Porosia e prindit për birin e posamartuar

0
518

O biri im, dije se lumturia e shtëpisë tënde do të varet nga dhjetë cilësi që duhet t’ia japish gruas tënde. Prandaj mësoi nga unë dhe përkujdesu për to:
porosia
E para dhe e dyta: Biri im dije se gratë dojnë që t’ua shprehish dashurinë që e ndjen ndaj tyre dhe mos u bën koprrac ndaj gruas tënde, po shprehja dashurinë që e ndjen ndaj saj. Nëse nuk ia shpreh ndjenjat e tua, dije se mes teje dhe saj do të vendossh pengesë apo perde e cila do të ndikon që të ftohen raportet dhe të zvogëlohet dashuria mes jush.

E treta: Gratë e urrejnë burrin e ashpër e të egër dhe e keqpërdorin të butin e të dobëtin, për këtë arsye çdo cilësie përshtatja vendin e saj të duhur. Kjo sjell dashuri dhe mbjell rehati shpirtërore.

E katërta: Gratë e dojnë nga burrat e tyre atë që e dojnë burrat nga gratë e tyre, sa i përket fjalëve të mira, pamjes së bukur dhe pastërtisë së rrobave dhe parfumit të mirë. Ti vepro në të gjitha rastet ashtu. Nëse dëshiron t’i afrohesh gruas tënde dhe djersët të rrjedhin nëpër trup dhe rrobave tua u vjen era e keqe, largohu nga ajo. Nëse i afrohesh në këtë gjendje dije se zemra e saj do të tërhiqet dhe refuzon edhe nëse ajo të nënshtrohet. Në këtë rast do të nënshtrohet trupi i saj dhe do të ik nga ti zemra e saj.

E pesta: Shtëpia është mbretëria e gruas dhe ajo në të ndjehet se ka hipur mbi fronin e saj dhe se është zonjusha e saj. Mjer për ty nëse ti e shkatërron atë mbretëri ku ajo jeton. Mjer për ty nëse tenton ta largosh nga froni i saj. Nëse ti e vepron këtë gjë dije se je futur në konflikt me të dhe dije se nuk ka armiqësi më të rreptë për një mbretëri se sa kur ndokush tenton t’ia merr fronin edhe nëse atij i duket ndryshe.

E gjashta: Gruaja donë ta përfiton burrin e saj dhe mos ta humb familjen e saj. Mjer për ty nëse e vendos veten me familjen e saj në një vagë, ose ti ose familja e saj.

E shtata: Gruaja është krijuar nga briri i lakuar. Kjo është fshehtësia e bukurisë së saj dhe fshehtësia se pse ajo është tërheqëse. Kjo nuk është mangësi në të. Ajo nëse gabon tento t’ia mbulosh atë të metë dhe t’ia falish atë gabim dhe je i durueshëm me të. Nëse tenton ta drejtosh bririn e lakuar do të thyhet, kurse thyerja e tij është divorci. Kjo nuk do të thotë se nëse ajo gabon të lihet ashtu, po që se e lejon të vazhdon ashtu atëherë ajo më shumë do të rebelohet kundër teje dhe nuk do të respekton dhe nuk do të sillet butë me ty. Prandaj gjithmonë je në mes.

E teta: Gratë nga natyrshmëria e tyre janë mohuese të begative dhe të mirave që ua bëjnë burrat atyre. Nëse tanë jetën sillesh me to mirë e pastaj vetëm se njëherë e dëmton do të thotë: Nga ti nuk kam parë asnjë të mirë. Mos e lejo veten të biesh kurban i kësaj sjelljeje apo morali e ta urresh atë dhe të ikësh nga ajo. Ti nëse e urren këtë cilësi apo moral të keq të saj padyshim se te ajo të pëlqejnë cilësi tjera të mira që ajo i ka dhe i posedon.

E nënta: Dije se gruaja kalon nëpër disa periudha të dobësisë trupore dhe të lodhjes shpirtërore, derisa Allahu në këtë periudhë nuk e ka ngarkuar me disa detyrime fetare. Nga ajo nuk kërkohet namazi assesi gjatë periudhës së menstruacioneve dhe lehonisë dhe poashtu agjërimi edhe pse agjërimi pasi që ta kalon këtë periudhë kërkohet të zëvendësohet. Në këtë periudhë qëndro pran saj dhe bëhu i sjellshëm me të. Ashtu siç Allahu ia lehtësoi disa detyrime edhe ti bëhu i sjellshëm dhe mos kërko nga ajo shumë, zvogëloi kërkesat dhe urdhrat e tua.

E dhjeta: Dije se gruaja te ti është amanet, për këtë arsye mëshiroje dhe falja të metat dhe gabimet dhe ajo do të bëhet kënaqësia jote në dynja dhe ahiret.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU