Home Këshilla mjeksore Ramazani dhe sistemi kardiovaskular

Ramazani dhe sistemi kardiovaskular

Tre efektet madhore janë:

  • Efekti anti-lipidemik
  • Efekti anti-artitmik
  • Efekti anti-hipertensiv

Sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për mbi 40 {ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} të vdekjeve.  Kjo duhet të jetë alarm për ty! Ne shokohemi kur degjojmë se kanë vdekur në një aksident me aeroplan 200 veta, por harrojmë që me mijëra veta vdesin nga sëmundjet e zemrës për çdo ditë.

Sëmundjet nga zemra dhe enët e gjakut, nuk janë vetëm epdidemi në bote por vrasësi numër një.

Sëmundjet e zemrës nuk krijohen menjëherë. Këto marrin një kohë të gjate që të ngurtësojnë dhe mbyllin arteriet. Sëmundjet e zemrës kanë shumë shkaqe si: duhani, alkooli, dietat jo të shëndetshme,  mungesa e ushtrimeve, kripa, obeziteti, etj. Sëmundjet e zemrës janë vrasësit e heshtur.  Substanca kryesore që është përgjegjëse për mbylljen e arterieve është kolesteroli.

Mos të harrojmë që ne jemi të vjetër aq sa janë të vjetra arteriet tona. Bllokimi i arterieve fillon qysh në kohë të hershme dhe ngadalë ngushtohen dhe hovin kryesor e arrijnë në moshën 50 -60 vjeçe ku shfaqen shumica e sëmundjeve të zemrës. Le të kuptojmë fillimisht që agjërimi nuk është kurim për të gjitha sëmundjet e zemrës. Agjërimi është pastrues i brendshëm. Kjo është ekzaktesisht se si ne duam të ndihmojmë arteriet tona – ti mbajmë të pastërta dhe të lira nga kolesteroli.shutterstock_61733662.focus-none.height-400_LzNORYh

Në mjekësi proçesi i cili ngushton enët e gjakut që për bazë ka grumbullimin e yndyrnave në shtresat e saj quhet aterosklerozë. Është një fakt shumë madhështor se ateroskleroza fillon në moshë të re, pikërisht atëherë kur neve obligohemi të agjërojmë pas pubertetit. Kjo është një perputhje jashtëzakonisht domethënëse sepse bëhet parandalimi qysh në fëmijëri dhe poashtu vonohen dhe zvoglohen pasojat e aterosklerozës në mosha të shtyera

  1. Agjërimi zvoglon yndyrnat e këqija (LDL) 7 deri 11{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058}, poashtu e rritë yndyrën e mirë (HDL) deri 14{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058}.
  2. Agjërimi është ilaç natyral në zvoglimin e shtypjes së lehtë dhe mesatare të  lartë të gjakut.  Arsyeja është te efekti natriuretik përkatësishtë në daljen e natriumit nga veshkat. Ndërsa natriumi e rritë shtypjen nëse gjendet në trup.
  3. Agjërimi është ilaç efikas për të rregulluar përkatesisht për të zvogluar të rrahurat e zemrës.

Organi më vital  pra zemra rrahë çdo minut 1o herë më pak kur agjërojmë, pra nëse normal rrahë 75 herë në minut atëherë gjatë Ramazanit rrahë 65 herë në minut.   Baraz me kursim pune të zemrës për 10 vite.

Dr. Nazmi Z. Mehmeti – profesor në shmt Presheva – profili mjekësi
Edona Rexhepi – nxënëse e klasës 3/8 në Shmt Presheva – profili mjekësi
Elma Zejnullahu – nxënëse e klasës 3/8 në Shmt Presheva – profili mjekësi

 

Previous articleAgjërimi të largon nga shprehitë e këqija?
Next articleRamazani dhe sheqeri në gjak