Regjimi i Thaçit mbyllë derën e fukarenjëve

0
555

images (1)

Ne vazhdën e arrestimeve të imamëve dhe politikanëve opozitar të partisë LISBA, anëtarit të kryesisë Fuad Ramiqi, regjimi i Thaçit ka mbyllë me dhjetëra OJQ.
Në mesin e OJQ-ve të mbyllura janë edhe organizatat bamirëse humanitare që kanë ndihmuar të varfërit.

Duke u nisur nga kriza ekonomike që po mbretëron në Kosovë kohën e fundit, ku papunësia është me shifra marramendëse, policia e Kosovës me urdhër të ministrisë së mbrendshme ka mbyllur organizatat që ndihmonin me ushqim dhe veshmbathje të varfërit në Kosovë.

Nga organizatat e mbyllura që përmenden me emra janë AKEA, PEMA E BAMIRËSISË, IKSB-ja dhe disa të tjera.
Faktikisht, AKEA me aktivitetin e saj është bazuar më shumë në arsimim dhe ndihmë familjeve të varfëra, ku mbi 100 familjeve u është dhënë ushqim dhe veshmbathje.

Ndërsa organizata tjetër, Pema e Bamirësisë ka ndihmuar mbi 200 familje me veshmbathje dhe ushqim.
Në kohën e fundit, qeveria e Thaçit ka arrestuar dhe persekutuar politikisht shumë musliman, dhe ka mbyllur me dhjetëra OJQ.