selefist të dijetarëve dhe udhëheqës të lëvizjes Selefiste në Egjipt.

Sipas qendrës së informacionit pranë kësaj ministrie, të tre këta dijetarë duhet të kenë leje paraprake nëse dëshirojnë të mbajnë fjalim në ndonjërën nga xhamitë në Egjipt. Mediat njoftojnë se kjo është hera e parë që një masë e tillë është marrë që nga koha kur u rrëzua ish-prsidenti Hosni Mubarak.

Si rezultat i ndalimit, burimet thonë se  predikimi nga Shejh Al-Howaini, që ishte planifikuar fillimisht të mbahej javën e kaluar në xhaminë e Al-Hosari, u anulua edhe pse lajmërimi në publik ishte shpallur javë më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here