KOMUNIKATË ME RASTIN E ÇLIRIMIT TË KOSOVËS

0
246

1016070_613844765306197_1337631142_nKOMUNIKATË ME RASTIN E ÇLIRIMIT TË KOSOVËS

Forumi i të Rinjve Muslimanë i uron popullit të Kosovës festën e 28 qershorit, ditën e çlirimit të atdheut tonë nga Serbia në vitin 1389. Çlirimi i Kosovës nga aleanca shqiptaro-turke e udhëhequrnga sulltan Murati I, dhe rënia shehid e sulltanit nga serbi Millosh Kopili është një ditë e shënuar në historinë e popullit të Kosovës. Ajo është një ditë feste por edhe dhimbje. Festa është çlirimi dhe hapja e Kosovës ndaj Islamit dhe shqiptarisë, dhimbja është pabesia e Milloshit të Serbisë.

Ashtu si në vitin 1999 kur u çliruam nga trupat e NATO-s edhe në vitin 1389 populli i Kosovës ishte pjesë e aleancës së madhe botërore të udhëhequr nga Turqia nëpërmjet të cilës ajo e çliroi vendin tonë nga zgjedha serbe e Car Llazarit, Millosh Kopilit, Ivan Kastriotit, Çernojeviqëve etj.

Forumi i të Rinjve Muslimanë të Kosovës i apelon popullit kosovar që sot 624 vite pas fitores së Kosovës dhe shehidllëkut të sulltan Muratit, në datë 28 qershor ti luten Allahut që ta bekojë Kosovën me shqiptarë dhe Islam ashtu siç e bekoi për 500 vitet e Perandorisë Osmane. Lutje duhen bërë edhe për Turqinë dhe të kërkojmë që ajo të rrisi prezencën dhe investimet në vendin tonë dhe ta kthejë Kosovën në një qendër të begatë të Komonuelthit Osman të popujve muslimanë që shtrihen nga Deti i Zi e deri në Bosnje dhe Herzegovinë.

Nëpërmjet kësaj komunikate, FRM i apelon muslimanëve të Kosovës që kur serbët të mblidhen në Gazimestan më 28 qershor për të përkujtuar Car Llazarin që luftoi për Krishtërimit, me tekbiret e tyre ti tregojnë serbëve që bijtë e sulltan Muratit janë ende gjallë në Kosovë për të mbrojtur Islamin, dhe se Car Llazari dhe kopilat e tij nuk kanë më vend në Kosovë.

FRM ia uron festën e çlirimit të Kosovës edhe të gjithë atyre njerëzish që i urrejnë osmanët dhe muslimanët shqiptarë: që nga Car Llazari, Sllobodan Millosheviqi, Anton Kqira, Alma Lama, Arbana Xharra, Fahri Xharra, Burim Ramadani, Enver Robelli, Veton Surroi, Vlora Qitaku etj. Islamofobëve serbofilë u themi gëzuar festën e çlirimit të Kosovës nga Serbia e Car Llazarit, nga ne pasardhësit e sulltan Muratit!

Kryesia e FRM-së

27/06/2013

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here